FOTOT/ Vijon “mosbindja ndaj djegies” në PD, një tjetër demokrat kërkon mandatin në KQZ

9 Prill 2019, 14:32Politika TEMA
FOTOT/ Vijon “mosbindja ndaj djegies” në PD, një

Numri i deputetëve nga radhët e opozitës së re po rritet dita ditës. 

Sot një tjetër kandidat për deputet, Andi Përmeti ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që në mënyrë të tillë të marrë mandatin. 

Përmeti është kandidat në listën e PD për qarkun Korçë dhe anëtar i kryesisë së FRPD.

Ndërkohë sot KQZ i dha mandatin dy deputetëve nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës.

Halil Jakimi mori mandatin e deputetit për qarkun e Dibrës, ndërsa Arlind Çarçani për qarkun e Korçës.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje