FAKSIMILE: Si e shkeli Ilir Meta ligjin duke kërkuar informacion nga Shefi i Shtabit të FA dhe sintonia me Kryemadhin e Bashën

11 Prill 2019, 13:22Politika TEMA

Presidenti i Republikës ne cilesine e Komandatit te Pergjithshem te FA i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” pas ngjarjes se 9 prillit ku si pasoje e mospermbushjes se kushteve te sigurise nga koncesionari kinez, u vodh nje shume e madhe parash.

Por, Presidenti Meta ne kete rast (njelloj sic shkelte Kushtetuten kur nuk dekretonte ministrat) ka kaluar mbi ligjin per ndarjen e pushteteve, pasi, ai duhet t’i kerkonte informacion Ministrit te Mbrojtes dhe Kryeministrit nese donte te kishte dijeni, por jo Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Por ç’thote ligji per ndarjen e pushteteve?

LIGJI Nr. 64/2014 – PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ne nenin 9 pika 2 (shih FAKSIMILEN ME POSHTE) te ligjit per ndarjen e pushteteve shkruhet qarte se ‘Presidenti ne kohe paqeje e ushtron drejtimin e FA nepermjet Kryeministrit dhe Ministrit te Mbrojtes , ndersa ne kohe lufte, e ushtron drejtimin nepermjet Komandatit te FA’. Pra, ligji nuk le asnje vend per debat, pasi Shqiperia sot eshte ne kohe paqeje dhe Presidenti nuk ka asnje tager te kerkoje informacion nga shefi i shtabit te FA. Por, mesa duket vesi del me shpirtin dhe Meta do vazhdoje me shkeljet vetem qe te vazhdoje luften politike.

Thene kete, del ne pah fakti se Presidenti nuk ka respektuar ligjin per ndarjen e pushtetit ne rastin me te mire, ose po ben politike sipas linjes se opozites ne rastin me te keq, duke kerkuar sherr politik dhe tentuar te mbjelle kaos ne opinion publik. E mesa duket kjo e dyta eshte opsioni me i sakte, sepse fill pas tij edhe e shoqja kryetare e LSI-se, doli ne media dhe tha se shqiptaret sot duhet te kene frike te shkojne ne aeroport, duke tentuar te mbjelle frike, krize, kaos per interesa te ngushta politike te saj e Lulzim Bashes.(lexo.al)

3 komente në “FAKSIMILE: Si e shkeli Ilir Meta ligjin duke kërkuar informacion nga Shefi i Shtabit të FA dhe sintonia me Kryemadhin e Bashën”

  1. Ky eshte salvador allende dhe nuk pyet per amerikanet dhe jo per edi ramen
    Nga dijenite eshte me shume si zapata…..

  2. Odiseu says:

    Ju lumte menderja qe tallen me durimin e shqiptareve. Jep populli shkrete voten PS se shpresojne do veprojne me force ligji per keta hajdute te vetedeklaruar e cfare behet ne realitet ?! Keta hajdute edhe me 4 deputete kane bere te fortin mbi ligjet e mbi kete shumice vari leshte … 30 vjet na vrane na ropen horrat Pd-lesheli dhe as gjembe bne kembe su futet po na bejne dhe kurven e ndershme. Tmerr te mendosh se neser ky cift kanibalesh mund te jete ne dy poste qendrore te pushtetit… zot kush do i bej zap keta hajdute te shpifur ..,

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Likes I eshte mbushur mendja qe eshte komandant I plotfuqishem I FA te Shqiperise dhe Ben cte doje. Keshtu mendonte dhe Sala be 97. Pasojat I dime. Ky tip presidenti duhet izoluar sepse eshte rrezik per sigurine kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje