Identifikohet organizatori i grabitjes në Rinas, që mbeti i vrarë: Kishte marrë pjesë dhe në tre grabitje të tjera, u arratis nga burgu në Greqi

10 Prill 2019, 09:23Politika TEMA

Personi që mbeti i vdekur nga shkëmbimi me armë zjarri mes policisë dhe autorëve të grabitjes mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, dyshohet se është Admir Murataj.

Murataj është një emër i njohur për policinë.

Ai është organizatori i tre grabitjeve të blindave me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë.

Ngjarja e parë për të cilën akuzohet grupi, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.

Pak muaj më vonë rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.

Ngjarja e tretë për të cilën akuzohen të pandehurit ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë privatë, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.

Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer.

Murataj ndëkohë ishte arratisur në vitin 2013 nga burgu i Trikallas në Greqi, ku akuzohet për vrasje, grabitje, por edhe plagosje.

Sipas mediave greke, Murataj ka përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset.

Pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare te blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas.

Mediat greke shkruajnë se është pikërisht ai personi që mbeti i vrarë një ditë më parë.(TemA)

6 komente në “Identifikohet organizatori i grabitjes në Rinas, që mbeti i vrarë: Kishte marrë pjesë dhe në tre grabitje të tjera, u arratis nga burgu në Greqi”

  1. Kuq e zi says:

    O tema ma puthni
    Po perktheni nje lajm nga gazeta greke per nje grabitje qe e keni 5 km larg
    Eshte me e ndershme per ju te filloni pune ne ndonje rrobaqepsi
    Po sikur ata pasaportat qe u zhduken te kene qene per kete grupin e te tjera grupe per tu futur ne shqiperi?
    Shume shpejt e mori vesh shtypi grek , per mua skemi te bejme me kriminele por me kriminele te lidhur me sektore te shtetit dhe jo vetem te shtetit tone keta me duken vetem vegla edhe pse ju doni ta pershkruani si organizator sepse i vdekuri nuk flet

  2. Lloji says:

    Rroft Greqia qe morem vesht kush ishte grabitesi, se kázání yne eshte i zene me z.Rama dhe pallen e tij qu u ka ngel ne goje kazanisreve!

  3. Lani says:

    Heu e burra! E mori vesh greku 700 km larg vendit te ngjarjes dhe akoma Lleshi me Ramen tone?

  4. H says:

    Po për karminën nuk keni ndonjë lajm sot ?

  5. arberbrooklyn says:

    Keta pudhmotrat jane dhe grabitsit qe u maskuan si babagjyshet e vitit te ri , kur ja kerkoi greqia per ekstradim shteti jone legen ordiner, nuk jua depertoi, ju duhen keta tipa se bashke e kryet vjedhjen o shtet legen , nuk ka fare pse te vojojn per kapjen se i dine me emra e mbiemra, por Po mundohen te fshehin leket shteti legen , jeni rezili dhe turpi europes o te mallkuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje