Në kuadër të zgjedhjeve lokale, nacionale dhe atyre europiane, të cilat do të mbahen me 26 maj do garojnë edhe pesë kandidatë shqiptarë si pjesë e Partisë Socialiste Belge.
Ata janë Amet Gjanaj, Luiza Duraki, Habibe Duraki, Avni Gjanaj si dhe Qendresa Gerlica.
“Ne vijmë me një ofertë të re për komunitetin shqiptar, që të kemi përfaqësues në tri nivele që i kemi përpara, do të thotë nivelin europian, ku jam unë kandidat, nivelin e Belgjikës në Parlamentin e Belgjikës dhe në nivelin e Brukselit ku janë tre kandidatë të pranishëm. Oferta është që komuniteti shqiptar të ecë sa më parë me këtë skenë” tha ai, raporton Albinfo.ch.
Ahmet Gjanaj është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Belgjikës. Të gjitha kandidatet janë shprehur besimplotë se me përkrahjen e shqiptarëve, ata do të arrijnë të dalin fitues në zgjedhje.
Te gjithe me PS belge.Kjo deshmon qarte se e majta eshte perkrahesja natyrale e emigranteve qe e fillojne cdo gje nga e para dhe me mund ,sakrifica dhe mencuri ndertojne nje jete te re ,shpesh edhe me suksese ne nivele te larta.Shqiptaret kane te qarte ,bile edhe ne Kosove ngritja e Vetvendosjes e deshmon kete .PS duhet te beje ndryshime thelbesore me politika te majta ,si e vetmja rruge per daljen nga varferia nepermjet nje programi konkret industrializimi,punesimi dhe zhvillimi te ekuilibruar.Rritja e rrogave dysheme 300 euro,rritja e pensioneve,zgjerimi i progtrameve sociale jane hapa qe duhen ndermarre shpejt dhe me vendosmeri.
PD nuk mer pjese ne zgjedhje qe nuk ka asnje deputet?
Habib dhe ”shqiptar”..!!?? oh noooooooo!! flitet per turkoshake……………