Spiropali publikon foton me ministren e sapomartuar të Arsimit

8 Prill 2019, 09:42Politika TEMA
Spiropali publikon foton me ministren e sapomartuar të Arsimit

Ditën e mërkurë, në 3 prill, ministrja e Arsimit, Besa Shahini i dha fund beqarisë.

Ministrja u martua me deputetin e Kosovës, Dardan Molliqaj.

Ndërsa këtë fundjavë ka zgjedhur që të festojë së bashku me kolegët dhe miqtë e saj.

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka publikuar një foto në Instagram teksa pozon me kolegen e sapomartuar dhe miqtë e tyre.

“Martuam çikën”, shkruan Spiropali krahas fotos, teksa tregon se që të pestë kanë qenë miq që nga koha e studimeve, para 20 viteve.

Nje gje te cilen nuk e kane fshehur asnjehere, madje e kane bere publike kohe me pare(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje