Ish ministri i LSI: Ftesa e Ramës e papranueshme, reformë zgjedhore pa parlament pluralist s’ka (opsioni i opozitës parashikon zgjedhjet e 2025...?!)

5 Prill 2019, 19:05Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e cilëson të papranueshme ftesën e kryeministrit Edi Rama për opozitën për reformën zgjedhore për sa kohë sipas tij është një parlament monist.

Në një status në “Facebook” Manjani shkruan se sistemi zgjedhor duhet ndryshuar por së pari vendi ka nevojë për një parlament pluralist.

Nëse merret për bazë opsioni i ish ministri të Drejtësisë së LSI, atëherë i bie që të bëhen zgjedhjet parlamentare me kodin e vjetër zgjedhor dhe të bëhet pluralist sërish Kuvendit, pastaj të bëhet reforma e re zgjedhore?!

Postimi i Manjanit:

Reformë zgjedhore pa Parlament pluralist nuk mund të ketë!

Ligjërimi i Ramës që fton opozitën “të bëjë reformë zgjedhore”, dhe pastaj Ai ta miratojë me parlamentin monist, është thellësisht e PAPRANUESHME!

Të paktën për mua është e tillë, nuk e di për Opozitën.

I përkas mendimit se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, ku sistemi zgjedhor është i pari që duhet ndryshuar.

Jo më Kodi, por i gjithë sistemi zgjedhor duhet ndryshuar.

Por në radhë të parë, vendit i duhet një parlament pluralist. Kjo është detyra numër një e politikës. Të tjerat vijnë pastaj.

Sa për të ndërtuar një Parlament pluralist ky Kod Zgjedhor është i mjaftueshëm. Prekja në mënyrë të njëanshme e tij do shënonte fillimin e një përplasje të rrezikshme!

Ndaj ka vetëm një shërbim ndaj shtetit, publikut dhe demokracisë në vend:

Kryeministri të caktojë datën se kur i do zgjedhjet politike parlamentare. Kaq! Të tjerat janë kot!

4 komente në “Ish ministri i LSI: Ftesa e Ramës e papranueshme, reformë zgjedhore pa parlament pluralist s’ka (opsioni i opozitës parashikon zgjedhjet e 2025…?!)”

  1. kastriot says:

    Se pari duhet zevendesuar PD dhe LSI dhe njerezit si ty

  2. Mbaje me shkumme o dibrani i MONES se LIKE FLORIRIT, qe pervecse nje llapaqen mediatik asgje tjeter nuk je e nuk vlen. Mbaje me shkume se Parlamenti i tanishem eshte 100% Pluralist se i kaloi 100-Deputetet ne te dhe mbi 20 jane nga radhet tuaja si Opozite, nga Listat tuaja e jo te Mazhorances. Keshtu me sharje e shpifje ne Media (qe fatkeqsisht jane 99% tuajat, se qe ketu kuptohet se ku i moren parate e i marin akoma keto Media, qe i kendojne vetem Opozites, Saliut, Likes, Mones, Lulushit dhe Juve bythelepiresve te tjere, por dhe Mafias qe si brenda e jasht ka perqindjen me te madhe ne radhet tuaja), nuk keni sy per qabe per te marre ndonje here Pushtet as me vote e as me rruge, dhune, vrasje…

  3. Mbaje me shkumme o dibrani i MONES se LIKE FLORIRIT, qe pervecse nje llapaqen mediatik asgje tjeter nuk je e nuk vlen. Mbaje me shkume se Parlamenti i tanishem eshte 100% Pluralist se i kaloi 100-Deputetet ne te dhe mbi 20 jane nga radhet tuaja si Opozite, nga Listat tuaja e jo te Mazhorances. Keshtu me sharje e shpifje ne Media (qe fatkeqsisht jane 99% tuajat, se qe ketu kuptohet se ku i moren parate e i marin akoma keto Media, qe i kendojne vetem Opozites, Saliut, Likes, Mones, Lulushit dhe Juve bythelepiresve te tjere, por dhe Mafias qe si brenda e jasht ka perqindjen me te madhe ne radhet tuaja), nuk keni sy per qabe per te marre ndonje here Pushtet as me vote e as me rruge, dhune, vrasje…

  4. Star says:

    Po sikur kishit kerkesen e pare largimin e Rames. Jeni bere si disa femra nje here e nje kohe qe per tu martuar me nje burre kishin vene nje liste me kerkesa se cfare duhej te plotesonin. Dhe ne fund ato mbeten pa u martuar se askush nuk jua vari. Keshtu qe edhe ju do shkoni per lesh sic ka thane nje kryeparlamentare dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje