Ilir Meta “përgënjeshtron” zyrtarin e lartë amerikan: U takuam për situatën e vështirë politike

9 Prill 2019, 20:13Politika TEMA

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, pas kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, është takuar edhe me presidentin Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Ilir Meta shkruan se zhvilloi me Palmer një takim të hapur e miqësor rreth situatës së vështirë poltike në vend.

“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Mattheë Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Meta në Facebook.

Presidenti e ka vënë theksin tek situate politike, por vetë Palmer tha se ai nuk kishte ardhur në Tiranë për krizën politike.

Palmer ndodhet në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik, të programuar kohë më parë.(TemA)

6 komente në “Ilir Meta “përgënjeshtron” zyrtarin e lartë amerikan: U takuam për situatën e vështirë politike”

  1. Ilir Metalliu says:

    Ju te Temes i merrni vesh shume mirte keto pergenjeshtrimet qysh kur e kuptuat qe Ilir Meta skishte me aq fuqi tju fuste dru si Saliu njemoti.Tani po i lepieni Rames , neser prape Salit a ku ta di une.O plena te peshtira te Albanistanit.

  2. X says:

    Mire qe eshte hajdut po edhe genjeshtar?

  3. Star says:

    Pse nuk thua o kryeqyp se sot jeni te priveligjuar si familje,sepse ne asnje vend nje delegacion shteteror nuk ben takim me dy persona nga nje familje. Lajm i mire,por kujdes se SPAKU po vjen.

  4. h says:

    Grabitesit e djeshem ne Rinas,jane 1000 here me te ndershem se politikanet
    dhe presidenti shqiptar.

  5. likaderte says:

    Mender president, nuk eshte nevoja te genjesh ti per cfare thote amerika, pasi i deleguari foli vete direkt me gazetaret. Pra pse ha m.. kot, vetem per propogande te qelbur. USA e tha fare qarte dhe pa asnje nenkuptim mendimin e tij.

  6. rexha 10 says:

    ILIRI E KA NGATRRUAR zotin PALMER ME MONIKEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje