Erjon Braçe paralajmëron një tjetër "furtunë" në administratën publike, kundër partiakëve

10 Prill 2019, 16:00Politika TEMA

Pak muaj nga afati i paralajmëruar për vendimin e Bashkimit Europian mbi negociatat e integrimit me Shqipërinë, zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka paralajmëruar një tjetër skaner në administratën publike.

Në takimin e grupit të posaçëm ai theksoi se nuk do të ketë më vend për partiakët.

Braçe: Ne i duam në zyrat e shtetit njerëzit më të përgatitur dhe që ofrojnë shërbimin publik pavarësisht bindjeve të tyre politike. Nuk do të tolerohen, nuk do të ndodhë asnjë vonesë apo mosrealizim për shkaqe subjektive. Nuk do të ndodhë dhe për këtë ju garantoj në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i pranishëm në tryezë deklaroi se reformimi në administratën publike është një ndër prioritetet për integrimin europian.

Soreca: Administrata publike duhet të punojë dhe të gjejë zgjidhje. Është një ndër pikat kyçe për integrimin por edhe për shqiptarët që të marrin shërbimet e duhura. Administrata publike është makineria që sjell te qytetarët politikat e qeverisë vendore dhe jo vetëm, ndaj dhe kjo reformë duhet të zbatohet në të gjithë Shqipërinë.

Reforma në administratën shtetërore është një ndër pesë kriteret e vendosura për Shqipërinë.

8 komente në “Erjon Braçe paralajmëron një tjetër “furtunë” në administratën publike, kundër partiakëve”

  1. Alba says:

    Lëre ç’e pyet se ç’do bëni.. Asgjë! Që nga viti 2013 kur PS hyri në shtet ka treguar, pa asnjë ndryshim nga partitë e tjera, se drejtuesit e saj të shtetit më mirë punojnë me administratën militante, të cilësdo parti, se sa me njerëz profesionistë. Sepse ajo pjesë e administratës di se si ta bëjë atë punën që do partia, pak gjë ndryshon se e cilës ngjyrë. Më kujton drejtuesit e hyqymetit dhe të kishës greke që kur shqiptarët donin të hapnin mësonjëtoret merreshin vesh shumë mirë me njëri tjetrin për të mos lejuar shqipen të flitej.. tani nuk lejohet gjuha e paanshme nga profesionistët, ajo që guxon t’i thotë jo korrupsionit partiak.

  2. Zambi says:

    Ne fakt deri tani vetem njerez jopolitik jane punesuar.
    Po ik o Brace se nuk pi leng reforma administrates.

  3. naim dimashi says:

    prandaj e keni bere administrtaen lesh se pretendoni se futni profesionistet.Ne fakt duke shmangur gjoja partiaket ju keni braktisur socialistet e vertete dhe keni punesuar ata qe paguajne para duke i mbuluar me emrin e profesionisteve.

  4. papa fundacion says:

    po parate qe ju Kane paguar njerezit per nje vend pune a do ti ktheni?

  5. PASTRONI SA NUK ESHTE VONE ADMINISTRATEN DHE INSTITUCIONET NGA BERISHIZMI DHE METIZMI. BOLL I MBANI NE PUNE QE NGA 2013, E SIDOMOS PAS SHTATORIT 2017. ME BERISHIZMIN DHE METIZMIN, DY SEKTE MAFIOZE SHUME SHUME KRIMINALE E ANTI-SHQIPTARE NE CDO DREJTIM, FILO SERBE+GREKE+RUSE TASHME TE FAKTUARA, NUK HYET NE BASHKIMIN EUROPIAN DHE NUK KA PROSPERITET E ZHVILLIM SHQIPARIA. “E KEQJA DUHET SHKULUR ME RRENJE”, E JO TE LIHEN NEPER ADMINISTRATE SHTETRORE E INSTITUCIONE BUXHETORE MONSTRA E PERVERSA QE PA JU DRIDHUR SYRI E GOJA E THONE CDO DITE E ORE; “RROFTE” SALI BERISHA, “RROFTE” ILIR META, SE NA BENE TIRANAS ME PRONA+SHTEPI QYL, PUNE DHE PARA PER “SHTATE PALE QEJFE”. NUK KA ME KOHE PER POPULLIN, QE JU KA DHENE VOTE ME PERFAQSIM MAKSIMAL MBI 75-DEPUTETE, QE TE DUROJE BERISHIZMIN DHE METIZMIN, PRANDAJ DUHET SA ME SHPEJT TE NIS PASTRIMI I ADMINISTRATES SHTETRORE DHE INSTITUCIONEVE BUXHETORE.

  6. alphade says:

    O Brace djali : Cfare “furtune” do te kete kur keta militante te Saliut
    dhe Ilir Floririt kane 5 vjet qe livadhisin, hane e pine,marrin rroga te
    majme ne karriget e zena, sabotojne,vjedhin me te kater duart dhe
    Edi Rama dhe socialistet ne udheheqje rrine e bejne sehir duke u the-
    ne socialisteve rrine rrugeve se pushtetin e kane bandat demokrate
    e leseiste. Ishte aresyeja qe qysh diten e pare demokrate e leseiste
    ngulen kembe per statusin e nepunesit qe juve t’ju priteshit krahet
    qe te mos hidhnit ne rruge njerezit e tyre qe ishin vendosur ne kyce
    te shtetit shqiptar,te tipit AJazeve,apo te ketij drejtorit te Rinasit e shu-
    me e shume te tjere qe praktikisht i kane bere gjemen ketij vendi duke
    qene partia socialiste gjoja ne pushtet. Per kete mund te flasesh e te
    shkruar faqe te tera por nje gje dialektike duhet patur ne qender te
    vemendjes : perputhjen e bazes me suoerestrukturen. Nuk mbahet
    shtepia me miell hua,thote i mencuri popull. …..!

  7. mik says:

    Brace, ju dhe e gjithe fara e juaj politike jeni ba gangrena e ketij vendi. Me ju, Shqiperia nuk ngrihet ne kambe kurre. Arsimi dhe kultura e juaj asht vetem me ba keq, me shkaterru kete vend te mrekullueshem.
    Kur thua : Per kete ju garantoj ne emer te qeverise se republikes se Shqiperise !! Ne emer te se ciles qeveri mor Zot ? A mund te quhet qeveri kjo ? Shikoj foton ne artikull dhe bej pyetjen : Keta do udheheqin vendin ?
    Viziten e fundit ne Shkoder, ju pash ne tv duke u puthe me nje burre, jo ne kuptimin si gay, por ne kuptimin e autoritetit si zv/kryeminister. Sa turp. A puthet me burre ne publik nje zv/kryeminister ?!
    Ju, PD e LSI jeni kolera e ketij vendi. Nqs do kete ndonjehere drejtesi ne Shqiperi, ju duhet te shkoni te gjithe ne burg.

  8. X says:

    Drejtoret e Sali Berishes jane neper administrata. 12 vjet derejtor, ndersa per specjalistet as qe behet fjale te jene levizur. Militante socialiste nuk ka ne administrate. Prandaj Erjoni qe nuk ka punuar asnje dite ne te, nuk eshte personi i duhur per te folur mbi kete gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje