Është nga ata të rinj që politikën e ka filluar qysh fëmijë. I rritur në oborrin e PD. Një militant dhe demokrat race që ishte pjesë e çdo aktiviteti dhe fushate që ditën e parë kur shkeli në PD. Nuk ka ardhur me katapultë në politikë, por është një i ri me kontribute shumëvjeçare.
E ka filluar duke ngjitur postera, organizuar mitingje, aktivitete, mbledhur të rinj në protesta apo evente politike. Kurrë nuk ka qenë pjesë e tribunave, por gjithmonë në prapaskenë duke punuar dhe dhëne çdo ditë diçka për Partinë Demokratike, partinë ku filloi të jepte gjithçka që adoleshent, e më pas duke shkuar deri kandidat për deputet.
Në moshën 18 vjeçare shikohet si një kryetar i mundshëm për FRPD në Korçë, por largohet në kryeqytet ku si një nxënës i shkëlqyer fiton konkursin në Fakultetin e Drejtësisë dhe studion për jurist.
Është një nga aktivistët kryesore dhe kreu i FRPD për Fakultetin. Së bashku më dhjetra të rinj krijojnë një bazë të fuqishme për PD. Organizon mjaft lëvizje dhe reagime të forta në një nga segmentet universitare që u kthye në një mbështetje të madhe për PD.
Përfundon studimet për jurist dhe si çdo student e i ri punon për të siguruar jetën. Lufton çdo ditë për të implemntuar bindjet e tija politike. Në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2013 është pjesë e ekipit që organizonte të gjitha takimet e ish kryeministrit Sali Berisha.
Sërish në prapavijë por iashmë ka filluar të ngjisë shkallët e karrierës në politikë. Është anëtar i kryesisë të FRPD.
Gjatë zgjedhjeve të Korrikut 2013 në PD, është një nga mbështetësit kryesorë të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi.
Megjithse pas humbjes së këtyre zgjedhjeve PD kalon në opozitë, Andi vazhdon të jape kontributin e tij në PD. I deleguar në Qarkun e Korçës është shtylla kryesore e fushatës së kandidatit Gjergji Mero, në vitin 2015 dhe, më pas, kandidat për deputet në listën e PD në qarkun Korçë në vitin 2017.
Ai ka folur shpesh me kritika të forta ndaj qeverisë, por i ashpër dhe me drejtimin e PD nga Lulzim Basha. Avokati Andi Përmeti, është një nga të rinjtë premtues në politikë që sot ka vendosur të marrë mandatin e deputetit për të përfaqësuar vullnetin e demokratëve të cilët duan përfaqësim dhe politikë me vlera e ndershmëri.
I pyetur nga CNA.al se përse vendosi të merrte mandatin e deputetit, Andi Përmeti ishte mjaft i qartë në përgjigjen e tij, për sherrin e 3 personave, njëri në pushtet e dy të tjerë në opozitë Shqipëria mund të kalojë në përplasje civile.
“Ishte një vendim jo i vështirë duke marrë parasysh që gjithmonë kam qenë kundër djegies së mandateve. Për mua është një vendim ekstrem, një vendim i cili mund të fuse në krizë të thellë Shqiperinë dhe rrezikon të krijoj një perplasje civile me kosto shumë të lartë për Shqipërine dhe shqiptarët, një kosto e cila merret vetëm për të zëvendesuar një person (qeverinë) me dy persona të tjerë (opozitën) pa kurrfarë zgjidhje afatgjatë sesi mund te dalim nesër nga e njejta krizë artificiale intitucionale dhe me asnjë zgjidhje për një ndryshim rrënjësor të të gjithë sistemit politik shqiptar” tha Përmeti për CNA.al.
Më tej avokati theksoi se vendimin e ka disktuar gjerësisht me demokratët dhe pjesa dermuese e tyre i kanë kërkuar të merrtë mandatin.
“Vendimin e kam disktuar gjerësisht me demokratët dhe pjesa dermuese e tyre më kanë kërkuar të merrja mandatin dhe të përfaqësoja vullnetin e tyre të shprehur me votë në parlament. Për sa me sipër dhe me besim të plote që politika duhet të bëhet me moral dhe jo interes të drejtperdrejtë, mora vendimin për të perfaqësuar demokratët në parlament. Në veçanti do jem një zë për hallet dhe problemet demokratëve të qarkut të Korçës”, shprehet Përmeti.
Andi Përmeti një ish-drejtues i FRPD e di mjaft mirë pozicionin që do mbajë në parlament.
I pyetur se cili do jetë roli dhe qëndrimi i tij ai tha për CNA.al, “Unë jam deputet i opozitës dhe padiskutim që do jem në opozitë të plotë me qeverinë. Por themel i qendrimit tim do jetë ndryshimi rrenjësor i sistemit zgjedhor dhe rrjedhimisht politik në Shqipëri. Une kam dy vjet që shprehem qartazi që ky vend ka nevojë për një sistem zgjedhor te rri ku kryetarët e sotëm dhe ata qe do vijne nesër sdo jenë perandor fuqiplotë në partitë e tyre, por do jenë të kondicionuar nga vet sistemi për të qenë më demokratë dhe të vërtetë. Shumë nga qendrimet e mia i keni publikuar edhe ju si media. Do i qendroj atyre duke besuar thellesisht që kjo është zgjidhja e vetme për Shqiperinë. Shëmbja e këtij sistemi politik dhe kryetarëve të partive si perandorë” përfundoi avokati Andi Përmeti prononcimin e tij për CNA.al.
Shume aktiv dhe i angazhuar. Shiheni në videon kur Arvizu pervesh menget per te numeruar votat e Bashes. Ne krah te tij eshte Andi…
dhe shihni me vemendje perqendrimin e tij, vuajtjen e tij. E kujtoj kete moment thjesht prej Andit qe e njoh si fytyre ne lagje dhe me ka bere pershtypje ai perqendrim te cilin personalisht nuk e kuptoj se nuk me lidh asgje me politiken. Me duket humbje kohe por ai duket qe e ka seriozisht. Ndoshta po shfrytezon nje moment qe ndjen se ndoshta nuk i vjen me kurre.
Andi ka pire sh Red Bull dhe fluturon me krahe drejt Rames!
Si dhender Berati nje keshillete, eshtw i rrezikshem lefter Lefteri, por jo ai i Otllakut por ai hekurit ???
Ose e ka futur Salehu si Kolone te Peste, spiun te SHQUP-it.