Kur Ilir Meta nis e promovon, ofertën e Edi Ramës!

7 Prill 2019, 13:47Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Pas shumë piruetash, shpërthimesh të pakontrolluara dhe qëndrimesh nga një ekstrem në tjetrin, më në fund një aktor i rëndësishëm politik jashtë mazhorancës qeverisëse, ka artikuluar një tezë që shkon në sinkron me qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë faktorëve ndërkombëtarë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Presidenti I Republikës Ilir Meta than ë Durrës se “besoj vetëm te dialogu dhe vetëm te zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.” Në këtë mënyrë, busulla e orientimit politik në pyllin ku ka humbur rrugën prej dy muajsh opozita jonë, ka nisur të tregojë “Nordin” e vërtetë.

Shenjë e sigurtë se pas kësaj, edhe lidershipi i “Opozitës së Bashkuar” do ia dale herët ose vonë, që ta gjejë arësyen për të kuptuar si edhe Meta, se vetëm dora e shtrirë e dialogut mund ti rikthejë “djemtë tanë plangprishës” në opozitë, brenda shtëpisë derëhapur të sistemit të një demokracie funksionale.

Pas deklaratës së 5 nëntorit 2018 nga Presidenca se “koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”;

Pas deklaratës së 20 shkurtit të këtij viti nga Gjermania se “është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri…”;

Dhe pas deklaratës së 20 marsit nga Pogradeci se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si President kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën”, ka ardhur kjo e sotmja nga Durrësi:

“Besoj vetëm te dialogu dhe vetëm te zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.”

Kështu qoftë.

Mirëseerdhët nga fantapolitika në realpolitikë, zoti President.

Fjala jotë në vesh të opozitës.

 

6 komente në “Kur Ilir Meta nis e promovon, ofertën e Edi Ramës!”

  1. kastriot says:

    Pse enderroni kot dhe futni kete vend ne rruge te pasigurta dhe te dyshimta,Kjo opozita thni ju cfare te doni nuk i sherben Shqiperise.Mos e lodhni kete vend.Jepini te rinjve ne kuvend me shume rendesi e besim dhe keshtu do te vije dhe ndryshimi i PS.Te tjerat jane te sheses sapunin per djathe.Nuk e shikoni kete oposite sa antikombetare eshte.Tur per ju.pse ju duket vetja se beni politike te madhe?

    1. bureto says:

      “Jepni të rinjve në kuvend më shumë rëndësi e besim…”. Një diskutim që bëhej shpesh në parlamentin e kohës kur sa ishte krijuar shteti shqiptar, pra në vitet 1920-1923. Në një nga këto diskutime, ndër të tjera, nga foltorja e parlamantit, njeriu ndër më të më iluminuarit aty , ndër të tjera tha: “Ne nuk jemi nevojë as për të rinj e as për të vjetër, por sot më shumë kemi nevojë për ‘të vjetër të rinj'”. E kishte fjalën se duhej pjekuria dhe urtësia si e atyre me eksperiencë politike dhe jetësore, pra të vjetërve që përkrahnin demokracinë, pra të rinj nga mendja, ashtu edhe e të rinjve që krahas mendimit përparimtar demokratik, që vetë mosha i përfaqëson, të mbartnin dhe pjekurinë dhe urtësinë e të vjetrëve. Kuptohet kombinimi i gjeneratave do sillte padyshim rezultatin e duhur. Nuk u arrit atëhere, por edhe në vazhdim gjatë gjithë historisë politike të shtetit shqiptar. Ne, në kuvendin tonë, në këtë tranzicion të gjatë e të lodhshëm, nuk i kemi patur dhe nuk i kemi këto kapacitete, ndaj për fat të keq, jemi në këtë gjëndje, sa presim në çdo rast të na i zgjidhin konfliktet që krijojmë vetë të huajt.

  2. faro says:

    Cfar fshihet pas një kompromisi, që erdhi pas protestave e mesazheve destructive e anrshiste? Cfar I falen nderk. Opozitës?

  3. IVONI says:

    .. ke te drejte kastriot por dua te shtoj se dhe pozita , ose “mazhoranca ” duhet te liroje vendin kultures shqiptare , njerezve te ndereshem ..!

    1. kastriot says:

      Shume teorike dhe i sherben vetem opozites,jo vetem te sotmes por dhe cdo levizjeje qe te jete,sepse me keshtu dua une nuk behet me asnje pune.Kultura shqiptare ta djegim pa shohim cvjen duhet te marre fund.Kultura duhet te jete vota.Kjo puna e lirimit eshte pak e dyshimte dhe pak e provuar.Te pakten opozita e sotme nuk e ka bere dhe ka djegur fletet e votimit.Ta kerkosh nga tjetri eshte hipokrizi.Pastaj kush do qeverise ne se ikin te dy palet.Precedentet jane te hidhur dhe te pa suksesshem sepse kete loje mund ta vazhdoje cdokush kur ka qef.Pd e ka deklaruar se nuk e ben kete,bile nuk eshte penduar per vrasjet.Mos presim degen ku qendrojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje