Partia Demokratike vazhdon të akuzojë qeverinë “Rama” si të lidhur me krimin.
Ka qenë nënkryetari i PD-së Edmond Spaho i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kupola qeveritare është përfshirë në aferë mafioze.
Gjithashtu ai i ka dalë në mbrojtje edhe çështjes “Babale” e cila trazoi opinionin publik vitin e shkuar.
“Gjatë gjithë kësaj jave qytetarët shqiptarë dhe opinioni ndërkombëtar kanë parë dhe dëgjuar përgjimet zyrtare nga Prokuroria, që provojnë skandalin mafioz të fabrikimit shtetëror të një dëshmitari të rremë kundër opozitës dhe medias në çështjen “Xhafaj”.
Qytetarët kanë dëgjuar sesi drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë paguar para në dorë aktorit të qeverisë, Fredi Alizoti, i dënuar më parë për trafik droge, në mënyrë që të gënjente se ishte ai dhe jo Agron Xhafaj që koordinonte trafikun e drogës nga Vlora.
Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë se ky skenar kriminal është vënë në zbatim nga një bashkëpunim mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kupolës politike të Rilindjes dhe qeverisë, me përfshirje direkte të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror”, u shpreh Spaho.
Spaho theksoi se Prokuroria nuk ka vepruar për rastet e fundit mafioze, por është bërë palë me Ramën.
“Prokuroria shqiptare jo vetëm është bërë pjesë e skemës së manipulimit, por vazhdon të heshtë edhe pas zbulimit të fakteve zyrtare që provojnë këtë skemë. Më së paku, Prokuroria duhet t’i kishte vënë prangat për dëshmi të rreme, Drejtorit të sapoemëruar të Fierit, Andon Marko, i cili ka deklaruar se e ka takuar vetëm një herë aktorin e qeverisë, në një kohë kur përgjimet faktojnë të kundërtën.” deklaroi Spaho.
Duke qene si vend me natyre dhe terren qe i pershtatet mbjedhja e bimeve narkotike PSE? te mos behet Ligj mbjellja e nje sasie te konsidershme e keture bimeve duke u kontrolluar nga Shteti? psh viti 2019 anni 1000 ha 20 Qytete nga 50 ha dmth te behet kulture puna e mbjelljes me rregulla te shkruara duke u ndjekur nga afer direkt nga Shteti.
●●
Nje nga vendet qe kultivon eshte dhe Amerika ,por jo te gjithe Shtetet B.Amerikes psh nje Shtet eshte
Kalifornia ku sic thashe me siper kontrollohet nga Shteti duke i dhen tot hektare. Nje nga plantacionet per kultivuar kete-a bime eshte dhe i madhi Majk Tajson Pronare.
QYTETAR Shqiptar nuk kuptoj se cfar eshte PD a eshte ministry e mbrendshme,prokurori apo SHIK.Prokurotia po ben hetimet,po prokuroria ja dha Salianjit te gjitha incizimet eprap saliani eshte I pandehur.Mendon ti qe kaq budallej jane hetuesat sa ti japin Salianjit cdo gje qe I komprometon policin apo prokurorin? Salianji vetem burgu e pret jo me pak se 3-5vjet
Per cfar mafie flet ky plera, per ata te Gerdecit, per rrugen e kombit, per 21 janatin, per biznesmen te zhdukur apo per Sali kriminelin qe u be NON GRATA….