Përplasja tek Bulevardi i Ri, Rudina Hajdari takon banorët e "Bregut të Lumit": Ju nuk keni faj, çështja të çohet në Strasburg

9 Prill 2019, 12:50Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka vizituar sot në mesditë banorët e Bregut të Lumit, banesat e të cilave janë prishur pasi preken nga projekti për zgjatimin e Bulevardit të Ri. 

Gjatë takimit që pati me ta Hajdari tha se kjo çështje duhet të çohet deri në Gjykatën e Strasburgut. 

“Ju nuk keni faj. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që këtë çështje ta çojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. Do ta çojmë në Gjykatën e Tiranës, Gjykata e Apelit dhe jam e sigurt që do fitoni.  

Unë e di që ju nuk keni forcë tani, por duhet pak gjakftohtësitë, që kjo mos i ndodhë më familjeve të tjera.  

Kjo nuk është hera e parë që policia shemb banesat në këtë mënyrë barbare. Duhet të gjejmë mënyrën për ta zgjidhur.”– tha Rudina Hajdari.  (TemA) 

 

5 komente në “Përplasja tek Bulevardi i Ri, Rudina Hajdari takon banorët e “Bregut të Lumit”: Ju nuk keni faj, çështja të çohet në Strasburg”

  1. tito says:

    Ne cfare gjuhe flet kjo banorja se shqip sikur nuk eshte?! Para se te cosh me te drejte ne strasburg ceshtjen, co njehere ata qe zune ato toka dhe ata qe kane dhene leje per to. Punet e mira behen me radhe.

  2. Alban says:

    Pirdh ne te! U be ky Strasburgu si gomari i millonait. Po mire mo ato parat qe i vendosin gjoba Strasburgut shteti shqiptar, kush i paguan? I paguajne ata qe punojne e paguajne taksa. Ata qe prodhojne! Jo Rudina me shoqe, qe prodhon lloqe kavaje. Une personalisht nuk dua qe asnje para nga taksat e mia, te vete per kompesim te uzurpusve madje as te ish-pronarve bashkepuntoreve me fashizmin e tradhtareve te atdheut.

  3. ariff says:

    …. e zeza Vane ! Po mbeti zgjidhja ne dore te keti produkti bastard , shkoni dhe mbytuni me nje pike shure.

  4. J says:

    Në Strasburgut çeshtjen e çojnë pronarët e tokave jo patriotët e tu malokë dru më pre që vodhën zaptuan dhe vranë o farë e keqe jo vetëm për shqipërinë por për gjithë ballkanin. Pse nuk i ço tek apartamentet që të la trafilanti me të korruptuarën. Ky qeka shteti që keni në mendje ju ?

  5. azem rrupi says:

    Co njehere vjedhjet e tyteti dhr sateme qe i kane beri ketij vendi, pastaj pronat e paligjshme qe kane zene shpellaret tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje