"Palmer erdhi në Tiranë për punët e Amerikës, jo për krizën politike"

10 Prill 2019, 09:08Politika TEMA

Analisti Afrim Krasniqi në Ora News u shpreh se zyrtari i Lartë i DASH, Mathew Palmer nuk erdhi në Tiranë për krizën politike që ka kapëluar vendin, por për punët e Amerikës.

“Palmeri nuk ka ardhur as për krizën politike, as për Unazën. Ka ardhur për gjënë më kryesore që kanë amerikanët në Ballkan.

Vizita e tij nuk ka lidhje krizën politike aktuale ku ne ndodhemi. Ai erdhi në situatë krize, por nuk ka lidhje, sepse ne ndodhemi një herë në 6 muaj në krizë.

Është kriza jonë dhe nuk mendoj se zgjidhja do jetë kaq e shpejtë dhe kaq teknike, vetëm me një vizitë zyrtare”, tha Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje