Nga Ilir Yzeiri
Nuk e mbaj mend dhe nuk e di se në ç’kontekst e përdornim këtë shprehje kur ishim fëmijë, por, në mënyrë të vagullt, kur thoshim « lakuriq me duar në xhepa » kishim parasysh atë që krekosej në mëhallë pa pasur asgjë që ta bënte kaposh apo të ngrefosur. Tipi që kapardisej me duar në xhepa, në përfytyrimin e fëmijërisë sonë ishte ai që kapardisej pa pasur asnjë cilësi apo asnjë truk që të dukej i tillë, sepse, nga të gjitha anët, ishte cullak, nga mendtë dhe nga rrobat.
Pikërisht kjo shprehje m’u kujtua kur pashë Lulëzim Bashën që po dilte nga zyrat e SHQUP-it në krah të zyrtarit të lartë amerikan, zotit Palemr. Lulëzim Basha u shfaq me duar në xhepa, vijoi të zbresë shkallët e godinës së SHQUP-it po me duar në xhepa (megjithëse kjo mund të jetë e rrezikshme se mund të pengohesh pa dashje dhe kur je me duar në xhepa mund të biseh drejt e në fytyrë) dhe vetëm kur po ndahej dhe po takohej me zyrtarin e lartë dhe të nderuar të SHBA-së, zotin Palmer, hoqi duart nga xhepat.
Në anë tjetër, besoj të gjithë kanë mbetur të mrekulluar, në kuptimin të pataksur, të çuditur, kur kanë parë veshjen e Monika Kryemadhit në takimin me zyrtarin e lartë të SHBA-së, zotin Palmer. Një kustum gri me pantallona tepër të gjera, po tepër e tepër të gjera si për t’i theksuar zyrtarit amerikan në atë takim se në Shqipëri moda e fundit nuk kalon pa lënë gjurmë.
Këto dy episode më tërhoqën vëmendjen sepse, edhe në këtë rast, dy përfaqësuesit e opozitës që kanë bërë lëmsh politikën shqiptare, u shfaqën në nivelin më të ulët dhe të pështirë komunikativ. Pse ? Në çdo ngjarje apo në çdo takim të nivelit të lartë ka një protokoll dhe ka edhe një traditë. Pamja prej fodulli e Lulëzim Bashës që e shoqëron zyrtarin e lartë amerikan me duart në xhepa është jo vetëm fyerje për mikun, për atë që të ka ardhur në zyrë, por nuk respekton as kodin minimal të sjelljes.
Ose je budalla, ose je i hutuar aq shumë nga ajo që të ka thënë bashkëfolësi sa tensioni të ka krijuar një stres të tillë që që duart nuk di ku t’i çosh. Duart bëjnë pjesë në metaligjërim dhe ecja, dukja, shfaqja, parakalimi bashkë me një mik që po të viziton të detyrojnë që të respektosh një protokoll rigoroz, gjëja e porë e të cilit është jo duart në xhepa. Mirëpo, Lulëzim Basha jo vetëm që nuk e vrau mendjen për këtë detaj, por jam i sigurtë që as edhe e kupton.
Ndërsa të paraqitesh në një takim zyrtar politik me pantallonat e Monikës është jo vetëm e pështirë dhe fyerje për ne shqiptarët, por është edhe shenjë se të gjitha akuzat që i bëhen kësaj politikaneje si një arrogante e majmur me të padrejtë janë të vërteta. Këta kapadainj që mendojnë se duke ulëritur nëpër foltore televizionesh mund të quhen politikanë, harrojnë se në fillim duhet të shfaqin qoftë edhe në mënyrë të pasinqertë përunjësinë, të dalin kokulur dhe të paraqiten sa më thjeshtë. Të gjithë e dimë se Monika dhe Luli janë të pasur, por nuk është nevoja t’u tregosh amerikanëve dhe shqiptarëve se këta të dy vetëm pse shajnë nga mëngjesi në darkë Edi Ramën janë edhe kapadainj, edhe kokëbosh edhe lakuriq me duar në xhepa.
Ndërsa mesazhi që u dha zoti Palmer nuk ka nevojë për koment. Jam i bindur se kur ka parë Lulin me duar në xhepa dhe pantallonat e Monikës, mund të jetë penduar pse humbi kohë me ata të dy.(TemA)
Analize perfekte Ilir, je gazetar dhe analist i madh, urime, nuk i heq nje presje, por Nafije dybeku ka kohe qe ka shfaqur crregullime, e ke pare flet percart, mrroklla, karizma e saj zero,
Fiks fare, edhe mu personalisht me beri pershtypje duart ne xhepa te lulushit, fytyra e tij, po ashtu fytyra prej budallaqeje e mones po ashtu edhe veshja e saj shume casuale, fare jo e pershtatshme per ate lloj takimi, te dy dolen aq bllof si nga permbajtja dhe nga paraqitja, vertete Palmer ka humbur kohe me ta, por nderkohe ka krijuar nje mendim se cfare ata perfaqesojne,
Cdo gje qe shkruani eshte e sakte por me lejo te shtoj nje detaj. Ne kuader te gjuhes se levizjeve te trupit kur bisedon, psikologet kuptojne ne se personi genjen apo thote te verten, eshte nervoz apo zoteron situaten dhe shpesh kur biseda eshte e nxehte psikolloget gjykojne se kush fitoi ne debat. Qendrimi me duar ne xhepa te Bashes eshte pikerisht shenja qe ai eshte shume nervoz dhe nuk di ku ti coje duart. Futja e tyre ne xhep eshte zgjidhja e zakonshme qe ben Basha ne bisedat e nxehta me te huajte. Duke ditur qe edhe me kaq ai nuk qetesohet, thashethemet thone qe Basha nuk ka xhepa. Ai thjeshte luan me “veglat” e tij. Xhigelling(sic I thone amerikanet) me veglat e tij eshte shume qetesuse per Bashen. Amerikanet kete e marrin si ftese qe Basha u ben per intimitet dhe mbeten pa fjale….
Mjerë ne për këtë opozitë idiote!..
Nuk mundem te them me shume, shkrim prefekt.
Cfare thoni te dashur miq ne komentet tuaja?
Opoziten jashte parlamentit e kemi Modernmute.
Si metafor, Lakuriq me duar ne xhepa, nuk i korrespondon qellimit te ketij shkrimi. Ndoshta, dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete, do kishte ma sens ( gabim, por gjithsesi ma sens ).
Zoti Palmer nuk ka ardh si mik ne Shqiperi, por per vizit pune. Pra, mund te kete statusin e respektit si jabanxhi, por jo si mik.
Takimi i Lulzim Bashes me zotin Palmer, ishte takim miqesor, takim pune e jo me protokoll. Pra, si i tille, Interpretimi i duarve ne xhepa mvaret tek qellimi i shkrimit. Njeriu ecen me duar ne xhepa si nga halli, ashtu edhe nga qefi. Duarte ne xhepa nuk tregojne vetem kaperdisje, por edhe rehati .
Zonja Kryemadhi esht grua. Grate gjithmone mendojne maksimumin ne veshje. Perderisa veshja e saj e mbulon rangun qe ka, mendoj qe nuk ka vend per thashethemet e nje analisti.
Nqs ne Shqiperi ka politikan qe ka vend per kritike, per ekstravagance ne veshje, apo per fodull, asnji nuk ja kalon Edi Rames. As sot as ne te shkuaren. Per veshjen ekstravagante te Edi Rames, flet shtypi boteror.
Perqendrimi tek veshja e zonjes Kryemadhi, dhe duarve ne xhepa te zotit Basha, tregon se autori i ketij shkrimi nuk ka material per to, ose nuk do te flase e merret me gjera boshe!!! A tregon kjo nje qasje tjeter te pozites kundrejt opozites ? Nqs po, kjo asht per te ardhur keq.
mik!
Nuk e kuptoj mire kete qendrimin tuaj,takim miqesor,takim pune e jo me protokoll!!!???
Zoti Palmer,kish nje protokoll te deklaruar dite me pare se,cfare do bente gjate dy dite qendrimi ne Shqiperi:
-Takim me kryeministrin Edi Rama…
-Takim me Lulzim Bashen dhe Monika Kryemadhin…
-Takim me presidentin Ilir Meta…
Pra,asnje takim,nuk ishte miqesor,sepse nuk hengren e pine kafe a raki,por kryen bisedime.Se cfare biseduan nuk ka asnjeri dijeni,por nuk ishin takime midis miqsh te vjeter,ishin takime me nje zyrtar te larte te Departamentit te Shtetit,i cili nuk ka kohe te tepert per te bere takime miqesore…
Takimi miqesor nuk behet ne zyre,behet ne familje,ne local,ne hotel ku bujt miku…
Takim pune behet ne zyra…
C’do takim pune ka dhe nje protokoll shoqerues,sepse perndryshe njeri i bije gozhdes e tjetri patkojt dhe asgje nuk arrihet ne nje takim pa nje parashtrim paraprak te ceshtjeve qe do diskutohen…
Pastaj me duar ne xhepa me pantallona te gjera eshte ceshtje personale,por ne kete rastin e sotem eshte dukshem e stisur dhe kundervenese.Nuk me pelqen veshja e Edi Rames,por ai eshte nje tip I tille,tekanjos ne veshje,teke te cilat I ka cfaqur jo vetem nje here por ne shume raste dhe per kete atij askush nuk ja ve re.Aleksis Cipras kish deklaruar qe para zgjedhjeve te tij si kryeminister,kish deklaruar se nuk do mbante kollaro dhe nuk mban,por askush nuk merret me kete teke te tij.Por eshte afermendsh te qendrosh e te mbash duart ne xhepa kur percjell nje mik,per me teper nje zyrtar…
Shkurt hesapi,nuk mbulohet muti me shure,zoteri…
O ç’na I mbushe mendjen ore mik.
Mllef dhe jo llogjike ne rreshtate e tua.
ME I FJAL,TI MIKU,PO NA E ZBUKURON MUHABETIN,QE KY MIKU NGA AMERIKA I KA FERKUAR KOKEN MONES DHE LULIT,,,,JO O MIKU JO,,,JAU KA BO BYTHEN SA NAAAA,,,,,I KA THON,BOLL BROLLET RRUGEVE TE TIRANES,SI ZORRAXHINJ,,,QE SKENI ASNJE PROJEKT,QE NUK U AFRONI SHQIPTAEEVE ASNJE ALTERNATIVE,E VETMJA ELTERNATIVE,ESHTE RAMA IK,SE DO VIJME NE,,,SE SI NA DUKET KESHTU SI BOSH JETA PA POSTE,,,,
iLIR! Ke plotesisht te drejte! Ndjesia qe perfton kur ballafaqohesh me keto foto, te jep pershtypjen se ky dipllomat padashur ka gabuar adresen dhe njerezit! Ne foton ne shkallet e SHQUP-it te krijohet pershtypja se dipllomati eshte duke u provokuar nga nje grup halabakesh , te cilet ne menyre provokative i kane prere rrugen! Ndersa ne foton prane LSI-s te krijohet pershtypja, sikur kjo puntore seksi po mundohet qe ta kandise klientin qe ka perballe per cmimet e ulta qe kane dhe ne nje fare menyre sikur po kerkon ta fusi me zore brenda kuplarase!?
I nderuar Ilir,mendova te njejtat gjera,duket qe shkrimet e tua pasqyrojne nje mjedis shoqeror qe egziston realisht.Por fatkeqesia nuk jane Luli me Monen,ata jane helmi i perditeshem,jane burimi i fatkeqeve qe si turma haxhiqamiliste ndjekin keta perverse ,idiiote ,por te rrezikeshem.
Si gjithmon I kendshem me shkrimet qe ju botoni….kenaqsi tju lexosh….
Z.Ilir,njehereenje kohe neve thoim;a mban mend kur lindem ne shkoder lakuriq me dur nder xhepa,e kur dilnim ne breg te Kirit zaganjort na zune me grepa.
Shkrim perfek nga ky shkrim Shqiptaret duhet te nxjerin konkluzjone se kushe eshte opozita Shqiptare, duhet ndryshim i kesaje opozite ne vencanti dhe politikes tone ne pergjithesi si majtas dhe djathtas
Fix, jo vetëm për veshjet por edhe për gënjeshtrat. ngelën si të menderosur. Të lumtë pena!
Bravo Ilir!
Te paturpet, te pacipet, genjeshtare, hajdutet, kriminelet, kane kakarisur shume dhe kane bere gelasa qe po i hane vete.
U ngeli luga ne mut!
??????
Ilir ! Janë në hall të madh . Përpiqen me sjellje dhe veshje të shkujdesur , të mbulojnë të trashin me të hollin .
Tashmë ne njohim mirë formimin intelektual dhe kulturor të të dyve, kështu që i mirëkuptojmë. Janë të trëmbur, të humbur, pa dritë në fund të tynelit dhe të vëzhguar dhe analizuar në çdo hap e lëvizje , nga njerëz si ju .
Desh zoti , të jeni . Ky popull ka pjell jo vetëm njerëz si ata .
“Lakuriq me duar ne xhepa ”
A man men kur ishim ne France,
lakuriq me dur ne xhepa,
kur ti morì breket “trute” era,
peshkataret i zun me grepa.
E te tjera e te tjera, vazhdon rima me autor “populli”. Tani ju z.Ilir thoni jo pantallonat, jo duart, po kembet. Ata mire qe nuk dolen te veshur ushtarakisht. Keta jane si krahu armatosur Hezbollah. I keni pare ata evgjiterit ne Libi? Edhe ata nuk njohin autoritetin shteteror. Po u kane hipur ca Tojotave, dhe hidh bomba, e ver zjarre. Ja keshtu jane edhe shpellaret ne Skiperi. Jepu urdher, dhe i vene zjarrin vendit. Une e lexoj keshtu kete daljen me duar ne xhepa. Ju Ameriqia nuk keni ç’na beni. Ne kemi Rusin mbrapa dere. Shpresoj qe arrestimi i ketij gallofi te vije nga Fbi Amerikane, ne emer te hetimit per lobimet Ruse. Kurse Sali dhe Shkelzen Berisha, do doja ti shof ne ndonje helikopter te Air Force. Njesoj si atehere kur arrestuan Noriegen ne Panama.
ne i themi edhe dhi e zghebosur edhe bishtin perpjet
Nje shkrim tipik i kopilave komunist, i niperve te brigadiereve, leckamanet u bene te ditur, retorike, prostitucioni. Me se miri e tregon ngjarja e Rinasit ate se cka ndodh me Shqiperine.
Z. Ilir, Zyrtari i larte Amerikan e dinte qe para takimit se koha qe do te shpenzonte me keta dy tipa aspak perfaqesuesdo te ishte e humbur kot. Ai i takoi vetem sepse ia kerkonte protokolli i tij per t’u thene se, duke ngrohur vezet ruse, do te hane sallamin amerikan.
Tefta
Tefta Bravo Yzeiri! Po te shtojme ndo nje fjale do prishet elegance e kesaj analize brilante. Thanks
Sa per paraqitjen me duar ne xhepa te ish kreut te opkzites , ke shume te drejte . Asnje nuk ka te drejte te ofendoje protokollin ndaj nje perfaqesuesi qe viziton zyrtarjsht vendin tone , e kemi thene ky eshte Lulzimi , kaq i pret kungulli, prandaj eshte kaq vjet ne opozite , dhe do kalojne shume te tjera …….
Kurse per sa i lerket veshjes se Kryetares se LSI-se, besoj se nuk ke te drejte , jo vetem Ju zoti analist por askush . Nuk lashe te botohej nga analjsti ne fjale nje shkrim , kur neper samite zyrtare “shkonim ” me atlete te bardha , apo corape te kuqe , bile dhe dalja jashte , edhe pse jo zyrtare , te Kryeministrit , njehere mexhup te skuadres se Liverpulit , nje here te Bayernit te Mynyhut , dhe njehere te Juventjsit , e nuk eshte dhe shume serioze , nuk je tifoz , ne kryeminister , keshtu qe jo dy qendrime te vecanta per te dy , ose jane te dy te gabuar dhe takon kritike , ose vendosim te mos shikojme veshmen e jashtme per asnje……..
Kjo se per paraqitjen ejashtme , kurse per sa i perket qendrimeve te tyre , ndoshta nder te madh u ka bere miku yn amerikan qe i ka takuar , ata nuk meritojne as ti peshtysh , kaq te neveritur jane bere , po ja qe miqte tane matane Shqiperise kane nje kulture tjeter ………..
Ne fakt te shohesh Moniken me nje personalitet te tille….eshte deshperuese. Edhe Lenka e shkrete kishte pak personalitet.
Bravo Ilir,mungese kulture dhe edukate njekohesisht per te dy kokeboshet