Bashën e kap nostalgjia në Kavajë: Kur të bëhem Kryeministër nuk do të kem kaq shumë pushtet

7 Prill 2019, 19:58Politika TEMA

Pas ndalesës në Rrogozhinë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ndal në takimet e kësaj të diele në Luz të Vogël të Kavajës.

Ai u zotua para mbështetësve demokratë se kurrë më një njeri i vetëm në karrigen e Kryeministrit, nuk do i ketë të gjitha pushtetet dhe se kjo gjë fillon duke ndryshuar parlamentin, duke ia rikthyer popullit.

“Kjo do të thotë që deputetët të jenë përfaqësues të mendjes dhe votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. Shefi i deputetëve të ardhshëm të PD, dhe i mazhorancës së ardhshme që jemi ne, nuk do të jetë kryetari i partisë, por do të jenë qytetarët interesi juaj, projektet tuaja, subvencionet për banorët e Kavajës, mbështetja për industrinë agropërpunuese, këto do të jenë kriteret e vlerësimit për deputetët e ardhshëm”, u shpreh Basha.

Duke iu drejtuar fermerëve, ai shtoi se zëri më i madh në buxhetin e Bashkimit Europian, është zëri për mbështetjen e bujqësisë.

Në këtë linjë shtoi se kurrë më një grosistësh të lidhur me qeverinë, nuk do ju jepet shansi që të sjellin produkte të vendeve të tjera përmes korrupsionit dhe kontrabandës.

Ai tha se vendimi i parë i qeverisë së Partisë Demokratike, do të jetë “produkti shqiptar i pari, produkti vendas i pari”.

Sipas tij, akti i fundit i heqjes së rimbursimit të TVSH-së për fermerët, është akti më kriminal, duke u rimbursuar vetëm 6%.

Ai tha se grumbulluesi i qumështit duhet ta shesë 14% më shtrenjtë që të konkurrojë me importin, ose ta subvencionojë vetë dhe të mos marrë fitimin.

Basha tha se kjo skemë u mendua për të falimentuar prodhimin shqiptar dhe të favorizohen produktet e vendeve të tjera.

“Në kanal nuk duhen hedhur produktet tuaja, por ky pushtet i korruptuar. Pastaj thotë do subvencionojë 10 lekë litri. Aq sa keni marrë subvencione këto vite aq do merrni. Koha për mashtrime ka marrë fund, koha e ndryshimit ka ardhur”, deklaroi Lulzim Basha.

Sipas tij, Edi Rama për këtë vendim meriton jo vetëm një shuplakë apo një grusht, por një shkelm përfundimtar për ta hedhur në kanal.

Ai ftoi banorët e Kavajës në protestën e 13 prillit në Tiranë, në orën 18.00. Basha tha se sytë e gjithë botës do të jenë në Tiranë, për të parë vendosmërinë e popullit për të marrë në dorë fatin e tij.

10 komente në “Bashën e kap nostalgjia në Kavajë: Kur të bëhem Kryeministër nuk do të kem kaq shumë pushtet”

  1. koci says:

    O Nastradin!!!

  2. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen . Me ndihmen e allahut te madherishem do bashkojme ballkanin. Lul Basha.

    1. nirvana says:

      perseri xurxull zigur??! bej nje dite pushim!

  3. Protopata says:

    Hahahaha. Ky e sigurte spaska qene ketu kur qe Berisha kryeminister. Alien. Mos ka qene minister ne disa ministri ky plus bashkise apo e kam gabim. Shyqyr qe kujdeset per hallet tona. Me gjithe keto te mira qe na ka bere a mundet te na puthe ne b… Ku kam te grisuren….
    Hahahaaaaaaaà

  4. h says:

    Sikur te kishte halla koqe,do quheshe xhaje.

  5. Taraboshi says:

    Ky eshte nje karagjoz pa u bere KM pa le me sikur.larg qofte.te behet KM eshte aq arrogant sa do ta kishte lakmi edhe vet Mehmet Shehu.

  6. Martini says:

    Ky Luli ka dhënë prova gjatë kohës që ishte në pushtet ka qënë etnik impotent.E megjithatë ka guximin dhe pretendon se duhet të bëhet Kryeministër.Pi në që i kemi gallatë në punë cduhet të pretendojmë…!!!????

  7. Kozmai says:

    Filloj po nxehet koha dhe ky po shikon endrra lumemadhi , (ata qe e duan ti thone te rrije ne hije se I bie vapa)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje