Nga Kreshnik Spahiu
Sot, rreth orës 13:00 dola nga zyra për të pirë një kafe me kolegët. Dhe kur ata vazhdonin një bisedë juridike, unë u tragova i paduruar dhe si shqiptar tipik që jam, hapa celularin të kontrrolloja lajmet nga Shqipëria. Isha shumë i shqetësuar për qëndrimin amerikan mbi krizën atje në Shqipëri.
Hapa 6 portale që anojnë në krah opozitar, por asnjëra s’kishte lajme për Zotin Palmer. Çdo portal që mbështet opozitën ishte mbushur me 30 lajme nga protesta tek “Bregu i Lumit”
S’kisht si ndodhte ndryshe: Amerika i kishte vënë kryqin jo thjesht opozitës, por marrzisë anti-amerikane të Sali Berishës.
Berisha po tentonte me lajme kot të sfumonte diplomacinë amerikane duke sajuar zhurmën e “Bregut të Lumit”
E tmerrshme thashë me vehte: Po tani si do justifikohen demokratët, sepse këtë nuk e akuzojnë dot as që e ka blerë Soros?
Jam i sigurtë që edhe zotin Palmer do e shpallin armik. Kështu kanë bërë me çdo diplomat amerikan.
Po pse në 27 vite PD-ja akuzon si armiq të demokracisë dhe të korruptuar çdo ambasador amerikan që ka punuar në Shqipëri? Për korrektësi të historisë diplomatike shqiptare po rendis 10 faktet e mëposhtme:
1- 1991- 1994 William Reyerson, i vetmi ambasador amerikan që ka mbështetur PD, por që do të shpallej si armik 23 vite më vonë, në vitin 2014. Reyerson u konsiderua armik nga PD për shkak se kërkoi që Berisha të dalë në pension dhe mos jetë as deputet në parlament, sepse pengon PD.
2- Joseph Lake 1994 – 1996, u shpall si armik dhe përkrahës i PS për shkak se kontestoi projekt-kushtetutën e iniciuar nga PD në vitin 1994, kërkoi lirimin e 5 minoritarëve grek të Omonias të arrestuar si agjentë të Athinës dhe mbështeti kryetarin e Gjykatës Lartë, Zef Brozi, që kundershtoi ish-presidentin asokohe. Në këtë periudhë kongresmenët Engel dhe Lantosh nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit që vizitoi Shqiperinë në qershor të vitit 1996 nuk pritet në takim nga ish-presidenti i atëhershëm. Lake do të largohej më pas nga Shqipëria dhe vendin e tij do ta zinte Marisa Lino.
3- 1996 – 1999 Marisa Lino. PD akuzoi ambasadoren Marisa Lino si të implikuar në rebelimin e armatosur që rrëzoi qeverinë. Ndërkohë që populli ishte i armatosur dhe në gjëndjen jo vetëm të jashtëzakonshme, por edhe në luftë civile, ambasadorja amerikane M. Lino do të dilte në një deklaratë në RTSH për të siguruar shqiptarët se Ambasada do të qëndronte hapur dhe bashkë me të do të qëndronin dhe 12 punonjës të Ambasadës amerikane, por më vonë ajo dhe shtetas të tjerë amerikan do të evakuoheshin me “Sikorsky” nga marina amerikane.
4- 1999 – 2002 Joseph Limpreht. PD akuzon ambasadorin amerikan Joseph Limpreht për bashkëpunim me Fatos Nanon dhe fill pas vrasjes së Azem Hajdarit fishkëllehet dhe pritet me sharje në selinë e PD. Më vonë Limpreht do të ndërronte jetë dhe vdekja e tij do të përgojohej nga mediat pro PD për histori banale rozë.
5- 2002 – 2004 James Jeffry. PD akuzon ambasadorin James Jeffrey si guvernator të Shqipërisë dhe ai largohet nga Shqipëria pa përfunduar mandatin drejt një misioni më të rëndësishëm në Irak dhe Afganistan.
6- 2004 – 2007 Marcie Ries. Zonja Ries njihet si një nga ambasadoret që mbështeti fillimin e karrierës së Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, ku ky i fundit fitoi 3 mandate radhazi kundrejt PD (2000-2011). Megjithëse nuk është përfolur shumë, Ries nuk gëzon “respektin apo mirënjohjen” nga PD, e cila mbajti marrëdhënie të ngrira me të dërguarën e Washingtonit.
7- 2007 – 2010 John Withers, II. 7 Maj, PD do të akuzonte ambasadorin John Withers për flirte me ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama, se ata të dy manipuluan rezultatet e raporteve mbi korrrupsionin e qeverisë së PD. Ndaj Withers apo njohur ndryshe si “çokollata” nuk gëzon mirënjohjen e ish e të djathtëve, madje ish lideri demokrat në emisonin “Opinion” nuk do t’i përmendte as emrin, por do të shprehej se “ky zotëri” (Withers) ka bërë politikë personale me të. Pas largimit të tij Withers në një nga raportet e tij me titull “Ringjallja e fantazmës së komunizmit”, do ta etiketonte ish- liderin demokrat si një ish- komunist, sekretar partie, që përdor të njëjtat armë si dikur për të mbajtur pushtetin e tij.
8- 2010 – 2014 Alexander Arvizu. PD akuzon ambasadorin Alexander Arvizu si të blerë nga socialistët dhe mbështetës të paltformës për të sjellë PS dhe Edi Ramën në pushtet. Madje burime nga PD do të shpreheshin për largimin e tij si vijon:
“Alexander Arvizu u largua nga Shqipëria si mik i Edi Ramës dhe jo si i popullit shqiptar”.
9- 2014 – 2018 Donald Lu. Në vitin 2018 PD akuzon ambasadorin Lu si të blerë nga Soros dhe të korruptuar nga Edi Rama për një reformë të një anshme në drejtësi.
Në 17 maj 2017, mungesa e vullnetit për Veting shtyu PD ti afroj marrveshje Rames duke e lën në pushtet edhe 8 vjet me qëllim që së bashku të nxjerrin jasht loje projektin amerikan “Veting” në politik.
Ambasadori Lu u sulmua barrbarisht nga rrjetet sociale në një fushatë denigrimi të papranueshme të ashtuquajtur “Peshku i Madh”. Bojkoti i darkës së lamtumirës së PD me ambasadorin Lu të SHBA dhe Vlautin të BE, shënojnë kulmin e njē histori konflikti të PD me Washgtonin dhe Brukselin.
10.Viti 2019: Berisha nuk rresht në luftën e tij kundër diplomacisë amerikane!
Armiku i radhës është Palmer. Në këtë luftë, Rusia s’ka fare nevojë të financojë Sali Berishën sepse as ky nuk ka nevoj për paratë e Putinit se është aq i pasur, sa nuk e blen dot askush me para. Gjithsesi një gjë është e sigurtë që dhe shefi KGB të kishte qënë lider i opozitës në Shqipëri nuk do kishte qenë kaq agresiv me BE dhe SHBA.
Palmer është armiku i fundit sepse për Berishën kjo është fundi historisë.
Dhe kur Amerika të heq vizēn, përfundon tek Monika ose tek “Bregu i Lumit”
KETA TE GJITH DO PERFUNDOJN NE GROPEN E HALES,
BRSS-perfshi edhe artikullshkruesin, nje ish sahanlepires i Berishes qe u prish me Bashen se e la jashte listes per deputet.
Ktij kreshnikut dhe i ha dhe i djeg. Thot isha i shqetsu, se nuk dija cpo ndodhte nga ndermarja. Un per vete nuk isha i shqetsu se Amerika foli qart qysh dje se qeveria esht legjitime. Pastaj ku osh meraku o Kreshnik qe Amerika apo ti menove se amerikani do ti thosh Lulit se e ke mir e jepi gaz. Pastaj o kreshnik sa mir qe te ka dal pushimi per te shkruar gjith kte çarçaf . Pastaj edhe thu kam burimet e mia ne PD e LSI edhe thu u rreka neper portale per te gjet ndonj lajm. O ti perzotin te kenoq.
Pse Lulzim Basha i ngjan aq shumë Enver Hoxhës, apo pse Enver Hoxha i ngjan aq shumë… Lulzim Bashës
Që Lulzim Basha i ngjan nga pamja tmerrësisht shumë Enver Hoxhës të ri, ky është një fakt. Madje mund të thuhet se Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës edhe më tepër nga sa i ngjajnë këtij dy djemtë e tij. Këtë ngjashmëri janë përpjekur ta keqpërdorin edhe kundërshtarët politikë të Bashës, duke bërë aluzione për atësinë e tij. Por meqënëse nuk implikojnë dot drejtpërdrejt Enver Hoxhën, se Lulzim Basha ka lindur në vitin 1974, dhe në atë kohë Enver Hoxha ishte i shkatërruar fizikisht nga sëmundjet e shumta dhe nuk i shkonte ndërmend për aventura erotike, kanë dashur që ta shpjegojnë ngjashmërinë mes Bashës dhe Enver Hoxhës, duke implikuar njërin prej djemve të Enver Hoxhës. Por kjo është një përpjekje dukshëm e kotë se Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës më tepër se secili nga djemtë e tij.
Ngjashmëria mes Lulzim Bashës dhe Enver Hoxhës duket se vjen nga një tjetër linjë gjenetike. Lulzim Basha është me origjinë nga Drenica e Kosovës. Në Gjirokastër, që është një qytet i burrave të shkurtër, lindin shumë rrallë burra shtatlartë si Enver Hoxha. Babai zyrtar i Enver Hoxhës, Halil Hoxha ishte një burrë i shkurtër, madje më i shkurtër se gruaja e tij, Gjulo, cka duket edhe nga fotografite e botuara në librat e Enver Hoxhës. Nuk ka dyshime se Enver Hoxha ishte djali i një Halili tjetër, i Halil Musa Beut, i cili ishte Bimbashi i Gjirokastrës, domethënë shefi i policisë. Bimbashi në Gjirokastër njihej si Halil Boshnjaku, për shkak se familja e tij ishte nga Bosnja.
Fotografitë e Bimbashit ishin deri në vonë në muzeumin e Gjirokastrës, për të përkujtuar trimërinë e luftëtarëve të Cerciz Topullit që e vranë atë. Këto fotografi u zhdukën kur Enver Hoxha erdhi në pushtet. Arsyeja nuk është e vështirë të kuptohet. Nga këto fotografi dukej qartë se Enver Hoxha i ngjante Bimbashit dhe jo të atit zyrtar. Hipoteza se Enver Hoxha ishte djali i Cerciz Topullit bie për dy arsye të pakundërshtueshme. Së pari, Cerciz Topulli ka qenë biond, sic e përshkruajnë dhe udhëtarë të huaj të cilët e kanë njohur atë. Së dyti, në të gjitha versionet që janë dhënë për datëlindjet e Enver Hoxhës në 1908, nuk korrespondon koha kur Cerciz Topulli ka shkuar në qytetin e Gjirokastrës, me kohën kur ka nisur shtatzania e nënës së Enver Hoxhës. Nga kujtimet e Mihal Gramenos, që ishte bashkëluftëtar i Topullit, ne e dimë se kur kanë erdhur ata në Gjirokastër.
Deri vonë varri i Bimbashit ka qenë në Gjirokastër, por ai u zhvarros në mënyrë sekrete pak ditë para se Enver Hoxha të bënte vizitën e tij të parë në qytetin e lindjes, pasi erdhi në pushtet, në vitin 1947. Eshtrat e Bimbashit u morën dhe u dërguan në Tiranë. Se cfarë u bë me to nuk dihet. Disa nga arrestimet dhe pushkatimet e bashkëqytetarëve gjirokastritë të paimplikuar politikisht që bëri Enver Hoxha pasi erdhi në pushtet, kanë lidhje me obsesionin e tij për të zhdukur njerëzit që njihnin mirë historinë e Bimbashit. Të gjithë ata që e kishin njohur Bimbashin dhe kishin pasur miqësi me të, u vranë ose vdiqën në mënyrë misterioze shpejt pas ardhjes së Enver Hoxhës në pushtet. Në Gjirokastër pëshpëritej se Bimbashi që nga varri vazhdonte të merrte koka. Por janë akoma gjallë disa pleq gjirokastritë të cilët tregojnë se prindërit e tyre u kanë rrëfyer se Bimbashi thoshte se ishte shqiptar, dhe se kishte qenë gjyshi i tij ai që kishte shkuar në Bosnjë nga Vilajeti i Kosovës. Më pas, kur Austro-Hungaria e pushtoi Bosnjë-Herzegovinën në 1878, i ati i Bimbashit së bashku me bosnjakë të tjerë, emigroi në Shqipëri, ku që nga ajo kohë ka një bashkësi bosnjake në Shijak. Vetë Halil Musa Beu, Bimbashi, kishte lindur në Bosnjë dhe kishte ardhur në moshë të vogël në Shqipëri.
Përderisa Bimbashi, i cili kur u vra ishte rreth 40 vjec, i ngjante shumë Enver Hoxhës sipas fotografive, atëherë del se duhet t’ i ketë ngjarë shumë edhe Lulzim Bashës. Mos ndoshta Bimbashi, Enver Hoxha dhe Lulzim Basha i përkasin të njëjtit fisi nga Drenica e Kosovës, pra nga vjen dhe ngjashmëria e tyre gjenetike? Një gjë është e sigurt, Enver Hoxha, jo vetëm që nuk ngjante me gjirokastritët nga shtati, por nuk ka pasur aspak cilësi karakteri prej njeriu gjirokastrit. Natyra e Enver Hoxhës është padyshim shumë më afër njeriut drenicak se atij gjirokastrit. Prandaj, pyetja duhet shtruar jo përse Enver Hoxha i ngjan Lulzim Bashës, por përse Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës.
Enver Hoxha natyrisht që nuk ka qenë i vetëdijshëm për origjinën e tij nga Kosova, ndonëse ai ka qenë i vetëdijshëm për origjinën nga Bosnja, për shkak se ka qenë i vetëdijshëm që ishte djali i Bimbashit, të cilin e dinte bosnjak. Historia luan edhe rengje të tilla. E vërteta do të dilte në dritë nëse do të bëheshin kërkime atje ku ka qenë varri i Bimbashit se mund të kenë mbetur sadopak copëza kockash, të mjaftueshme për të bërë një analizë gjenetike, në sajë të teknologjisë së sotme. Por e vërteta mund të zbulohet tërthorazi edhe nëse Lulzim Basha pranon t’ i nënshtrohet një analize gjenetike krahasimore me Enver Hoxhën, gjë për të cilën natyrisht duhet dhe pranimi nga familja e Enver Hoxhës. Nga analiza gjenetike del nëse afërsia gjenetike vjen nga një shkallë më e largët, apo më e afërt. Nuk ka mundësi që në rastin e një analize gjenetike të lindin hipoteza të tjera, se babai i Lulzim Bashës, zoteri Xhelali ka lindur në 1936, kur Enver Hoxha ishte në Belgjikë, nga ku u kthye vetëm në korrik të atij viti. Kështu që afërsia gjenetike mes Enver Hoxhës dhe Lulzim Bashës do të thotë vetëm që Enver Hoxha ishte i biri i Bimbashit që në këtë rast do të rezultonte padyshim drenicak. Teste të tilla gjenetike janë bërë dhe nga personalitete të rëndësishme të vendeve të mëdha. Kështu, burri i Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, para disa vitesh dha lëndë gjenetike për t’ u bërë testi i eshtrave të pjestarëve të familjes Romanov, të carit të fundit të Rusisë, që u zbuluan në një varr të përbashkët ku i kishin hedhur bolshevikët pasi i pushkatuan. Në këtë rast Lulzim Basha do të jetë në rolin e Dukës së Edinburgut, burrit të Elizabeth II. Vetë familja e Enver Hoxhës duhet të jetë e interesuar për këtë test gjenetik, që të largohen dyshimet që rrinë pezull që nga zhvarrosja e Bimbashit.
Që të mos më mërziten edhe lexuesit e majtë, po iu tregoj një propozim që ua bëra disa të njohurve të mi veteranë nostalgjikë të Enver Hoxhës, të cilët i takova në Tiranë, te rruga pedonale midis Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Disa ditë pasi ishte ekspozuar portreti i madh i Enver Hoxhës në varrezat e dëshmorëve në Tiranë, gjatë ceremonisë zyrtare në 29 nëntor, ku merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i takova personat e mësipërm në kohën që Lulzim Basha ishte duke ecur në këmbë në atë rrugë pranë selisë së bashkisë të Tiranës. Nuk është gjë kjo që bëni me portretin e Enver Hoxhës iu thashë nostalgjikëve, tjetër gjë duhet të bëni. Ja ku e keni “Komandantin” të gjallë, dhe më ka moshën që kishte ai tjetri në Kongresin I të Partisë. Do t’ i shtyni tetë kongrese me të, sa me atë tjetrin, e ndoshta më shumë, se ky është mirë me shëndet. Prandaj nuk u mbetet vetëm që të merreni vesh në parti, ashtu sic e dini ju, bisedojeni me shokun Gramoz, dhe rrëzojeni atë që keni kryetar sot se iu është bërë si Koci Xoxe i gjatë, e vini Lulin kryetar. Unë jam i sigurt se ai pranon se të ardhmen politike e ka të errët. Vitin tjetër nuk ka për të kandiduar në zgjedhjet vendore, se nuk do të humbë drejtpërdrejt bashkinë e Tiranës. Por kur të humbë zgjedhjet vendore në 2015 dhe ato parlamentare në 2017 nuk i mbetet vec të ikë në Hollandë dhe t’ ia lerë partinë përsëri Berishës. A nuk është për të ardhur keq që ta lini t’ u ikë “Komandantin” që ua solli fati? Ja shikojeni, a nuk duket bukur po të vishet me rrobe partizane e të lidhë shaminë e kuqe në qafë? Imagjinoni si do të duket në festën e Pezës, pa kur t’ i zerë festat e brigadave partizane me radhë, ditët e clirimit të qyteteve. Apo nuk jemi në 70-vjetorin e clirimit këtë vit. Nuk keni nevojë pastaj të nxirrni portrete se e keni Enverin të gjallë.
Më dëgjonin me dyshim pleqtë, por duke parë Lulin sytë iu njomeshin me lot dhe dukeshin të menduar.
Ate prasin e Murizit more.
Analize shume e sakte te lumte Kreshnik….. Kjo eshte partia e Sali komunistit qe vazhdon ta quaj SHBA imperjaliste……
Ca lesh analize, KY shet pordhe Kot, bo sikur ne se dime qe Ishte me Sälen dhe Tani I kundervihet, KY mer daku e ka venin si Sala, basha, Mona e shume te tjere ne biruce, per vjedhje. Nje ish kld-ist hajdut pulash.
po mire o ‘lla, ne ca zyre punoka ky qe nuk ka kompjuter dhe i lexon lajmet ne celular?
Nuk e di ku jeton ore Kreshnik, por SHBAse nuk i thonë Amerike. Nuk ka shtet që quhet ” Amerike”. Është term që e përdorrethojnë një njeri në kafene dhe jo ne shkrime.
Ca lesh analize, KY shet pordhe Kot, bo sikur ne se dime qe Ishte me Sälen dhe Tani I kundervihet, KY mer daku e ka venin si Sala, basha, Mona e shume te tjere ne biruce, per vjedhje. Nje ish kld-ist hajdut pulash.
Shkullaku Uturaku, I keni rene shume larg per te sqaruar nje te vertete. Nuk bind ai version qe paraqisni. E vertete eshte historia tjeter per ngjashmerine mes Lulit dhe sh. Enver, si ngjshmeri mes gjyshit dhe nipit. Qe sh.Xhelal Basha nuk eshte i jati biologjik i Lulit kjo eshte shume e vertete. Po ashtu edhe historia e Bimbashit me gruan e Halil Hoxhes Kurse historia e prejardhjes se Lulit ka brenda fakte te frigshme qe implikojne Ilir Hoxhen me gruan e Xhelal Bashes. Ne ate kohe nena e Lulit punonte si sherbetore ne familjen e udhehesit te partise dhe te popullit dhe djalit te madh te Enver Hoxhes i doli nje rast per te shfryre epshet. Shto pastaj dhe rritjen e kopilit me asgje mangut nga blloku te bejne ta besosh kete histori. Gjithashtu edhe shpellari i Vicidolit qe kishte shume afinitet me familjen e Enverit ne ate kohe me shume gjasa ishte ne dijeni te kesaj historie roze. Dhe qysh ne ate kohe Ai kishte marre nje betim para familjes Hoxha qe kopilin do ta ndihmonte gjthe jeten. Nuk ka se si spjegohet ndryshe gjithe ajo afri e Berishes me Lulin deri edhe vendosja ne krye te Partise te nje personi anonim per shumicen e popullit, por jo per Berishen, qe per ta realizuar kete qellim shkoi deri ne vrasjen e rivalit te mundshem per kete post.
Shkulluku Uturaku per te gjitha je i sakte por Lulushi eshte i nipi i Enver Hoxhes, djali bio i Ilirit.
Kreshnik Spahiu eshte varianti “lab” i Frrok Cupit..
Epo Presi denti amerikan nuk thote:”God Bless USA”apo jo?