Vizita e zëvendës ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer u prit me një interes të veçantë në Shqipëri, për shkak të situatës së rënduar politike, ndërsa ishin të shumtë ata që hoqën paralele me ndërhyrjen amerikane për zgjidhjen e krizës në vitin 2017.
Por vetë zoti Palmer tha prerë se nuk kishte ardhur në Tiranë për të negociuar një zgjidhje, dhe as për të mbështetur një zgjidhje të caktuar.
Që prej muajit shkurt opozita është larguar nga parlamenti, duke hequr dorë në bllok nga mandatet e deputetëve të saj.
“Mendoj se mjete si bojkotimi i zgjedhjeve apo djegia e mandateve janë thelbësisht në kundërshtim me praktikat demokratike.
Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë.
Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi”, u shpreh zoti Palmer.
Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë do të ishte një fatkeqësi për opozitën.
Kjo e fundit kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, duke e konsideruar si parlamentin, ashtu dhe qeverinë, si ilegjitime.
Por për zotin Palmer “Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave, është një partnere e Shteteve të Bashkuara, me të cilën punojmë mirë dhe ngushtë.
Institucionet e qeverisë janë funksionale, janë legjitime, Shqipëria nuk ka problem në marrjen e vendimeve, në miratimin e ligjeve, dhe unë kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane, do të jetë në gjendje të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi, në kryerjen e vetingut që është i rëndësishëm për t’u dhënë shqiptarëve besimin në administrimin e drejtësisë.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse, përfaqësuesit e votuar, dhe zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë për të përmbushur këto qëllime dhe objektiva”.
Pra, e vetmja zgjidhje që ofron SHBA, për situatën në të cilën opozita e ka futur veten, është që të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, për të hyrë sërish në sistem.
Ndryshe, siç tha edhe zoti Palmer, do të ishte një fatkeqësi për opozitën.(TemA)
Keta te opozites se rrugeve as degjojne e as llogjikojne po i bien akoma daulles se shuar ” Rama Ik”.
Rama po iken cdo dite neper qytetet dhe fshstrat e Shqiperise per tu ttehuar popullit te verteten. Rama mbas takimeve kthehet ne shtepine e tije dhe cdo dite ju dergon “nje selam” bandave te Lul ruso serbit dhe monika kryepi…..it.
Ka ardhur koha qe te gjithe duhet ta kuptojne dhe zbatojne rregullin nr.1te demokracise qe maxhorancen e zgjeth populli dhe kryeministrin e zgjedh maxhoranca.Sa per perrallat e vjedhjes se votave opozita mos I tregoje” babajt arat” se te gjithe e njohin mire kete problem .
Te merresh me politike do te thote te prostituohesh.Ne sistemin kapitalist eshte nje lloj kurverie.Prandaj kur te keni perballe nje politikan ta dini qe keni perballe nje kurve.Po jo nje kurve qe shet trupin.Nje politikan shet cdo gje.
Shikoni kur Lulezimja qe ka veshur fustane e Moni e ka veshur pantallona ti dergoje nje leter Trump-it per shkarkimin e z.Palmer nepermjet Elez Piperajt(lexohet Biberaj) se ai ka te regjistruar flajen e mbajtur tek “Mergata e qyqeve” qe tashme drejtohet nga kryekrimi Sali!Me nje fjale kete radhe Lulezimes nuk ia futi Rama por Moni,se ajo do te marre pjese ne zgjedhje pas premtimit qe i dha z.Palmer qe nuk kishte ardhur per seks siç i cileson ajo te derguarit per kete problem!
Me sa duket sorosiane e joshqiptare ketu po I fryjne sondazhet duke I thene Lulit te futet ne zgjedhje se fiton sado qe te vidhen. Ndoshta do jete karemi per te futur opoziten ne zgjedhje e I falin nja dy tre bashki…
Komenti i gjashte shume po vuan te shfaqet….
Deri tani une nuk di ndonje perfaqesues te DASH ose BE te kete folur kaq drejt dhe qarte sa Z. Palmer. Shume qarte, thjesht dhe me shume respekt edhe per opoziten te cilen e keshillon ashtu sic duhet te jete ne te vertete. Perfaqesuesi i para dy vjetesh, ishte lobist i PD dhe realizoi grushtin e shtetit ne Shqiperi duke i mare pushtetin popullit dhe ja dha opozites ne tavoline, pavaresisht se prap populli nuk e votoi ate. Ato lobimet e Lulit e ben punen e tyre shkelqyer, ai keshtu i vodhi pushtetin popullit duke perdorur kryeministrin si lolo, i cili u tremb nga nje lobist dhe i dorezoi pushtetin qe i kishte besuar populli felliqesires dhe kalamakut Lulush. Kete here z. Palmer tregoi se eshte perfaqesues i denje i DASH dhe ne shqiptaret duhet ta falenderojme se keshillat e tij jane per te miren e demokracise sone te brishte. Respekt per ju z. Palmer.