Nën hetim penal për 613 kg kokainë mes bananeve, Arbër Çekaj(Kuliçi) kërkon azil në Gjermani

9 Prill 2019, 13:22Kronika TEMA

Arbër Çekaj(Kuliçi), pronari i kontejnerit me banane brenda te cilit u kapën 613 kg kokainë ne Durres, ka kerkuar azil ne Gjermani.

Ai u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, por nuk e preku token shqiptare.

Pas aksionit dhe sekuestrimit te sasise rekord te kokaines, ne burg per trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, mbeten menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku.

Nga hetimet, prokuroria theksoi se kishte dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë Arbri garden, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

Ish-ministri i Brendshem, ne ate kohe, Fatmir Xhafaj, i pyetur për ekstradimin e Arbër Çekaj nga Gjermania dha kete pergjigje:

U quajt i bujshëm arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani dhe se tashmë ai do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për sasinë 613 kg kokainë që u kap në Maminas.

Ku janë sot procedurat për ekstradimin e Arbër Çekajt në Shqipëri?

E pranoj që është pyetje interesant dhe ishte e pritshme besoj.

Ka një ndryshim në këtë gjë, nuk është çështje ekstradimi më, por është çështje hetimi të përbashkët.

Mbetemi këtu, se kjo nuk më takon mua, u takon autoriteteve të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të Policisë Kriminale gjermane.

1 komente në “Nën hetim penal për 613 kg kokainë mes bananeve, Arbër Çekaj(Kuliçi) kërkon azil në Gjermani”

  1. Fredi says:

    Kulici shoqeronte drogen e personave interesante.Tani do te shohim si haeshin si qente ne parlament ne syte e popullit kurse ne privat ishin ortake te trafikut te droges njerez te PD,PS dhe LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje