Vetëvendosje tashmë edhe në Shqipëri, kërkon regjistrim në Gjykatën e Tiranës

8 Prill 2019, 15:11Politika TEMA

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht do të jetë edhe në Shqipëri.

Kërkesa për regjistrimin e saj në Gjykatën e Tiranës është dorëzuar më 11 mars 2019.

Lajmin e njofton Boiken Abazi përmes një deklarate të postuar në faqen e tij në Facabook.

Ai zbulon edhe personat e tjerë që janë pjesë e bordit drejtues të kësaj organizate.

“Anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, janë: Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar unanimisht), Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj. Drejtor Ekzekutiv i votuar unanimisht nga Bordi është Boiken Abazi. Themeluesit, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë janë: Glauk Konjufca, Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi. Presim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin në lidhje me regjistrimin e kësaj Qendre brenda afateve ligjore”, shkruan ndër të tjera Boiken Abazi.

Më poshtë deklarata e tij e plotë.

Në datën 11 mars 2019 kemi dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin dhe kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri”.

Anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, janë: Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar unanimisht), Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj.

Drejtor Ekzekutiv i votuar unanimisht nga Bordi është Boiken Abazi.

Themeluesit, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë janë: Glauk Konjufca, Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi.

Presim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin në lidhje me regjistrimin e kësaj Qendre brenda afateve ligjore.

Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së organizatës janë si në vijim:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri funksionon bazuar mbi parimin e barazisë, të demokracisë, dhe të lirisë së vullnetit e drejtësisë sociale për të rritur vetëdijen dhe angazhimin në lidhje me çështjen kombëtare shqiptare dhe progresin shoqëror në të gjitha dimensionet dhe problematikat e tyre, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Qendra synon të japë mbështetjen për ushtrimin e së drejtës demokratike për vetëvendosje të popullit shqiptar për realizimin e bashkimit të shtetit të pavarur të Kosovës me Shqipërinë, duke u bazuar në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimin e vetëvendosjes së popujve të shprehur në Kreun 1 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Qendra frymëzohet nga vlerat e shprehura të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Republikën e Kosovës dhe nga historia e rezistencës së popullit shqiptar në përpjekjen për liri, ku duhen theksuar Rilindja Kombëtare si dhe luftrat e fundit çlirimtare nën shtetet e ish Jugosllavisë.

Qendra do të punojë në rritjen e vetëdijes se bashkimi kombëtar dhe integrimi i Shqipërisë, dhe më gjerë i shqiptarëve, në strukturat Euro-Atlantike (si Bashkimi Evropian dhe NATO) janë procese që duhen realizuar paralelisht dhe e plotësojnë njëri-tjetrin. Ajo ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktivizmit qytetar në Republikën e Shqipërisë mbi problematikat e shqiptarëve që jetojnë në treva autoktone shqiptare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe anasjelltas.
Qendra beson në njeriun si qenie e lirë dhe në realizimin e tij vetëm duke i zhvilluar bashkërisht liritë themelore, politike, qytetare, ekonomike, sociale dhe demokratike, si kolektivitet dhe si individë. Ajo e konsideron me rëndësi vetëbesimin qytetar, autenticitetin e mendimit kundër formave të (neo)kolonizimit të tij, duke i dhënë vlerë realizimit të lirive dhe të drejtave të popujve, të kolektiviteteve e të individëve përsa janë në përputhje me liritë dhe të drejtat burimore, të barabarta dhe universale të njerëzimit.
Qendra vlerëson se modeli neoliberal i aplikuar në ekonomi si dhe mungesa e një ekonomie të bazuar në prodhim, i kanë përqëndruar të mirat materiale, dhe në përgjithësi kapitalin, në duart e një pakice të vogël në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare të rajonit, duke krijuar pabarazi të skajshme dhe varfëri për një pjesë të madhe të popullit shqiptar. Prandaj, Qendra beson te parimet e shtetit zhvillimor, dhe synon t’i përhapë vlerat e këtij modeli ekonomik që bazohet në prodhim dhe lufton pabarazinë.

Për realizimin e qëllimeve të saj Qendra e konsideron të rëndësishme veprimin lokal si mbështetja më e mirë për veprimin e tillë rajonal dhe botëror.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri synon ta realizojë qëllimin përmes veprimtarisë në vijim:

Ngritjen e urave të komunikimit dhe projekteve të bashkëpunimit me shoqërinë civile, sferën akademike dhe intelektuale, sindikatat dhe studentët, në Shqipëri, Kosovë e në trevat shqiptare të rajonit të Ballkanit, si dhe me bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim.

Bashkëpunimin me organizata shqiptare dhe të huaja që kanë vlera të përbashkëta me Qendrën.

Hartimin e analizave në lidhje me çështjet kombëtare, ekonomike, institucionale, gjeopolitike, arsimore, shëndetësore, sindikaliste, biznesore, mjedisore, të drejtave të grave dhe socio-kulturore që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien shoqërore dhe çështjen kombëtare shqiptare, si dhe organizimin e prezantimeve publike për to.

Përfshirja në veprimtari publike e qytetarëve të profesioneve dhe rajoneve të ndryshme në lidhje me problematikat shumëdimensionale të prodhimit e të krijimit.

Realizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Organizimin e fushatave publike ndërgjegjësuese në lidhje me qëllimin e Qendrës.

Nxitjen e angazhimit aktiv dhe demokratik qytetar në lidhje me publiken.

Studimi dhe analiza e marrëdhënieve mes dy Republikave shqiptare në lidhje me:

Bashkëpunimin institucional në zbatimin e marrëveshjeve ndërqeveritare.

Marrëdhëniet tregtare, bashkë me avokimin për eliminimin e barrierave që pengojnë krijimin e një tregu të përbashkët dhe unionin doganor Shqipëri–Kosovë.

Avokimi për një sistem të përbashkët energjetik Shqipëri–Kosovë.

Paraqitjen e propozimeve për marrëveshje të reja Shqipëri–Kosovë.

Avokimi për një politikë të jashtme të përbashkët dhe për një politikë e strategji të përbashkët Shqipëri-Kosovë të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Avokimin për bashkimin e institucioneve qendrore kulturore dhe të trashëgimisë kulturore, arsimore, shkencore, si dhe të ligave të ndryshme të sportit në nivel profesionist në Shqipëri dhe Kosovë.

Avokimi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trevat e tyre autoktone në Ballkan.

Monitorimin, analizimin dhe paraqitjen e alternativave në lidhje me marrëveshjet rajonale, e më gjerë, që ndikojnë drejtpërdrejt në çështjet publike e kombëtare.

Analiza e mediave dhe opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, dhe trevat e tjera shqiptare të rajonit.

23 komente në “Vetëvendosje tashmë edhe në Shqipëri, kërkon regjistrim në Gjykatën e Tiranës”

  1. maga says:

    Shume pozitive. Partite qe punojne per bashkimin kombetar duhen mbeshtetur fuqimisht,sidomos tani qe pd-ja po shkrihet. Suksese

  2. Adam says:

    Stalle e re per qelepirxhinjte Erdogano Putin se te vjetrat PS-PD-LSI po shkaterrohen

  3. Skender says:

    Te gjithe sunite islamike shqipfoles…me keta do ilim keq e me keq. Vetem ekzistenca e kesaj partie komunisto-islamike eshte ofwndim per shpirtin shqiptar antiosman dhe pro-perendimor

  4. komentatori nga cadra per portalin e zenit says:

    kerkojne para edhe nga qeveria shqiptare.pra spiuni serb me origjine nga vladimiri i malit te zi,pasi ia doli te beje rremuje ne kosove ne emer te patriotizmit ,tani vjen edhe ne shqiperi.qellimi,te vjelim sa me shume,te pastrojme sa me shume,te bejme rremuje sa me shume.me shkrirjen e lsi tani frenat i merr vetvendosja.per mua albinet duhet te dalin jashte shqiperise.mjaft na kane sjelle probleme kjo kategori kosovaresh.bashkimi?vetem nen flamurin e europes se bashkuar.

  5. jo per gje... says:

    Mirese te vini pavaresisht se me vonese. Eshte e gabuar hyrja e Vetvendosjes ne Shqiperi me persona injorante por edhe me sjellje rrugace. Megjithate nuk cani dot.

  6. Çeço selimi says:

    Edhe “nje Albin Kurti ” ne Shqiperi na duhet se te gjitha partite qingja dhe keca e kane marre situaten ne dore !

  7. Jari says:

    Keta jane ata eksporti i te marreve qe sic duket kosova do te nai lere ne dere ne.

  8. Tiranasi 2020 says:

    Po ndodh ashtu sic e ka parashikuar Baton Haxhiu ,vetvendosja do te zevendesoj Pd dhe Lsi te dala jashte sistemir.Vetvendosja me idete e saj markesiste leniniste si dhe ato islamofobe do te bej rremuje ne te dy shtetet shqiptare.Eshte nje lajm shume i keq futja e anetareve te vetvendosjes ne politikrn ne Shqiperi.

  9. mik says:

    Asht me u cudit sa te trashe jane disa njerez !! Si mund ti thuhet gjakut tand, ikni nuk ju duam, se ju jeni me Serbin e me Turkun ?! Po ti vete me ke je ?! Ne emer te ciles ide do i nxjerresh jashte Shqipetaret e Kosoves ?! Lus Zotin qe ju komentues nuk keni gje ne dore, se do te ishit njerezit ma me pa-pergjegjesi t’kombit.
    Vetvendosja mire se te vijne ne Shqiperi. Asht pak me vonese por si i thone, ma mir vone se kurre.
    Na mund te nxjerrim 1000 arsye qe VV -ja te mos kene asnje aktivitet ne Shqiperi por, na mund te nxjerrim edhe 1000 arsye te tjera qe VV -ja te aktivizohet ne Shqiperi. Fundi i fundit pse mos ti pranojme ? A mund t’prodhojme na ndonje levizje politike ma te mire se ajo ? Pra, do te thote se na nuk kemi shprese tjeter per nje gja te tille. Fundja ata jane per bashkimin e kombit, pjesa dermuese jane intelektual dhe kane vizion. Kane vizion qe asnji nga partite tona nuk e ka. Kemi 28 vjet qe po i provojme partite tona, pse duhet qe te mos ndryshojme ? Nje gja asht e vertete : Shqipetaret e Kosoves kane ndjenjen kombetare ma te gjalle se sa Shqipetaret e Shqiperise, e ky asht fakt.

    1. enter"" says:

      Keta skane lidhje me Shqiperine.
      Keta te rrine brenda hapesires se Kosoves e te mos fusin hundet ne punet e shqiperise.
      Skemi nevoje per NDYRESIRA.

    2. dani says:

      I ke rene pikes,bravo miku.

  10. dua says:

    shenje e mire, filloi tronditja e kalbesires politike ne \shqiperi

  11. Kuq e zi says:

    Kjo do jete opozita e re…
    Opozite qe per ide kurre nuk bejne pazare me gjet nje kolltuk ne pushtet
    Vv ne kosove eshte 37% parti e pare dhe prape nuk ben koalicion per pushtet ne shqiperi do i kishin dhene shpirtin dreqit
    Eshte e vetmja parti qe e ka te zezen mbi te bardhe bashkimin kombtar pra shtrirja ne shqiperi eshte e vonuar
    I etiketoni si te doni ata jane opozite qe nuk shiten jo pd qe ben opozite vetem per kompromis per arsye vetjake
    Nqs studentet kerkojne nje shembull per politike te re ajo eshte
    “VV”

  12. maga says:

    ha ha,paska komentuar gjith partia e dules! dridhuni,dridhuni! u vajti dem lul basha grekeve dhe serbeve. shqiperises e ismail qemalit po i vjen koha. nga presheva ne preveze,njehere per njehere,pastaj shohim !

  13. Olsi says:

    C fare komentesh, c fare njezish jeni ju ?
    Albin Kurtit fjala i ka me vend. Flet me llogjike e dituri.
    Ku ia gjeni ju te metat e flisni me kaq kopetence ?
    Ps dhe Pd jane me njerez te kalbur dhe prania e alternativave te tjera politike do e shpejtoje pastrimim e tyre nga kalbesirat.

  14. nuk jam dakort says:

    KJo lloj partie e ka humbur emrin para se te formohet dhe kete e beri Albini me veprimet e tija. Ne Shqiperi s’ka nevoje per vetevendosje se ate e ka bere Ismahili ne 28 Nentor 1912 dhe ajo nuk perseritet me deri sa te shkrije gjithe akulli Groenlandes dhe Atarktides. Prandaj lerini keto perralla. Shqiperia ka nevoje per nje parti politike opozitare te themeluar nga rina dhe pleqeria bashke qe bashke me eksperiencen e hidhur dhe te mire te ketyre 28 vjeteve, te reagoje dhe ta drejtoje ate ne pozicionin e duhur duke mos luftuar me mullinjte e eres se te kaluares.

  15. Star says:

    Nga njerezit me te cilet perfaqesohet ne Shqiperi del perfundimi 1milion % se keto jane parti islamiste extremiste.Cfare nuk ka mundur ta realizoje Abdi Baleta ne 92-96 don ta beje Hysamedin Ferraj tashti. Hy rrace e poshter turke. Doni te perhapni islamin radikal, por do merrni ka….in.

  16. Konti Sbalta says:

    Albirin Kurti pasi i vuri zjarrin parlamentit te Kosoves po vjen ti vere zjarrin edhe atij te Shqiperise!Per kete i paska gjetur disa “partizane “qe ja ka paraqiturSali Berisha pas takimit kok me kok me te dhe me Like hajdutin! Ruhuni nga kjo murtaje qe po i kanoset Shqiperise !Nuk e di e kujt eshte kjo”mendje”,por kur ne te fut hundet Saliu , me siguri eshte pune e ndyre!

  17. Konti Sbalta says:

    Albirin Kurti , pasi i vuri zjarrin parlamentit te Kosoves po vjen ti vere zjarrin edhe atij te Shqiperise!Per kete i paska gjetur disa “partizane “qe ja ka paraqitur Sali Berisha pas takimit kok me kok me te dhe me Like hajdutin! Ruhuni nga kjo murtaje qe po i kanoset Shqiperise !Nuk e di e kujt eshte kjo”mendje”,por kur ne te fut hundet Saliu , me siguri eshte pune e ndyre!

  18. Star says:

    More ju gazetaruc pse nuk i botoni komentet. Nuk duhet te beni sikur bejme gazetari te paster sepse keto sjellje ju damkosin ju dhe gazeten. Bej cudi per z.Mero por me teper du te besoj se i fshihen problemet , dhe nuk eshte vete problemi. Se pastaj i bie qe te perfundoje si ishte dikur nje gazetar brilant por perfundoi si ndjese paste Ylli Kadriu i ish gazetes se shpellarit ALBANIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje