Lobimi rus i PD, zyrtari i lartë amerikan: Çështja është në hetim. Moska kërkon kaos dhe një situatë jo bashkëpunuese

9 Prill 2019, 13:03Politika TEMA

Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer thotë se lobimi rus i PD kundër emërimit të ambasadores së SHBA-së Kathleen Ann Kavalec është nën hetim. 

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Palmer  shtoi se shumë shpejt Tirana zyrtare do të ketë së shpejti emrin e kryediplomatit të ri amerikan. 

“Senati amerikan nuk është se e ka rrëzuar emërimin e Kavalec. 

 Lobimi është normal ose legjitim përsa kohë është brenda rregullave dhe transparent dhe i qartë. 

 Është një çështje që është duke u hetuar dhe nuk mund të japë detaje në lidhje me të”, tha Palmer. 

Gjithashtu Palmer është pyetur edhe në lidhje me influencën ruse në vendin tonë, duke theksuar se “Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Amerika kërkon bashkëpunim mes vendeve dhe transparencë, ndërsa Rusia kërkon kaos dhe një situatë jo bashkëpunuese. Ne duam të ardhme për vendin”, tha Palmer. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje