Kompania që menaxhon aeroportin e Rinasit, Tirana International Airport (TIA), ke reaguar për grabitjen e një dite më parë.
Në reagim, TIA replikon edhe me Ministrinë e Brendshme, duke mos marrë kështu përsipër, përgjegjësitë për grabitjen.
Deklarata e plotë e TIA-s
Tirana International Airport (TIA) shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e djeshme të 9 Prillit 2019, me pasojë vjedhjen e një sasie të vlerave monetare në pistën e aeroportit.
TIA kishte vendosur të respektonte hetimet nga autoritetet përkatëse dhe në respekt të këtyre hetimeve, nuk u prononcua deri më tani, duke patur parasysh ndjeshmërinë e ngjarjes dhe çështjen e sigurisë së jetës të pasagjerëve, stafit dhe të gjithë punonjësve të shtetit shqiptar që operojnë në aeroport.
Por, pasi ndoqëm me shqetësim deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duket se etika e TIA-s ka shërbyer për herë të dytë për një keqinformim të publikut dhe fajësimin – si skenar i përsëritur – për një akuzë të rëndë që nuk qëndron në shpatullat e një koncesionari të huaj, pa mënjanuar kërkesat e Kontratës së Koncesionit që TIA përmbush çdo ditë në lidhje me sigurinë aeroportuale.
Tirana International Airport duke vlerësuar transparencën e informacionit për publikun dëshiron të informojë se ka vënë në dispozicion të organeve kompetente, të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë që hedhin dritë mbi ngjarjen e 9 Prillit 2019.
TIA ka qenë korrekte në përmbushjen e detyrave të saj në lidhje me ngjarjen sipas të gjitha rregullave dhe procedurave. Autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë, se ky njoftim është kryer në kohë kundrejt sallës operative të policisë në Rinas.
TIA në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, gjatë këtyre tre viteve nga ngjarja e ngjashme në aeroport në 2016, ka marrë masa shtesë dhe ka ngritur në një nivel më lart sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues.
TIA është pjesë e auditimeve periodike qoftë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, qoftë nga palët e treta. Bëjmë thirrje dhe lutemi për vëmendje të kuptojmë të gjithë, se forcat e policisë janë të pranishme në çdo cep të aeroportit si objekt i rëndësisë së veçantë, si zonë kufitare dhe policia e ka detyrë ligjore, për të ruajtur rendin dhe jetën e qytetarëve në rast incidenti të armatosur.
Bashkohemi tërësisht me meritat që kanë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në operacionin e djeshëm, zanafilla e të cilit ishte njoftimi i TIA-s.
TIA bën thirrje për trajtimin e kujdesshëm të informacioneve që jepen për publikim kur lidhen me çështje të sigurisë, sepse do përbëhej një rrezik shtesë për çdo rrethanë.
TIA vlerëson me respekt hetimet, çdo qytetar, çdo punonjës policie dhe dëshiron të theksojë, se kur cënohet siguria dhe jeta e një qytetari, jemi të gjithë në të njëjtin krah.
Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Eshtë pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi. Ndaj deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme e vlerësojmë si të pasaktë.
Rikthesojmë se në zbatim të përgjegjësive dhe detyrimeve të Kontratës së Koncesionit, dhe në bazë të Programit Kombëtar të Sigurisë të Aviacionit Civil, TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit në kohë të policisë.
Tirana International Airport mbetet në dispozicion të pasagjerëve dhe opinionit publik për informacione të mëtejshme. (TemA)
E sakte aeroporti eshte i gjithe shqiptareve por fitimet jane per kinezet sepse shqiptaret I kane duart e thara.
Edhe te ed rames. 75% kane kinezet. 25% jane te nje kompanie fantazem nga hong kongu. Ju lujtohet kur iku Rama ne Hong Kong ne 2015? Atehere u ble aeroporti
Detyra juaj o “Qineze” eshte te ruani ate qe e vjelni – territorrin e Aeroprtit dhe lini pordhet hipokrite dhe mendjemadhesine, territorin e Shqiperise e mbrojne te zotet, paguani tani ate qe se ruajtet dot, pergjegjesia eshte komplet e juaja
Deklarate mashtruese.Fakti,ngjarja e djeshme, tregoi se sa kollaj shkon deri tek avioni.E çfare sigurie ka aeroporti?Deklarate idiote e kompanise konçesionare.
Per cfar eshte koncesioni per te vjele leket e biletave……
Kina nuk e mbron territorin shqiptar , por jep punet e pista jep sekretet kur si , oren e sakte tek kriminelet , ndaj ju kineze te zgjuar majat nga themrat plera , ne cdo aeroport te europes forcat e gateshme jane prezent brenda dhe jasht edhe patrullojne me gishtin ne scandal per Sigurine e aeroportit, dhe do bente mire shteti ta qerronte kete shoqeri te kriminalizuar kineze !
KIna dhe Rusia jane armiq te sovranitetit te vendit tone Kinezet te shkojne te han mut ne vendet e tjera te botes sepse ne shqiptareve nuk na lidh ASGJE me nje VEND UFOSH.
Nuk besoj se autoritet e aeroportit jane pergjigjur pa kompetence, qe territorin Shqiptar nuk e mbron Kina.
Per cudi, askush nuk deklaron se pergjegjesia e kujt asht sigurimi operativ i aeroportit !! Duket se po kerkohet ta t’ja faturojne njeri tjetrit pergjegjesin.
haha deri dhe problem per shqoperine e edvin shkollepakut iishte penges rusia dora ruse tash dul kina tamam si ne kohen e babs tina enver dylberit se edhe ai bonte fajtor rysune kinen tan boten i mbylli marrdhaniet me tan se ata ishin pengese..tash edhe edvin droga bon re njajten mrekulli..haha dil o edvin boj noj batutue ne brekushe se kshtu e duan ata qe te kan dhan voten ty,se dora putinit nuk e len shqipnin mu zhvillue,boll rusi po tash edhe kina..ma shum se gjysa botes kunder edvinit?? haha
po o kinez i felliqur Te bene biletat me te shtrenja ne evrope eshte e drejta juaj kurse te ruani objectin nuk eshte jusja Pronari i objektit ka per detyre te ruaje the te pergjigjet per objectin deri ne nje Juve jetoni the conceptet e Mao Ce Dunit akoma Ta ruaje shteti Po ti per cfare pergjigjesh per te rjepur popullin shqipetare ore oris
VINI RE, VINI RE!
Njoftim Kinez…
Mire me kaq,se ka me keq.
Fat i mire per pasagjeret dhe stafin e avioni,se po t’u kishte thend mendja….ehe…nuk do qanim milionat e eurove por kushedi se sa jete njerezish te pafajshem.
Llafet e teperta jane “muhabet pa bereqet”
Tropoja 19 ,boll u munu Enveri me ju ba njerz,po s’arriti qe s’arriti…!
Dokrra kineze!!!