Kontroll të papritur në Shkodër, Erion Braçe tallet me Voltana Ademin: Për të edhe qentë lexojnë

9 Prill 2019, 11:38Politika TEMA
Kontroll të papritur në Shkodër, Erion Braçe tallet me

Erion Braçe ka bërë një vizitë në qytetin e Shkodrës ku ka inspektuar një sërë drejtorish në qytetin verior.

Zëvendëskryeministri tha para mediave se edhe pse vizita e tij ishte në orët e para të mëngjesit, ka konstatuar se punonjësit kanë qenë në punë.

Numri dy i qeverisë tregoi se problemi kryesor janë vendet bosh në disa institucione.

Ndër të tjera ai ironizoi edhe kryebshkiaken Voltana Ademi lidhur me monitorimin e qenve endacakë në qytet.

“Jam këtu ashtu siç e kemi thënë për të inspektuar drejtoritë rajonale. Kam ardhur që në 8 të mëngjesit dhe i kam gjetur në punë në shumicën e drejtorive ku isha prezent.

Ajo që më shqetëson është vendet bosh që janë në disa institucione të ndryshme të cilat duhet të   plotësohem nga te rinjtë dhe për këtë nuk i duhet askujt tesara e partisë. Ketë herë në Shkodër në orë  8 të mëngjesit kazanët e mbeturinave ishin të pastruar por afër bibliotekës gjeta qentë endacakë dhe me duket në Shkodër per krye bashkiaken edhe qentë lexojnë.

Patjetër që kemi kandidatet për Shkodrën per zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se Partia Socialiste ka një projekt të madh pë r ta ndryshuar komplet imazhin e këtij qyteti.

Me vjen keq për mënyrën si është ndërtuar Shkodra, edhe për ndërtimet dhe jo thjeshtë per mbeturinat që nëse s’janë në kazane janë në shumë vende të tjera që nuk janë pastruar dhe për këtë bashkia Shkoder ka marrë shumë gjoba nga institucionet. Sa i përket zgjedhjeve patjetër që do te futemi në zgjedhje dhe është normale që opozita të kundërshtojë qeverinë.

Kushdo që të jetë opozita në do futemi në zgjedhjet. Sinjali dhe mesazhet e ndërkombëtareve janë të qartë duke thënë se Parlamenti është legjitim, zgjedhjet kanë qenë legjitime dhe do jenë legjitime.

Zoti Palmer, zëvendësndihmës Sekretari amerikan të shtetit që është në Tiranë është një nga ata që ka lobuar fuqishëm për përparimin e Shqipërisë dhe proceset në të cilat ndodhemi.

 Kujtoni ju se unë nuk kam sinjale për blerje votash në Shkodër. Edhe në Shkodër ka patur blerje pafund votash por na keni dëgjuar ndonjëherë të kontestojmë krye bashkiaken Ademi, asnjëherë përderisa zgjedhjet janë certifikuar si legjitime. 

 Do vazhdojmë të punojmë fort në çdo qytet për të ndryshuar imazhin, edhe në Shkodër”, tha Braçe.(TemA)

13 komente në “Kontroll të papritur në Shkodër, Erion Braçe tallet me Voltana Ademin: Për të edhe qentë lexojnë”

  1. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Braçe, ja ke fut kot plako.
    Zgjedhjet janë njohur, por kjo s’do të thotë që abuzuesit në proçesin e votimit dhe numërimit nuk duhet të dënohen .
    Denoncoini dhe drejtësia ti gjykoj .

  2. Egiri , dhe jo vetëm . says:

    Na e ka shpif kjo Voltana. Jena pendu qi e kana zgedh .

    1. u dhime duke qare says:

      Zgjidheni prape, qe te shkoni ne cmendine ? ? ?

  3. Shkodra Loce says:

    Une du nje kryebashkiak qe punon…!

  4. 666 says:

    O z. Erjon , asnjehere nuk ka fitu P.D ja vetem se te jan shit komisioneret tuaj pra te (P.S se ) , Ndersa ne disa qendra votimi jane kercenu me jete komisioneret tuaj nga njerez te P.D se pra si parti demokratike qe presupozon demokraci ata e kan kuptu mire demokracine nepermjet hurit litarit dhe armes pra sipas tyre kjo eshte demokracia qe njohin ato . Kjo po duket edhe sot neper protesta qe kerkojne te ik kjo qeveri pra ikni ju se keshtu duam ne duam te qeverisim ne pa bere zgjedhje se ne jemi te forte dhe do te beni si themi ne . Ja pra kjo eshte demokraci e kulluar .

  5. Edhe Brace tallet? says:

    O Zot, cfare behet keshtu! Deri me sot kishim lexuar ne Tema, se Edi Rama tallet me te gjithe figurat e opozites, tani shohim qe dhe Brace ka filuar te tallet. C’te jete valle kjo sjellje e pushtetareve? Apo mos ndoshta Tema ka njerez aq te varfer ne shprehje, sa per cdo veprim dhe qendrim te pushtetareve nuk gjejne te perdorin fjale tjeter vec tallje, tallje, tallje…. Pse ky qenka misioni I Rilindjes, vetem te tallet me opoziten?

    1. Nick says:

      Po se mos ndermorri opozita ndonje veprim legjitim e serioz dhe nuk iu pergjigj qeveria me te njejtin seriozitet!

    2. I riu prej Shkodre says:

      Asnje nuk eshte tallur.Te thuash qe jane tallur ata te rilindjes,do te thote te shpifesh.E verteta e te vertetave eshte se, ne shkoder votat jane mare nga pd-ke nen kercenimin e dhunes me automatik,duke u thene komisionereve se e ke vendin ne lum dhe lumi ne det.Pra Shkodraneve u eshte tjetersuar vota,u eshte mare me force.NE SHKODER NUK FITUAR ASNJEHERE PD-KE.

  6. rroc knoku says:

    erjon brace dhe te tjere sherbetore te se liges deri ne cmendine
    deri dje ja u fuste maloku i vicidolit karin ne goje ju degjeneronte nga para mbrapa dhe poshte sa e vute bythen ne karrige i hypet popullit kalaqafe dhe po veproni me keq se mallkimi i vicidolit. shpresoj se zoti ka veshe dhe sy per bemat tuaj dhe bashke me pasuesit e ligesise ju dergofte ne ferr brenda ketij viti se ligesia juaj ska kufi ju rafte e keqja mbrapsht tek fmija tek cdo gje qe ju doni para dites se gjykimit .

  7. Shpetimi Debatik says:

    Ua ka shpif Volt’hajna !???.
    Qe diten kur vendoset tubat fyll
    ne vendin e bustit te 5 heronjeve……………. e mori ferra uraten.

  8. Ar says:

    Robt. Mos I prek qent endacak. Apo kerkon ti eliminish si velina kucka tiranes. Plere. Zhuls milioner.

  9. Sa keq says:

    Eshte per te ardhur keq per komunikimin llum te institucioneve edhe nga politikanet e rinj ne moshe. Perse mos te pergezohej gadishmeria e stafit qe u gjet e gjitha ne pune ne orarin e caktuar, gje qe eshte problematike ne te gjitha institucionet. Perse te mos lavderohet pastertia e qytetit?! Problemet e brendshme qe u verejten mund te diskutohen brenda per brenda dhe ska nevoje per perbaltje te kota ne rrjete sociale. Pergezojini dhe motivojini njerezit ne punen e tyre dhe korrigjoni aty ku ka gabime pa fyer askend se ne fund te dites, askush nuk eshte I perkryer. Fatkeqesi per atmosferen qe keni krijuar!

  10. Qytetar says:

    Kontrollet per orarin e punes,aplikohen nga tipat autoritare dhe te pa afte !
    E perbashketa tjeter eshte,kjo zhvillohet kur ata sapo Jane emeruar ne detyre !
    Bracja ne mos gabohem,nuk ka qene drejtor apo drejtues i larte i administrates ,duke qene i paafte per kontrollin e bashkise,eshte marre me qente e rrugeve.
    Kontrollet shoqerohen me plan kontrolli dhe specialistet e fushave qe do kontrollojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje