BE-ja në gjendje alarmi mbi dezinfomimin para zgjedhjeve europiane

7 Prill 2019, 13:45Bota TEMA

A do të trazojnë “fake news” fushatën elektorale europiane sikurse ndodhi me referendumin e Brexit apo zgjedhjen e Donald Trump? Ky është shqetësimi i madh i autoriteteve europiane, të bindur që Moska qëndron pas këtij problemi.

Disa javë nga votimi, BE-ja kërkon të koordinojë iniciativat e shteteve anëtare, duke rritur presionin mbi rrjetet sociale si “Facebook” dhe “Twitter”, që janë bërë platformat e privilegjuara të dezinformimit.

“Ka forca të jashtme anti-europiane, që përpiqen të influencojnë zgjedhjet demokratike të europianëve”, paralajmëroi kohët e fundit presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i shqetësuar për ndërhyrje të mundshme gjatë zgjedhjeve europiane të 23-26 majit.

Disa personalitete identifikojnë Moskën si shefin e orkestrës së përpjekjeve për manipulim të opinioneve nëpërmjet “fake news”.

“Ka prova që tregojnë se Rusia është burimi kryesor i këtyre fushatave”, theksoi një prej zëvendëspresidentëve të Komisionit Europian, Andrus Ansip.

Nga imigracioni tek korruptimi i elitave, duke kaluar nga komplotet e të gjitha llojeve, “fake news” mbështesin shpesh herë tematika që përputhen me lëvizjet e ashtuquajtura populiste apo të ekstremit të djathtë.

Ato shfrytëzojnë zhdërvejllësinë e internetit për të shpërndarë infomacione të bujshe si mungesa e besimit tek insitutcionet dhe mediet.

“Kjo është një plagë e padukshme që futet në jetën e qytetarëve tanë dhe influencën opinionet dhe vendimet tona”, shkruan komisionerja, Mariya Gabriel, e ngarkuar me ekonominë informatike, në një raport të publikuar në fund të marsit nga Fondacioni Robert Schuman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje