Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka reaguar pas deklaratës së ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila fajësoi kompaninë kineze që operon në aeroportin e Rinasit për grabitjen e parave.
Caka shprehet se ministrja pranoi se kompania private ka pasur prej kohësh probleme, ndërsa shton se çfarë e ka penguar qeverinë shqiptare që të marrë masa ndaj kësaj firme private?
“E deklaron vete Ministresha e Transporteve qe eshte ajo vete fajtorja!? Ministresha e Transporteve thote vete me gojen plot, se sipas saj: kompania ka patur probleme gjithe keto kohe!!!
Shume dakort, por pse nuk mori masa ministrja?! Pse i la problemet te degjenerojnë?! Keto ishin probleme te sigurise; si i la me ndergjegje te plote? Mos ishte yshtje per grabitesit kjo lenie pas dore me ndergjegje, ndersa zgjidhja nuk duhet te priste as 24 ore?
Kujt i ankohet xhanem?! Vete flasin, veten shkruajne, vete vulosin. S’i pengon askush… pse duhet te ndodhte ngjarja per here te dyte, tek e njejta dere, qe ministrja thote vete qe “e paska ditur qe nuk eshte e sigurte”?! Ministrja qenka qartesisht bashkefajtore… Pse nuk e ndeshkon “drejtesia e re” ????”, shkruan ajo.(TemA)
Avash se edhe ti nuk do shpetosh nga drjtesia e re o bukuroshe
Po si u merrkan masat paraprakisht? Aeroporti eshte pale e trete. Merr nje thes me para dhe ka edhe koncesion te padegjuar. Aeroporti praktikisht eshte shtet me territor brenda republikes se shqiperise dhe mban kontrollin total mbi qarkullimin ajror civil mbi territoret tona. Ju e kuptoni qe ky ciban duhet djegur nje ore e me pare se eshte turp i padegjuar. Tashti u dashka edhe ti sigurojme me police keta birqena, se pak na rrjepin me taksa sa here shkojme poshte e perpjete.