Mbi 20 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë fshehur pasuritë.
Shkëlqim Ganaj, kreu i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, konfirmon shifrën për A2 CNN dhe thotë se ata kanë ushtruar mandatin kryesisht viteve të fundit.
“Jo një, por ka disa raste, të cilat i janë referuar Prokurorisë, organeve të specializuara të hetimit tatimor, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
I përkasin te gjitha krahëve politikë. Mund të jenë mbi 20 raste. Janë zbuluar gjatë verifikimeve të 3-4 viteve të fundit”, tha Ganaj për A2 CNN.
Në kuadër të reformës në drejtësi, ILDKPI duhet të verifikonte brenda 2018-s pasuritë e 140 deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 2017-s.
Procedurat manuale të verifikimit, do të zhduken brenda 2020-s. Pas përpunimit të informacionit, deklaratat e pasurive të 3000 zyrtarëve do të publikohen online në faqen e Inspektoratit.
“Komisioni Europian po përfundon progres-raportin për 2018, në të cilin ne do të shtjellojmë dhe pasqyrojmë përpjekjet që ka bërë Shqipëria kundër korrupsionit.
Iniciativa e ditës së sotme do të jetë pjesë e këtij raporti. Sepse do ta bëjë verifikimin më të shpejtë e transparent.
Pasi deklaratat e pasurive të publikohen, te gjithë do të kenë mundësi të shohin sa të ndershëm janë zyrtarët e tyre”, u shpreh ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Sistemi elektronik për deklarimin e interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve të lartë publik u financua nga BE dhe USAID.
Nuk jane 20 por mbi 90 qe kane fshehur ne menyra nga me te ndryshmet pasurite.Kush u tregua i zgjuar i gjeti anen Cimit dhe me ndonje 30 euro ja hodhi.Rumpall shtet
Atje ne Rec te shkojne hajdutet majtas e djathtas,