Lulzim Basha si “Robin Hood”: Do u marr paratë të pasurve dhe du ua jap juve (ashtu na thoshte dhe Rama në opozitë)

8 Prill 2019, 10:19Politika TEMA

Lulzim Basha është shfaqur një ditë më parë në Rrogozhinë si një “Robin Hood” i kohëve moderne.

Ai tha se do u marr paratë oligarkëve kur të vijë në pushtet, dhe ato do të shkojnë për shqiptarët e varfër.

“Oligarkët shushunja, këta armiq të interesit publik, banda e tyre që mban në këmbë pushtetin e Edi Ramës, e di fare mirë se çfarë e pret.

Partia Demokratike ka një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe ai fillon me marrjen e qindra milionë eurove taksa të shqiptarëve nga xhepat dhe kontot e oligarkëve, me anulimin e kontratave korruptive dhe kthimin e këtyre parave te populli shqiptar.

Do t’ia heqim hurin e vjedhjes, të 1.7 miliardë eurove vjedhje në 1 vit Edi Ramës dhe me këto fonde do të nisim politikën e rritjes së pensioneve.

Unë nisem nga prindërit e mi, të cilët kanë punuar gjithë jetën dhe po të mos kenë ndihmë nga unë, pensioni s’u mjafton as për ilaçet dhe energjinë elektrike.

Bashkohu ni me ne, bashkohuni me këtë shumicë, bashkohuni me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, se sot jemi shumicë morale dhe politike. Prandaj, rritja e pensioneve do të fillojë menjëherë. Pensione nën 250 mijë lekë në muaj në krye të 4 vjetëve nuk do të ketë”, tha Lulzim Basha.

Kreu i PD-së iu ka shpallur luftë atyre që i quan oligarkë, por deri dje kur ishte në pushtet si kryebashkiak, i priste në zyrë dhe iu jepte leje ndërtimi.

Tani thotë se ka ndryshuar dhe do veprojë ndryshe, nëse vjen prapë në pushtet.

Ashtu siç thoshte edhe Rama në fakt, kur ishte në opozitë.(TemA)

3 komente në “Lulzim Basha si “Robin Hood”: Do u marr paratë të pasurve dhe du ua jap juve (ashtu na thoshte dhe Rama në opozitë)”

  1. Hysni says:

    Nuk është njëlloj kjo e Bashës me Ramën. Ky nuk di fare se çfarë thotë dhe mund të gënjej vetëm budallenjtë. Eshtë jashtë çdo konteksti ekonomik të sistemit ku jetojmë. Vetëm marksizëm leninizmi shqiptar bënte të tilla premtime. Të gjithë e dimë.

  2. shqiptari says:

    po mos harto ktheji dhe leket shtetit lekt e rruges se kombit

  3. KORÇARI says:

    Përfshirë këtu dhe paratë e tija, dhe të ZeniSypeshkaqenit????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje