Genoveva Ruiz Calavera, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e opozitës. Zyrtarisht delegacioni i BE në Tiranë publikoi foto nga takimi duke thënë se ka ardhur koha për dialog, por pa dhënë detaje se çfarë është diskutuar.
Ish-deputetët e opozitës nuk janë treguar të kujdesshëm, sepse pas takimit kanë harruar mbi tavolinë një dokument të mbushur me pakënaqësi sesi po ecën Reforma në Drejtësi. Në takim kanë qenë ish-deputetët Silva Caka, Klajda Gjosha, Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi.
Letra është publikuar nga “Top Channel” ku që në fillim ish-deputetët e opozitës i ankohen zonjës Calavera për mënyrën sesi u zgjodh Arta Marku prokurore e Përgjithshme e përkohshme.
Ankesat kanë vijuar me çështjen e transferimit të prokurorëve që hetuan ish-ministrin Tahiri.
Po ashtu, ish-deputetët e opozitës kanë folur në këtë takim edhe për Donika Prelën, që sipas tyre është kontestuar gjatë vettingut. Për Donika Prelën, ata kanë thënë se dyshohet se i është hequr viza amerikane, fakt që nuk e ka reflektuar në formularin e vettingut.
Një tjetër shqetësim drejtuar Calaverës në letrën e publikuar nga “Top Channel”, është gara për kryeinspektor të ILD-së, ku sipas tyre kandidatët Metani, Kokona dhe Gjonçaj kanë lidhje direkt me PS-në.
Nuk ka munguar në këtë takim edhe shpalosja nga ish-deputetët e PD-së të biografive të anëtarëve të KLP-së.
Shpalosja biografive…. mentalitet komunist.
FATKEQESI.KJO ASHT OPOZITA JONE.PRANDAJ NUK KA PERKRAHJE E ASHT ABANDONU GJITHANDEJ NGA CDO PARTI APO SHTET NE EUROPE APO AMERIKE
E shikoni si eshte katandisur opozita?? Me kater copa mishi qe do harrojne dhe breket ndonje dite ne tavoline.
Nuk është problem, se s’kanë brekë.
Dhe cila nga ato gjera qe shkruhen nuk eshte e vertete?!
te gjitha
Pa e zgjatur: Të gjitha!