Pranoi mandatin, flet Ylli Shehu: Ja raportet që kam me ish-kolegët. Urdhëri që mora nga LSI

7 Prill 2019, 13:51Politika TEMA

Ylli Shehu, kandidati në listat e LSI i cili pranoi mandatin ishte një ndër deputetët e rinj që u komentua më shumë.

Për “GSH”, Shehu mes të tjerash flet për këtë situatë. I pyetur se ç’raporte ka me deputetët e rinj dhe me ish kolegët e LSI, ai thekson se me të rinjtë kordinohet, ndërsa të vjetrit i ndan në dy kategori.

“Me kolegët ne përpiqemi të organizohemi dhe diskutojmë para çdo seance për të qenë të unifikuar e të qartë, e për të rrahur bashkë mendimet mbi aktualitetin.

Me ish kolegët nuk mund të them se kam ndonjë raport të veçantë, pasi shumica e tyre i kanë mbyllur sytë me shallin e errët të kryetares së partisë, dhe nuk flasin “me tradhtarët” siç më quajnë mua.

Ka ndonjë që e mban një sy hapur për të bërë “lajmësin” mes nesh që jemi në parlament dhe atyre që janë jashtë tij, por nuk besoj që ju ka funksionua”‘, ka thënë ai.

Më tej Shehu është pyetur nëse ka nga ata që kanë frikë të të flasin.

Nuk është çështje frike besoj, por koncepti që kanë për veten si qenie politike. Shumica e atyre që kanë ngelur janë mitingashë, që i ndajnë njerëzit në armiq klasash.

Ky nuk është rasti im dhe unë nuk funksionoj kështu.

Megjithëkëtë, në LSI kam ende disa miq të mirë që dalim mbi këtë ndasi mendjengushtë dhe vijojnë të kenë të njëjtin raport me mua, apo me kolegët e tjerë që pranuan mandatet“, është shprehur deputeti.

Ndërkaq, Shehu ka treguar nëse ka pasur bisedime me LSI përpara se të pranonte mandatin.

Nëse do të ishin kërcënime do të kishin përfunduar në organet kompetente. Biseda po.

Më kanë kërkuar të dorëzoj mandatin, pra të mos e pranoj qysh në fillim, ç’ka i quaj të natyrshme.

Por për mua është e papranueshme që këto kërkesa u bënë pasi LSI e kishte bërë fakt të kryer djegien e mandatit dhe nuk u konsultua me ne që ishim në listë.

Edhe kur na kërkuan të dorëhiqeshim, kjo nuk u shoqërua me ndonjë sqarim bindës dhe argumentues, por vetëm urdhërues. Mendoj që pati shumë probleme komunikimi dhe imponimi“, ka thënë Shehu.

7 komente në “Pranoi mandatin, flet Ylli Shehu: Ja raportet që kam me ish-kolegët. Urdhëri që mora nga LSI”

  1. Kreta says:

    Edhe di ky me fol keshtu

  2. Kosta-qi says:

    E kane votumun dhe besumun. Po i tha ky keto fjale kaq rrjedhshem hajde me vrit. Nejse ky lloj intelektuali i ketyre permasave i duhet shtetit.

  3. Ce says:

    Rrofshin sharebajgat e leshitlikes qe jane bere per barcoleta neper kafene qysh se bene harakiri mandatin e deputetit dhe u larguan perjete nga parlamenti, tani Nafije fallxhorja sheh endrra me pushtet cdo nate dhe u tregon perralla me pushtet sharebajgave cdo dite ne mengjes kur bejne takimin e radhes,

  4. ShkoDrani says:

    Nga çfare ndan ky deputet, mund te shihet qarte se çfare rrumpalle drejtuesish te mjere kane partite kryesore te opozites.

  5. Loran shehu says:

    Ik mor antikapat

  6. Gramoz says:

    Eshte Ylli Shehu, is futboliisti i Partizanit? Kushdo qe te jete i lumte

  7. bureto says:

    Niveli i pjesës më të madhe të kandidatëve për deputet, ose në këshillat bashkiake, në listat e të gjitha partive, përfaqëson nivelin e elektoratit në ato zona ku ata mendohet se mund të grumbullojnë vota. Fitojnë apo jo, më tej nuk i pyet më njeri. Politikën, atë alla shqiptarçe, në parlament dhe në bashki e bëjnë një grusht njerëzish që janë afër kryetarit dhe besnikë të tij. U desh rasti i paprecedent, dorëzimi i mandateve nga ata që i kishin, për të kuptuar nivelin e pjesës më të madhe të këtyre që i morën rishtas. Pra nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh nga grupi i parë ne atë të dytë, me ndonjë përjashtim të vogël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje