Ambasadori i BE, Soreca: Lufta kundër korrupsionit prioritet kyç, kërkohet vullnet politik për reputacionin e vendit

8 Prill 2019, 11:19Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca,  ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri ngelet prioritet kyç.

Ai shprehet se BE mbështet iniciativën e organeve përkatëse për të ndërhyrë në administratën publike duke theksuar se kërkonet vullnet politik.

Diplomati i lartë në vendin tonë nënvizon se korrupsioni ul reputacionin e Shqipërisë.

“Lufta kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për të  gjithë qytetarët e Shqipërisë, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. 

Kostoja ekonomike e korrupsionit është e madhe, por kostot e shoqërisë janë më të mëdha. 

Korrupsioni ka ndikim në funksionimin e administratës dhe në shërbimet që ofrohen. Por ka edhe një efekt shkatërrues për ekonominë e vendit. Kjo do të thotë më pak shkolla, më pak spitale më pak punë. 

Shfarosja e korrupsionit është një përpjekje komplekse. Kryesisht është sfidë për qytetarët dhe institucionet, por jo vetëm.

Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte.

Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve përgjegjëse dhe përkatëse ne vend. Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE. 

Ajo që duket qartë nga korrupsioni është që në fund të fundit ata që janë më të ekspozuar janë qytetarë e thjeshtë, që nga studentët apo biznesmenët. 

Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë për të ecur drejt BE”, nenvizon Soreca. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje