Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një ‘gafë’ gjatë takimit të tij me fermerët e fshatit Luz i Vogël në Kavajë.
Teksa po u premtonte se do të largonte nga pushteti qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ai ngatërroi datën e protestës së paralajmëruar.
Kreu i PD-së tha 13 shkurt në vend që të thoshte 13 prill.
“Do t’i marrim gjërat shtruar dhe unë dua të flas shumë shtruar. E para njëherë, dëgjoni këtu. Në kuptimin figurativ, këtë sistem që ndodhet këtu, duhet me e përzënë dhe duhet me e përzënë me një hu të madh. Prandaj duhet të jemi të gjithë bashkë më 13 shkurt”, tha kryedemokrati.
Opozita ka paralajmëruar një protestë më 13 prill, e cila do të mbahet në orën 18:00, përpara Kuvendit.
sa eshte ora o lylzim?
A ky OSHT PALL fare. E SI MUNDET TE BEHET KY NJERI KRYTAR PARTIE E LERE ME KRYEMINISTER!!!!!!