Pas betimit të 3 deputetëve, Lulzim Bashës i firon edhe një tjetër kandidate. PD-LSI drejt plotësimit në Kuvend

11 Prill 2019, 10:48Politika TEMA

Kandidatja e PD në Qarkun e Gjirokastrës, Fatjona Koço Dhimitri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fatjona Dhimitri ka qenë e renditur në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës me numrin 7.

Në këtë Qark PD arriti të fitojë vetëm një mandat, atë të Tritan Shehut.

Kandidatja demokrate ka dorëzuar dy ditë më parë formularin në KQZ-së dhe për rrjedhojë hapet rruga që ajo të marrë mandatin e Tritan Shehut.

Fatjona Dhimitri ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërkohë që ka punuar si avokate dhe si juriste në disa kompani private.

Ajo pritët të ulet në Parlament Bashkë me 22 deputetët e rinj që hynë nga listat e PD dhe LSI-së.

Sot u betuan tre deputetët e rinj nga PD, Korba Lita në qarkun  e Tiranës, Arlind Çaçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër.

Ndërkohë një ditë më parë dorëzoi formularin edhe një kandidat tjetër nga PD, Andi Përmeti, nga listat e qarkut të Korçës, si edhe një kandidat nga lista e LSI në qarkun e Beratit, Eugen Bojaxhiu.

Burimet bëjnë me dije se edhe disa kandidatë të tjerë nga PD, kur të thirren nga KQZ, do të pranojnë të marrin mandatin e deputetit.

Ndërkohë që LSI pothuajse është plotësuar në Kuvend, drejt kësaj rruge po shkon tashmë edhe PD.

(TemA)

2 komente në “Pas betimit të 3 deputetëve, Lulzim Bashës i firon edhe një tjetër kandidate. PD-LSI drejt plotësimit në Kuvend”

  1. Permeti says:

    Ska len gomar ne permet kjo pa shkuar ne krevat

  2. free says:

    sic shihen nga listat per deputet llumi ishte ne krye dhe u bon deputet…shyqyr qe i dogjen dhe i dhan mundesine njerzve me shkolle , edhe kta te PS duhet ti zbythin ca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje