Kriza politike, Knut Fleckenstein: Zyrtari i lartë i DASH dha të njëjtin mendim si Bashkimi Europian, kemi nevojë për sinjale pozitive

10 Prill 2019, 15:56Politika TEMA

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein ka folur gjatë takimit në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Teksa foli për reformën elektorale, ai përjashtoi LSI nga grupet politike të cilat kanë mbështetjen e Parlamentit Europian.

Eurodeputeti gjithashtu theksoi se zyrtari i lartë i DASH konfirmoi mendimin e Bashkimit Europian mbi krizën politike.

“Jam i kënqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij, sepse kjo përkthehet në sinjale pozitive.

Duke pasur parasysh edhe një qeveri funksionale e cila është mjaft e nevojshme, gjë që është konstatuar, jam optimist përsa i përket ecurisë.

Por ajo që ne biem dakord, dyert tona janë të hapura si për qeverinë, parlamentin dhe partinë Demokratike.

Jam shumë i lumtur që zv.ndihmës sekretari i shtetit amerikan ka të njëjtin mendim, sikurse ne kemi me Bashkimin Europian. Kemi nevojë për sinjale pozitive. Duhet të jetë e qartë që ka mënyra të ndryshme .

Për këtë arsye jam shumë i kënaqur që Këshilli i Sigurisë po vazhdon punën e tyre, sepse kemi nevojë për sinjale pozitive. 

Por ajo çfarë jemi dakord si parlament europian dyert tona janë të hapura si për parlamentin si për PD. Ju e dini më mirë si të gjeni një zgjidhje më të mirë si të zgjidhim këto gjëra.Ne më të vërtetë ju mbështesin që të cim përpara sa më shpejt”, u shpreh ai.(TemA)

2 komente në “Kriza politike, Knut Fleckenstein: Zyrtari i lartë i DASH dha të njëjtin mendim si Bashkimi Europian, kemi nevojë për sinjale pozitive”

  1. Kalec dega says:

    Tema po mundohet te fshehe lajmin kryesor te dites , ate te grabitjes se Rinasit, me lajme karagjozesh si puna e Frankeshtajnit.

  2. Bianka says:

    I jepni nje Pjeshke zotit Fleckenstein dhe e sigurte do rrije larg derdellitjeve,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje