“Palmer e trajtoi opozitën pa mandat të Tiranës si një bandë të mundurish, të shohim se çfarë do të thotë sot”

10 Prill 2019, 09:49Politika TEMA

Spartak Ngjela ka komentuar takimet e zyrtarit të lartë amerikan Palmer një ditë më parë, me krerët e opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

“Dje shqiptarët panë një mënyrë të re të politikës: talljen e politikës amerikane me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, Berisha-Basha e co.

Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan tha: “të korruptuarit e shqipërisë duhet të kenë frikë”.

Nuk ishte thënë ndonjëherë kjo nga politika amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Palmer e trajtoi opozitën pa mandat të Tiranës si një bandë të mundurish.

Kurse banda na ka thënë se do të bëjë kryengritje.

Të shohim se çfarë do të thotë sot”, shkruan Ngjela.(TemA)

4 komente në ““Palmer e trajtoi opozitën pa mandat të Tiranës si një bandë të mundurish, të shohim se çfarë do të thotë sot””

  1. Xhoxhi says:

    Po mirë more Spartak për opozitën por ai tha që qeveria po punon dhe kemi bashkëpunim të mirë dhe tek Rrama kemi besim se do e çojë vendin përpara ose është legjitim,në një kohë që ti thua se edhe Rama ështi si Saliu edhe Basha….Për këtë çdo shpifësh tani?Nuk latë njeri pa e sharë.Juve që nuk jeni për asgjë juve nuk lini gje pa shpifur.Juve të zgjuarit pse flisni për lekë dhe nuk flisni me Ramën apo të tjerë ti mësoni si të drejtojnë.Vetëm fjalë?

  2. Sinoptika says:

    Me pelqen shume zberthimi qe i bene Taku ,te derguarit nga perendia qe e ushqeu e riti e tash qe ka popullin kundra do ta kepusi Sali Berishen !Taku na ka thene ç’do dite e na thote perseri su ata meteorologet se:Do te bjerre shi n.q.se do kete re mbi qiell dhe me te pare rete pernjehere nuk nguron te na thote qe do te bjere shi!Nuk na tha gje si parashikues i motit qe eshte per Ramen dhe nuk e di perse e ka anashkaluar ky percaktues qe ja kalon ç’do fallexhori me fame!Valle mos ti kete thene gje Takut Palmer e ta kete bere ne koken e tij,pasi Taku nuk di gje!E habiteshme si ka mundesi qe Taku kete radhe nuk permend Ramen apo e konsumoi “mergata e qyqeve” e perfaqesuar nga Elez Biberaj!Sinoptika

  3. A ka njeri të ma shpjegojë says:

    Përse te ngarkuarit e bankës nuk ishin aeroport për tërheqjen e oarave, por në orën dhe vendin e sakte ishin njerëzit e gabuar?

  4. Lani says:

    Mos e ka thene per Liken se ai eshte me i korruptuari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje