Rrëfehet Mimoza Ahmeti: Kush ishte Jusuf Vrioni, dashuria me Ramën, Ornela Vorpsi dhe Fatos Lubonja!

9 Prill 2019, 10:56Politika TEMA
Rrëfehet Mimoza Ahmeti: Kush ishte Jusuf Vrioni, dashuria me Ramën,

Nga Mimoza Ahmeti

As unë nuk e dija deri atë mëngjes kur ra telefoni: “Jam unë, tha ai, sot më 11°° te Lidhja e Shkrimtarëve.” Kishte fytyrën e habisë natyrale dhe sytë e tij ishin dy flegra pas të cilave montohej në distancë inteligjenca, trupi i tij i mëndafshtë i pështjellë me një kostum në filenë e të cilit gëzohej një trekëndësh shamie.

Dridhesha, si para një violonçeli të akorduar që nuk dija si prekej. Ai me siguri e vuri re këtë dhe: “A e dini përse ju kam kërkuar?”

“Po!”, i thashë, pa ditur kurrgjë, “Kishit ndier që doja të njihja një njeri sëre, diçka si puna juaj, d.m.th vetë ju, gjë që e kisha shtyrë gjithmonë për më tej pasi nuk po ndodhte. Jeni e çuditshme”, ia bëri ai.

Pastaj sikur të kish zbritur një vranësirë pranë i erdhi kujtesa:

“Vija nga Milano më 1944. Disa ditë vakancë në vendin tim… Kush mund ta mendonte se anglo-amerikanët do të na linin ashtu… Ishte më e besueshme të mendohej se Toka do të rrotullohej në të kundërt. Më futën brenda, 12 vjet, para meje, ç’varrosën tim atë dhe ia hoqën kufomës dhëmbët e florinjtë, i hodhën eshtrat e tij…

Në qeli flija me gjoks, pasi më shpinë lagështira të bën tuberkuloz.

Çfarë dinte për mua Jusuf Vrioni?

“Më thoni”, tha ai, “a keni bërë dashuri me Edi Ramën?” Kjo ishte një pyetje hapsaqe, nuk mund të them budallaqe, që Jusufi e hodhi si zar në mes të bisedës sonë. “Nuk po ju kuptoj”, pëshpërita. “Asgjë”, buzëqeshi ai, “si të doni!”

“Jemi puthur pa pështymë. Kaq!”, iu përgjigja.

“Pa pështymë- Ho, ho, ho”, qeshi ai lehtësisht sikur diku në një trup tjetër zemrën e tij e grithnin me gjilpëra.

“E çuditshme, jeni e çuditshme!” Por ndieja se ai nuk qe aspak i çuditur deri në lëvizjen e dorës që shtynte limitin dhe pashë se çuditej pse nuk çuditej fare.

“Thomëni”, ia bëri ai, “do të bënit dashuri me mua?”

(Ishte e treta herë që takoheshim, këtë herë në shtëpi)

“Nuk mundem, nuk kam aftësi.”

“Thomëni që nuk ju pëlqej.”

“Përkundrazi” i thashë, “por s’kam predispozitë.”

“Si të doni.”

Dhe filloi të tregojë për një Princ të Anglisë: “E dini si bënte dashuri ky princ me të dashurën e tij? Në dy shtretër përballë, lakuriq, të dy, vetëm shiheshin. Do t’ju pëlqente një dashuri e tillë me mua?”

“Ky kuriozitet më bën të shkoj”, thashë dhe u çova.

“Epo mirë. Si të doni!”

Çudi, e ndieja se Jusuf s’më kish për shije, psherëtinte për femër dhe ja s’i vinte aspak rëndësi refuzimit tim, ndaheshim si miq, takoheshim me mall. Një lloj emocioni që mua më tensiononte disi ndërsa atë veçse e hidhte në harrimësi zhvillimesh, ku dëgjimi im nuk kish fort rëndësi për të.

Ç’ishte jeta për Jusuf Vrionin?

“Kur dola nga burgu kisha një fizik të përsosur, ja fotografia, falë stërvitjes së vazhdueshme të një vullneti për liri. Isha në plazh me gruan dhe me dy miq të familjes. Notoja, shkoja larg, ata më shikonin, sa larg shkon Jusuf Vrioni thoshin dhe prapë, për së dyti, hyra në det, luanin karta ata në çadër, shkova shumë larg, aq sa munda, u ktheva. Në breg një e rrahur zemre e fortë, e pashë se do të vdisja. U shtriva. Çfarë perëndimi…

Nuk mund të gjej ditë më të bukur për të ikur nga kjo botë, mendova. Desha të vdes, me gjithë shpirt! Ishte një ditë e mrekullueshme për të vdekur, më kuptoni, ju ka qëlluar ndonjëherë? Por nga çadra erdhi njëri nga miqtë e mi. “Pije këtë kokërr, Jusuf!” Refuzova me dorë. “Duhet ta pish, ndryshe familjen tënde dhe ne do të na internojnë, sepse ti refuzove mjekimin dhe kjo është shfaqje e huaj.”

E piva. Gëzohem, i thashë, tani jemi bashkë dhe keni një lëkurë më të butë se mëndafshi.

“O sa e mirë jeni”, tha ai për mua dhe unë kujtova se tha për lëkurën e vet.

Ku jetonte Jusuf Vrioni?

Jetonte në vilë, tani të gjithën, dikur vetëm katin përdhesë si i deklasuar që ishte. Kishte edhe një tjetër vilë që ia banonte një anëtarë i Byrosë Politike dhe një tjetër në Paris të tjetërsuar po ashtu dhe shumë prona të pamata, të pushtuara të cilat s’i mori kurrë pasi, siç tha:

“Nuk kam ndërmend të rri pas dyerve!”

Vitet e fundit i kaloi në Paris, e mora në telefon një ndër herët, por e shoqja:

“Doni Jusuf Vrionin?

Po, dua Jusuf Vrionin.

Kush jeni ju?

Jam Mimoza Ahmeti, si gjithmonë.

Nuk e dini se Jusuf Vrioni është i martuar?

Po edhe unë jam e martuar

D.m.th ju pëlqen Jusuf Vrioni?

Sigurisht që më pëlqen Jusuf Vrioni!

Ashtu?

Po, kështu !

Bram. (u mbyll telefoni)

Kush ishte Jusuf Vrioni?

Jusuf Vrioni është një matuf sklerotik më pat thënë Edi Rama. Aman, Jusuf Vrioni ashtu bën për të. Gjitha femrat, më pat thënë Ornela Vorpsi. Shërbëtor dhe servil regjimi, më pat thënë për të Aurel Plasari. E dija që nuk qe kështu, por një gjen bastard midis gjenesh gjeniale qeshte te të gjithë miqtë e mi. Jusuf Vrioni ishte perri njerëzore dhe nuk e kishte këtë gjen që ndoshta përfundimisht ndan sërën nga vulgu. Ishte e fundit specie e tillë edhe për ne në Francë tha Claude Arnaud, një shkrimtar provokativ nga Parisi, në atë kohë homo, fytyra e të cilit ishte abstraksion i gjallë i intelektit:

Ishim në veturë të dy, me Jusuf Vrionin dhe ndalova, pasi përpiqte këmbët, qante dhe thoshte: Kam jetuar shumë, o sa e padurueshme të jetosh kaq gjatë! Doja ta qetësoja, por ishte e pamundur… Jusuf Vrioni ishte i një elegance të rrallë! Vuante nga një egoizëm i shfrenuar tha Ismail Kadare, padroni i tij, sikur i vinte inat që po jetonte! Duhet të gëzohesh, i thosha, në vendin tënd njerëzit gëzohen të jetojnë kaq gjatë… Po ç’jetë është kjo pa rini, pa para dhe pa femra?

“Ҫ’Paris është ky?”- më sulej mua. E tillë është jeta tani edhe për të rinjtë e Parisit, Ti njeh Parisin e paraluftës, por ky i konsumizmit është ndryshe. Mos kërko gjëra që nuk janë më!-

Më shpjegonte Ismail Kadare me mllefin e atij që ka humbur mjeshtrin. Ishte telefonata e fundit në kohë elektorale: Mora vesh se po hyni në politikë lodroi zëri i tij, e bëni ju, e bëni, nuk ka gjë që s’bëni.

Në të vërtetë:

“Edhe këtë e bëtë?”,- më dukej sikur tha, dhe unë që doja t’i thosha se ishte thjesht një trill tragjik imi, për të parë nga gryka e një pusi të zi dhe se…

Por një dardhë e pangrënë më bllokoi fytin dhe një memecëri u përhap në qenien time… Pak ditë më pas shoh në ekran se ka vdekur. “E zhgënjeva!”, ishte mendimi i parë, nuk priti më tutje, një i velur që s’i hahet më.

Do ta konceptoj më vonë se ka vdekur. Dhe fika ekranin me gjakftohtësi.

Punë e madhe se vdiq Jusuf Vrioni, më ke mua, tha Ornela Vorpsi, e cila tani nuk ngre as telefonin. Shëtisja vetëm trotuarit, me një fustan ruzhë idol, e pata veshur një herë për Jusuf Vrionin… Frynte. Frynte një zbrazëtirë e pashpjegueshme në gjithë kryeqytetin. Një zbrazëtirë moti e përzier me zbrazëtirë politike, si një eros i vdekur.

“Ç’më bëre, Jusuf Vrioni!”- thirra befas. “Si vdiqe pa më marrë leje?”

Kindat e fustanit i tërhiqte zbrazëtia dhe flokët një vetmi e pashpresë dhe krejt e ndjeva veten vejushë midis gjithësisë së ve. Ishte diku një foto e jona në duart e një reporteri, një foto e bërë në ballë të Notre Dame de Paris. Unë zbathur, sandalet e mia pak më tutje.

Kështu ishim baras të gjatë. “O sa e mirë jeni!”- ia pat bërë ai për gjestin tim, ndërsa mua më dëgjohej: “O sa e mirë që jeni ju o qenia ime, Jusuf Vrioni, ti je vërtet Nobel.”

Kishte në këtë dëgjim diçka të përafërt me prezencën time që i nevojitej për të rënë në zhvillime harrimësie- dhe asgjë më shumë! Rast i veçantë:

Isha në Romë kur ia citova Fatos Lubonjës këtë poemë.

Vërtet, ç’i pëlqeje, Jusuf Vrionit?- ia bëri ai, “atë e tërhiqte edhe Ҫashku për hunde.”

“Po, ti, përse ma thua tani, pikërisht, këtë?”

“Vëmë dhe mua në listën e atyre miqve…”,- tha duke qeshur mes çiltërsisë dhe djallëzisë.

“Të lutem, përsëriti, mos harro!/dritare.net

*Koncept për një transplantor kulturash që iku pa më marrë leje!

25 komente në “Rrëfehet Mimoza Ahmeti: Kush ishte Jusuf Vrioni, dashuria me Ramën, Ornela Vorpsi dhe Fatos Lubonja!”

  1. une says:

    Brilante por e ke “prishur” me djallezite e Fatos Lubonjes! Eshte i tille djall me brire! I djallezuar sikur e ka pjelle “lugati”!

  2. ideali says:

    Nje e marre e lindur dhe nje sherbetor i perkulur.

  3. Uomo qualunque says:

    Ore me duket mua apo cdo gje eshte vari.k. ? Personi qe shkruan, persoazhet qe permend dhe vet historia qe tregon. Nuk e di cfare eshte kjo mimoza po me duket totalisht ordinere dhe volgare.
    P.s.
    Volgar nuk eshte ai qe perdor fjale te pista.

  4. Skulptori says:

    Ma zbukuruat diten me kete shkrim pa kornize Mimoza.

  5. Henry says:

    Per te te ardhur keq per te. Neser do shkruaje qe ka qene e dashura e Lulit….

  6. Lini says:

    Bravo,Moza !
    Lexohesh me deshire.

  7. Babale says:

    Jo se i mungon mendja, po kjo eshte e vajtur!

  8. TIRANA says:

    Kam pasur rastin ti njoh te gjithe personat qe permenden ne kete shkrim, perveç Edi Rames!
    Te gjithe kane qene ose jane me goditje ose me sakte me shkarje ndonje prej tyre e ka shkarjen te rende! Sa per Edi Ramen qe nuk e njoj ju e dini vete se sa rende i kane shkare ‘Dhjamrat”!!
    Shkrim fare kot per persona fare koti, kot fare, kot or kot!!! E tmereshme si u quajkerkan shkrime dhe personazhe keta kokrra ..!! Me vjen vertet per te qeshur!!

    1. Grigor says:

      Po mor mik, por kesaj i duket vetja moderne. Ndersa disa te there do na quajne katunare mua dhe ty, sepse ne nuk e kuptojme kete zhanrin modern te Mimoza Llastices.
      As ata nuk e kuptojne, por u vjen turp te mos duken modernë.
      Psh, dikush sheh Edi Ramen me atlete dhe pantallona apo tuta treçerekshe, dhe thote: “Shif mer jahu, sa modern o ky.”
      Ne te dy e shohim dhe themi, “çfare trapi”. Por ama, nuk jemi modernë.
      Te kuptohemi, te nderuar Socialiste, nuk e kemi fjalen per Edi Ramen kryeminister. Vendimet e tij politike i gjykojne te tjeret dhe historia. Ne flasim per ate Edi Rame qe ha buke, shikon film, shkon ne banje, behet kaps, ha banane, del me femijet dhe gruan xhiro, etj.
      Lere pastaj, te kthehesh nga Saliu. O nene, o nene, o nene, do thoshte Jovan Bregu i shkrete.
      Saliu eshte kaps 24/7, dhe ka diarre nga goja.
      Ata qe ka permendur Mimoza Jane gjysem trapa, ndersa Saliu eshte nje trap e gjysem.

  9. Visconti says:

    Mimoza Ahmeti eshte nje shkrimtare brillante qe nuk zvenitet kurre nga lluci i katunareve qe i duhet te mesojne shkrim e kendim perpara se te hapin syte qe te kuptojne pse …. Ah sa keq qe nuk ka me mimoza ne shqiperi ia mori frymen marrezia barkalaqe e te uriturve pa mend

  10. ceni says:

    Idiote e lindur per te shkruar pak vargje…asgje me teper!

  11. ABC says:

    Znj.Mimoza.Me ka pelqyer pena juaj.I adhuroj ata shkrimtare qe me bejne te mendoj kur lexoj mes rreshtave.ate qe nuk shfaqet por duket,ndjehet me presence mendimi hapesinore do ta quaja .Shpesh e them qe nje shkrimtare e afte eshte normale te mos kuptohet nga cilido,por e rendesishme eshte te lexohet ,te kuptohet e te shijohet nga lexuesit e afte.Ne mendjen time shkrimi yt me la shije te mire.

  12. Shqiptar says:

    A mund te ma shpjegoj dikush se çfare deshi te thot Mimoza…?

  13. samo says:

    nje shkrim i bute qe ngjason me nje poezi erotike, duke njohur dhe poezite e mimozes po ashtu dhe personazhet e mesiperm

  14. DoReMiFaSol says:

    Në se Edi, i marrosur nga ndonie pejsazh i bukur parizien, të paska pa puth ty ( ta zëmë ) të paska bërë nder. Pamja jote flet vet, poor për çfarë je e famshme ti, janë marrezitë e tua. Merr të shkruash je kot, të këndosh e te pikturosh ndoshta ke më vlerë. Si duket je harruar nga njerëzia kohët dhe i the vehtes hajde se po rishpërfaqem me këtë budallallëk tëndin të radhës. Te gjithë, me kalimin e viteve, sikur u poqën nga pak, vetem ti i mbete besnike vehtes tënde me idiotësitë e tua. Tani te kthehemi te miqte e ngushtë që i shkojnë më së miri prerjes tënde të tipit Plasari e Lubonja, e kisha llafin….apo ç’ia vlen te merresh edhe me ata.

  15. xhokonda says:

    o moza ca merresh me ate idjoten ornela vorpsi ! ajo eshte kot si shkrimtare ku krahasohet njeri me moza ahmetin ! ajo debilja ornela vorpsi erdhi me marre ca euro !

  16. Gëzhuta says:

    Shqiptari
    Mimoza thotë që ditën kur vdiq vrioni të ish në një dhomë me tre krevate
    Të plotësohet peisazhi i princit anglez
    Atë që se bëri në të gjallë ta bënte më të vdekur
    Si tek shtëpia e shpirtrave të ALENDES

  17. ceni boston says:

    kjo eshte degjenerate komplet, ca modern ore? Pse kjo na qenka modernja?! Moderne quani kurvllikun te tipit vrima! Po ikni ore me gjithe keto kara kurvat moza, lubonja, plasari. vorpsi e bashke me edin …qe as emrin nuk dua tja u shkruaj me germe te madhe…

  18. KY SHKRIM NUK ËSHTË STILI QË MË PËLQEN.
    KUSHDO SHKRUAN Ç’TI VIJË PËR MBARË.
    KA KUSH GJYKON.
    UNË JO QË JO.

    AMA !

    QË MË VJEN KEQ PËR ISMAILIN DHE BULEN TË CILËT RASTËSISHT MUND TË JENË PRINDËRIT E KËSAJ MIMOZËS MË VJEN SHUMË KEQ BILE.
    MOZËSH I THEM SE MË NGJAN SI KOLLODOKU I MAKINËS NDRYSHE I THONË BOSHTI EKSCENTRIK.

  19. Nick says:

    Nuk e kuptoj pse znj ka pranuar te botoje ne kete portal …
    Gjykohet nga majmune qe ne rastin me te mire nuk e kuptojne ose ne te kundert e urrejne artin …

    1. hysa says:

      kurvllikun quan art ti o Nick! Art medioker!

  20. Lili says:

    Aq kot, sa s’ia vlen pos me permend njereze kot me famen e Vrionit

  21. Ramodani says:

    Po kujt i interesojne keto gjera.

  22. Fredi says:

    Kjo Moza na thot i shkova nshpi njonit i shkova nshpi tjetrit. I pari ish vesh me kostum menafshi dhe une nuk dija ca te thoja. Ec e mere vesh po per ç kish shku kjo per rum servis. Ne t tjeret o vllajo ku shkojme per vizit i njofim robt. Po kte ornelen ca e ka kjo, edhe ksaj i ka shku per rum servis.

  23. lea says:

    aman o moza ti dhe kjo vorpsi keni vdek per edi ramen ! aman i moza kjo ju ngjit rames sa e ndau nga gruaja ! kjo vorpsi nje femer e felliqur ! nje femer pa talent qe e futi mami i bukur ne shkolle ! ca shkrimtare eshte ajo debile ! ku krahasohet ajo me ty o moza si shkrimtare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje