Kur Vasili kërkonte hetimin e Bashës për 230 milionë eurot e “Rrugës së Kombit”, te akuza për “ilaçet”, “byzylykët” e deri tek drejtimi “tranzit” i LSI

7 Prill 2019, 13:58Politika TEMA

Pas emërimit të Ilir Metës si President, në Prill të vitit 2012, Petrit Vasili, që në atë kohë ishte Ministër Drejtësie, u zgjodh në krye të LSI-së.

Po, në atë kohë Vasili, mbante edhe postin e zëvendës/kryetarit të partisë, pra të LSI-së.

Por, qëndrimi i tij në krye të LSI-së, nuk zgjati më shumë se tre muaj, pasi ai njoftoi dorëheqjen. Për arsyet heshti, gjithsesi, zërat në rrethin politik nuk munguan se e larguan me ceremoni pasi kishte dështuar. Në vendin e tij  erdhi Monika Kryemadhi.

Sot Vasilin vijojmë ta shohim në krah të Kryemadhit, por edhe në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Duket se Vasili ose ka humbur memorjen, ose nuk e ka problem të “puthë atë që ka përshtyrë” më herët.

Vasili nuk ka lënë gjë pa thënë për Lulzim Bashën, ndërkohë që edhe ai vetë është lakuar për korrupsion.

Kujtojmë se në vitin 2012, pas skandalit që Petrit Vasili, në atë kohë Ministër Shëndetësie, pas skandalit që shkaktoi  me Bankën Botërore për një tender, rezultonte i përfshirë dhe në një tjetër aferë korruptive.

Ka qenë kreu i Urdhërit të Farmacistëve, Arian Jaupllari që e ka denoncuar Vasilin. Sipas Jaupllarit, Vasili ishte ideatori i Unionit të Biznesit Farmaceutik, i krijuar për të shuar zërat kundër pullës fiskale, e cila rrit çmimet e ilaçeve, duke u bërë palë me grosistët, të cilët garantonin stabilitet të çmimit të medikamenteve.

Por, me kalimin e kohës, këto akuza u heshtën.

Sa i përket “përqafimit” të tanishëm me Lulzim Bashën, po sjellim disa deklarata akuzuese të Vasilit kundrejt kreut të PD, të bëra me herët.

Në 2015,  Petrit Vasili, në atë kohë, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, paralajmëroi publikisht hapjen e një prej skandaleve më të rënda në historinë e pluralizmit, i cili lidhej me emrin e Lulzim Bashës.

Petrit Vasili deklaroi, se çështja e vjedhjes së 230 milionë eurove me rrugën Durrës-Kukës, do të hapet shumë shpejt, pasi herën e parë Basha shpëtoi se ishte me diarre. Sipas Vasilit, dosja e aferave të Lulzim Bashës shkon deri në 1.700 faqe.

Po në vitin 2015,  Vasili foli për një luftë të brendshme në PD, duke e konsideruar Bashën si “Bruti” dhe Berishën si “Çezarin”.

“Unë kam nënvizuar një gjë të rëndësishme. Lidershipi i ri i PD-së përveç krizës morale ka edhe një amoralitet me armiqësitë brenda, me mosmirënjohjen etj. Kjo çështje ka të bëjë me zotin Berisha. Kjo goditje që i bëhet zotit Berisha, pjesë e një lufte të brendshme. Politika është edhe e re edhe e vjetër. Kjo është një thikë që ai i fut babait të tij plak edhe të lodhur. Bruti dhe Çezari. Zoti Basha mund ta dijë se Bruti ka pasur një fat shumë të zi”,- ka deklaruar Vasili para katër viteve.

Nëse politika është prostitutë, dihet tashmë dhe emërimi i përfaqësueve të saj. Të jetë ky rasti i Petrit Vasilit, apo thjesht ai iu bindet urdhrave të eprorëve të tij?

Nuk mbarojnë këtu bëmat e Petrit Vasilit. Së fundi ai është thirrur edhe nga Prokuroria e Tiranës, për t’u pyetur për skandalin e byzylykëve. Por, ai refuzoi t’i bindej urdhrit të Prokurorisë.

Risjellim në vëmendje se skandali i zhdukjes së 300 byzylykëve që shërbenin për mbikqyrjen e personave nën hetim me masë sigurie “arrest shtëpie”, është pjesë e veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë së kohës kur këtë dikaster e ka drejtuar, Petrit Vasili.

Në muajt mars dhe prill të viti 2017, thuhet se ai  është bërë pjesë direkte e këtij skandali të përmasave të mëdha, që i ka kushtuar shtetit jo pak, por një dëm rreth 2 milionë euro.

Wshtw bwrw një vëzhgim të pasurisë së Vasilit, sipas të dhënave të Open Spending Albania, ku rezulton se burim të ardhurash ka vetëm pagën.

Pasuria e deklaruar në vite:

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 632 878 lekë

Shtuar gjendje cash ne vleren 297 913 leke.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet, 2 760 874 lekë.

Gjendja cash shtuar me 508 411 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet, 2 957 733 lekë.

Gjendja cash shtuar me 93 208 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet, 2 972 991 lekë.

Gjendje para cash më 31 dhjetor, shtuar me 194 240 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera si deputet për vitin 2017, shuma 2 618 436 lekë

Të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë, 85 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Tirana Bank më 31.12.2017, shuma 164 857.87 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 17 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 2.77 euro.

Shpenzime për blerjen e një apartamenti në Tiranë, 85 000 euro./CNA.al

4 komente në “Kur Vasili kërkonte hetimin e Bashës për 230 milionë eurot e “Rrugës së Kombit”, te akuza për “ilaçet”, “byzylykët” e deri tek drejtimi “tranzit” i LSI”

  1. M says:

    Le ta sqaroje vete nese vuan nga alchajmeri apo eshte diarengrenes.

  2. roza says:

    KUR THERRISTE SALI BERISHA NE PARLAMENT ILIR FLORIRI…… TANI I KA IKUR ZERI…..

  3. Sinqeritet says:

    Nuk ja vlen te merresh me”cile-ziun” dh lool.

  4. h says:

    Ky eshte legen dhe nuk ka astje pike dinjitet dhe turpi.
    kur e heqin dhe vene kryetar partie kur shkojne per pushime metat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje