Deputeti i ri i PD-së (ish-krahu i djathtë Mziut): Basha gjeneral pa luftë, në Kamëz vijnë njerëz pa asnjë lloj identiteti thjesht sepse janë miq të kryetarit

11 Prill 2019, 17:00Politika TEMA

Deputeti më ri demokrat Korab Lita deklaroi se ligji elektoral duhet të ndryshojë dhe listat e kandidatëve duhet të jenë të hapura, për shkak se ashtu sikurse në Kamëz vihen njerëz thjesht sepse janë miq të kryetarit.

Ish- nënkryetari i Bashkisë së Kamzës  tha se nuk është përjashtuar nga PD edhe pse ka vendosur të marrë mandatin e deputetit.

Ndërsa lidhur me zgjedhjet lokale ai deklaroi se PD nuk ka kohe dhe duhet të marrë nje vendim nëse do marrë pjesë apo jo.

Lita foli edhe për situatën në të cilën ndodhet sot PD, duke e krahasuar me kohën kur drejtohej nga Sali Berisha, duke e quajtur këtë të fundit gjeneral, ndërsa Lulzim Bashën gjeneral që nuk është provuar ende në luftë.

“Besoj që PD është në një situatë që është pak e mjegullt për shkak të uzurpimit të pushteteve nga qeveria. Edhe nëse hyn ëdhe nëse nuk hyn në zgjedhje për PD ka një staturë elektorale. 

Por zgjedhjet që tani janë të pargjykuara. Nisur edhe nga eksperiencat e para, qeveria i ka të gjitha premisat që t’i vjedhë votat. PD duhet t’i bëjë vetë llogaritë për vendimet që duhet të marrë. 

PD duheta ta ndajë nëse do marrë apo jo pjesë, nuk ka kohë. Nëse nuk do marrë pjesë duhet ta deklarojë.

Epoka e Berishës, i përket historisë së PD. Ai është lideri historik i PD dhe ka merita të vecanta. Berisha ka arritur që pas dy mandatesh humbje ta sillte në pushtet me votë të lirë dhe të ndershme.

 Basha shihet si një prurje e re në PD, si një person i formuar në Europë. Nuk mund të paralelizohen. PD e humbi shansin dhe zgjedhjet që pa hyrë ende në zgjedhje, me cadrën e famshëm. 

Qeveria i kishte blerë votat që pa hyrë akoma. 

Unë mendoj që deri në një fazë, besoj që PD kishte kuota shumë të mira dhe kur nuk pranoi marrëveshjen e ndërkombëtarëve e humbi rastin. Unë der i në ditën që kam doëzuar formularin kam qenë në protestë. Të gjithë njerëzit e mi janë në protestë. Ndoshta dhe unë do jem të shtunën në protestë. Asnjë nga PD nuk e ka kundërshtuar vendimin tim për marrjen e mandatit. Unë jam anëtar i Partisë Demokratike. Unë do vazhdoj të jap kontribut për PD sa të jem gjallë.

Berisha është një gjeneral ndërsa Basha është një gjeneral që nuk është provuar në luftë. 

Ne kemi pas fenomene të ndryshme. Partia ka shpall zgjedhjet dhe asnjë nga kandidaturat nuk kanë qenë në lista. 

Në Kamëz vijnë njerëz pa asnjë lloj identiteti thjesht sepse janë miq të kryetarit. 

Në këtë ligj e gjithë fushata në Shqipëri bëhet për 12 vende. Elektorati dhe anëtarët e partisë copëtohen nëpër fushatë për vendin që e merr vetëm njëri. Ligji duhet të jetë me lista të hapura. Njerëzit nuk e njohin deputetin e zonës së tij”, u shpreh Lita.

8 komente në “Deputeti i ri i PD-së (ish-krahu i djathtë Mziut): Basha gjeneral pa luftë, në Kamëz vijnë njerëz pa asnjë lloj identiteti thjesht sepse janë miq të kryetarit”

  1. shqiptari i ilirise says:

    O Korab,o bole!
    Këto lloj fjalimesh nuk janë për në parlament po për në forumet e PD-së.
    Pupupu çnivel !!

  2. Ali Pasha says:

    Keshtu ndodh kur behen deputet lopçaret…ne letra ka 3 fakultete besoj

  3. Dilara says:

    Ore po ti qenke i zgjuar shume mor bir… dashke dhe te hysh ne parlament dhe te mbrosh e lavderosh Berishen e Bashen e te vazhdosh protesten….ik ore p… se dhe ty do ta heqin vizen sic ja hoqen Mziut e Hajdarit… Rri rri enderro dhe ca ore, sa te marrin vendimin ata ‘gjeneralet historike’ te tu… budallalleku me tepri

  4. ME EMER says:

    ..Ore mik , se po na “lajthitni ” ne nga trute , pa le qe ju vete nuk e llogjikoj dot se cfare “marka” jeni . Kur ti nuk respekton forcen politike , kryetarin e saj , si mer kurrajon te kerkosh mandatin e deputetit ?! Nuk jam as i antaresuar i partise demokratike e as simpatizant i saj , por keto veprime jane te pa spjegueshme ..! Po qe se keni probleme te brendeshme , kekoni kongres partie , krijoni forca te teja politike , por qe ta marresh “kolltukun” ne kete forme eshte jashte c`do lloj gjykimi ..! Me intereson qe demokracia shqiptare qe per mua deri tani eshte anarshi shqiptare , te funksionoje rregullisht , pasi kemi bere shume here me teper se ju per ate vend , por kolltuqe nuk kemi kerkuar kurre ..!

  5. iliri says:

    ky i thot saliut mbret e gjeneral ,ta mari vesh saliu qe ka mbeshtetes ne parlament dhe qurrash qe jan dru me prer ,kur e donte salen aq shum pse hyri ne parlament se sala tha te djegim mandatet ,nuk mbarokan byth lepirsit

  6. era! says:

    Eshte klysh i sejmeneve te Muharem Bajraktarit te pjerdhur nga Enveri.

  7. Vetingu says:

    Menyra se si flet besoj se shkollen e mesme do ta kete kryer me korespondence ose naten dhe te larten tek plepat. Te ngresh ne piedestal Saliun eshte njesoj sikur te thuash qe qe Muli eshte shkencetar. Ne vuajme akoma pasojat e birit te bariut qe zbriti nga malet dhe e shkaterroj kete vend por mbushi xhepin e tij per 10 breza.Komunizmin e rrezoj nje lindje e tere Saliu rrezoj dhe shkaterroj gjithe ekonomime e vendit dhe eliminoj ata qe vertete u ngriten per democracies. Shikoj kush ka mbetur pas Saliut gjithe lukunia e hajduteve. Kemi 29 vite demokraci dhe shtepia ime e sekuestruar nga regjimi meparshem mbahet si toke e xanun nga kafshet e egra Edhe Vampiri Enver e dinte veten luan edhe fshatari Salih keshtu ka qejf te jete pasi injorantet e ndjekin nga pas si koha e haxhi Qamilit.

  8. Ola says:

    Keshtu eshte kur PD pas humbjes ne 2017 nuk beri analize brenda partise pse I humbi zgjedhjet.Keta nga qe vazhdimisht jane mesuar ti vjedhin zgjedhjet kete here nuk paten mundesi se leket I harxhuan me cadren dhe se mundesite organizative nuk ju lane shteg per te bere pershesh si gjithnje.Ky zoteria duhet te kuptoje nje gje qe zgjedhjet I shiti PD me cadren e fameshme dhe predikimi per republiken ere, si kujtojne keta se populli genjehet kaq lehte me brockullat e tyre.Kaq te ceket jane sa ne parlament diskutohet vazhdimisht u vodhen votat dhe jo per problemet e zhvillimit dhe ecjes perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje