Nga Meta, tek Rama: Krerët e shtetit ishin në Rinas pak para grabitjes (Adriatik Llalla ndodhej në avionin e grabitur). AFP flet për 4 të arrestuar

10 Prill 2019, 11:25Kronika TEMA

Grabitja e djeshme në Rinas ka qenë e paprecedentë, pasi në Aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, në ato momente ndodheshin të pranishëm edhe vetë krerët më të lartë të shtetit.

Siç raportohet në disa media, presidenti Ilir Meta kishte zbritur në Rinas vetëm 10 minuta para grabitjes, nga i njëjti avion që u grabit.

Ndërsa pak minuta pas grabitjes, nga Rinasi ka fluturuar edhe kryeministri Edi Rama drejt Monakos, por po në ato momente është ndodhur në Rinas edhe kryeparlamentari Ruçi.

Ndërkohë, Rudina Xhunga thotë se në avionin e grabitur ndodhej edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, që ishte duke udhëtuar drejt Vjenës.

Rasti bëhet edhe më i rëndë, po të kihet parasysh se në Tiranë ndodhej edhe zyrtari i lartë i DASH, që do të largohej nga Rinasi.

Pra, masat e sigurisë duhej të ishin në maksimum.

Por kjo gjë si ka trembur fare grabitësit, të cilët kishin llogaritur me detaje çdo gjë.

Vetëm se gjërat nuk shkuan ekztaktësisht sipas planifikimit të tyre, pasi Admir Murataj mbeti i vrarë, ndërkohë që AFP shkruan se 4 autorët e dyshuar të grabitjes tashmë janë arrestuar.

Sipas AFP, katër personat e arrestuar janë të dyshuar për ngjarjen e djeshme në Rinas, por nga policia nuk ka asnjë konfirmim.

Për grabitjen, ku mendohet se janë marrë 10 milionë euro, janë pyetur mbi 40 persona.

Çështja është marrë në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një grabitje, por për cënim të sigurisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje