Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të shkurtër me banorë të Torovicës me rastin e nisjes së punimeve për rikonstruksionin e rrugës.
Një buqetë me lule e destinuar për kryeministrin, shefi i qeverisë ka preferuar t’ia japë një banori e motivi sipas shpjegimit të vetë atij, ishte se lulet bardhë e kuq ishin me ngjyrat e LSI-së.
Kështu kreu i qeverisë i ka nxjerrë edhe informacionin se për kë kishte votuar banori në fjalë.
Dialogu
Rama: Po këto lulet? Jepja atij jepja. Hajde merri.
Banori: Faleminderit, mirë se erdhe!
Banori: Dhurata më e mirë kjo ishte për mua.
Rama: E di pse ta dhashë ty se është bardh e kuq, ti ke votuar për LSI-në.
Banori: Për LSI-në nuk kam votuar asnjëherë në mënyrë absolute. Për PD kam votuar, për LSI-në jo.
Rama: Ke votuar për PD-në ë, epo lule blu nuk kam unë.
Banori: Boll bukur këto.
Kreu i qeverisë, Edi Rama kërkoi sot nga banorët në Fushë Torovicë në Lezhë, të votojnë Pjerin Ndreun për kryetar të bashkisë.
Po ky idioti s’ka pune dhe vjen verdalle?!!! Kunder kujt ben fushate?!!!