“Si të organizojmë tani intervista dhe takime?” Arabia Saudite bllokon Skype

9 Prill 2019, 15:36Politika TEMA

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit të internetit Skype.

“Kemi konstatuar se ofruesit e shërbimeve të internetit në Emiratet e Bashkuara Arabe bllokuan qasjen në faqen tonë. Kjo do të thotë se Skype nuk mund të përdoret në atë vend”, tha në një deklaratë Skype që është në pronësi të Microsoft.

Drejtuesit e kompanisë gjithashtu njoftuan se janë duke punuar për heqjen e bllokimit, kurse qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe në diasporë në rrjetet sociale reaguan ashpër për bllokimin e aplikacioneve të internetit të cilat i përdornin për komunikim pa pagesë.

“Është frustruese. Si të organizojmë tani intervista dhe takime? Kjo është krejtësisht e kundërta e vizioneve afatshkurtra dhe afatmesme që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë promovuar”, theksoi kolumnisti Sultan Al Qassemi nga Këshilli për Studime të Lindjes së Mesme.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë disa vite nuk kanë lejuar përdorimin e aplikacionit për komunikim FaceTime të kompanisë Apple. /AA 

1 komente në ““Si të organizojmë tani intervista dhe takime?” Arabia Saudite bllokon Skype”

  1. Loris says:

    Skype nevideo nuk punonte ka kohe ne Dubai . Sdqft ishte aplikacioni i fundit video qe eshte bllokuar. Te gjitha aplikacionet e tjera video si whatapp viber messenger face time kan kohe qe i bllokojn arabet e leshit . Nuk ka me popullsi te degjeneruar e fodulle se vendesit atje .i ra bixha e faji amerikes e perendimit qe i perkedhelin se ska me popull legen se to

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje