Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar vizitën e zyrtarit të lartë amerikan, Matthew Palmer.
Ai tha në TCH se mesazhet e zotit Palmer ishin të qarta, ku mesazhi kryesor shkoi për qeverinë dhe legjitimitetin e saj dhe i dyti për opozitën, e cila duhet të ri-integrohet në pozicionet e saja, të futet në zgjedhje.
“Zoti Palmer vjen në Shqipëri në pozitat e një shtetari të lartë amerikan dhe vjen këtu për të mbrojtur interesat amerikane.
Misionin e ka realizuar.
Nuk pati rezultat konkret për Shqipërinë, por besoj se ajo ishte një vizitë me mesazh që pati efekt të menjëhershëm. Palmer ishte i vrazhdë në qartësinë e tij.
Opozita është e detyruar që të futet në zgjedhjet dhe djegia e mandateve të shërbejë si një kauzë e shoqërisë shqiptare dhe se alarmimi i opinionit ndërkombëtar, nuk ka vlerë.
Ky është një mesazh që u artikulua në të gjitha takimet e zotit Palmer”, tha Patozi.
Më tej Patozi foli edhe për qëndrimin publik të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe presidentit Meta.
Pas takimit, zoti Basha heshti në lidhje me atë që kishte diskutuar me zyrtarin e lartë amerikan, duke folur në vija të përgjithshme.
Për sa i përket zonjës, Kryemadhi, ajo është shprehur më e drejtpërdrejtë, duke thënë se shqiptarët i zgjedhin vetë problemet e tyre.
“Zonja Kryemadhi ka bërë një deklarate emocionale. Është e nxituar, gjë që nuk e pash tek bashkëshorti i saj, i cili ruajti një lloj qetësie dhe dashurie në lidhje me takimin që pati me zotin Palmer. Interes për shoqërinë tonë është të dijë se çfarë thonë Shtetet e Bashkuara për atë që ne e cilësojmë si krizë. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë aktorët politik”, tha Patozi.
Ndërkohë, djegien e mandateve, ish-deputeti demokrat e cilësoi si një gjest të gabuar dhe se kjo ka shkuar në interes të Edi Ramës. Sipas tij, Partia Demokratike është në udhëkryq të rrezikshëm
“Pra djegia e mandateve , është më e rëndë se gjithë zullumet e Edi Ramës. Këtë dhuratë ia ka bërë atij Lulzim Basha Kjo është një gafë politike dhe që Basha ka një mungesë vizoni. Basha ka gabuar në llogaritë e tij, së bashku me Monika Kryemadhin. Ka qenë një vendim i marrë nga 2 apo 3 persona. Zoti Berisha e ka mbrojtur fort këtë shtysë dhe mund të ketë ndikuar. Edhe sikur të jetë e vërtetë që Basha ka presion nga Berisha, ka përgjegjësi. Kjo tregon se është i padenjë që të drejtojë Partinë Demokratike. Për fat të keq Partia Demokratike është në udhëkryq të rrezikshëm, në greminë sepse në të dyja rastet sot në mesazhet që u dhanë dje, opozita është e humbur. Të hyjë në zgjedhje, është e humbur se i bie kauza dhe del që djegia e mandateve është një gabim, pra duhet të pranojë gabimin e djegies së mandateve. Në rast se nuk hyn në zgjedhje, bën një gabim akoma më të madh sepse humbet përfaqësimin në të gjitha nivelet dhe rrezikon zhdukjen”, tha ish-deputeti demokrat.
Më pas zoti Patozi shtroi edhe zgjidhjen, duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.
“Në politikë çdo gjë ka zgjidhje. Si mundësi shikoj që Lulzim Basha të pranojë që ky ishte një gabim dhe të japë dorëheqjen, e të shpëtojë Partinë Demokratike. Besoj që Basha ia ka kaq borxh Partisë Demokratike, që të mos sakrifikojë PD së bashku me veten, në këtë qorrsokak. Mospjesëmarrja në zgjedhje është një akt ekstrem politik, i cili nuk gjen kurrë asnjë portë të hapur në Perëndim dhe Lindje. Zgjedhjet lokale janë shumë më të këqija se zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet lokale, nuk ka kurrë zgjedhje të parakohshme. Ai që merr mandatin, e çon deri në fund. Nëse nuk merr pjesë, i jep mundësinë Edi Ramës që të fitojë në 90 -100% të bashkive. Do të thotë që i ke dhënë në tavolinë një kapital të çmuar dhe kjo është një kosto e madhe për Partinë Demokratike , një përgjegjësi që unë nuk do ta mbaja kurrë mbi shpinë.
Nëse Basha jep dorëheqjen, udhëheqësi tjetër mund ta shpëtojë Partinë Demokratike sepse nuk ka përgjegjësi për djegien e mandateve e të futet në zgjedhje. Pse jo, mund të konkurrojë qeverinë , sepse qeveria nuk është sot kaq e fortë, jo për shkak të sondazheve, por për shkak se ka humbur shumë nga kredibileteti i saj”, u shpreh Patozi. (TemA)
La nam dhe ky …do dhe ky pushtet ne tavoline
brenda PD.
Ky ka qene zeri me i arsyeshem brenda PD-se. ..
Po,por i bie pragut qe te degjoje dera.Ky zotni kerkon dorheqjen e Bashes,por ai e di mire qe po e dha Basha dorheqjen duhet ta japi edhe Saliu familjarisht.Eshte puro hipokrizi deklarata e Patozit,vetem se per tu dukur ne syte e zyrtarit amerikan,per te mos ndenjur pas goces te Azemit.Te gjithe keta te siluruarit e Bashes,e dine qe jane goditur nga familja Berisha,por nuk kane guximin qe ti thone gjerat sic duhet,psene? mund ta imagjinoj,se mund te jene bere pis nga SalKompani,dhe ja u nxjerrin te palarat.Presin qe ti zbythi drejtesia,qe Patozi me Jozin te fillojne te dalin serozisht ne skene.
Mendoj se z. Patozi arsyeton shume drejt. Une nuk jam simpatizant i PD, por per nje demokraci normale ajo duhet shpetuar nga kjo grope qe ka rene sidomos pas djegjes se mandateve dhe protestave pa kriter e te dhuneshme. Sa per LSI ajo nuk eshte parti, nje ish fraksion i PS por me qellim pasurimin e udheheqesve te saj dhe si e tille ajo duhet te eleminohet nga skena politike se eshte ne interes te demokracise parlamentare. Jam plotesisht dakort me z. Patozi se vetem doreheqja e kryetarit te partise duhet te behet pa tjeter qe me kryetar te ri PD eshte me me moral per te hyre ne zgjedhje sepse ne te kundert ajo, PD do te vriste vehten dhe kjo do te ishte shume e rende per demokracine shqiptare. Dihet qe urdheruesi per djegjen e mandateve ishte Berisha, por prap pergjegjesia bie mbi Bashen si kryetar partie qe nuk ka autoritet dhe eshte i pa afte te vendosin ne parti, keshtu qe duhet te largohet per t’i hapur rrugen nje tjetri me me integritet dhe te shpetoj partine. Kryetari i ri duhet t’i tregoj vendin ose t’i thote Berishes te largohet e te leje partine rehat. Z. Patozi: asnjehere nuk ke folur si kete radhe dhe per kete bravo te qofte.
Si zgjidhje mendoj qe:
1, Basha te pranoje deshtimin, lodhjen dhe rraskapitjen qe i kushtoi demokrateve dhe te jape menjehere doreheqjen
2. Arben Imami Kryetar i PD
3. Pergatitje per zgjedhjet vendore, njohje e deshtimeve, gabimeve dhe premtime reale
4. PD+ partite e opozites te marrin pjese ne zgjedhjet vendore
5. Pavaresisht se PS do te fitoje PD te njohe zgjedhjet vendore
6. Me deputetet qe jane ne Parlament te punoje per integrimin e Shqiperine ne BE dhe jo kunder integrimit.
7. Te pergatitet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ti duket se paske pirë që në mengjez. Opozita në greminë dhe Rama te japë dorëheqjen? Po kush te vije ne pushtet pastaj? Opozita që është në Gremine?
Bravo Patozi ke dhen mendimin e duhur,te gjithe demokratet e duhur jan lene jashte loje, jane vene ca lamash si paloka me shoke qe jo vetem nuk dine te lidhin dy rrjeshta po i japin favor Rames. Largimi i lulit do jet jo vetem nje fitore per demokratet por dhe per Shqiptaret.
PA-TOSI eshte nje mjeran aktualisht por ai ka po aq pergjegjesi sa kreret e medhenj te PD-se sepse ka dekada qe pjerdh ne kungullin e BER-ISHES
PD-ja mund te mbijetoje vetem nese mohon figuren e Berishes dhe dnenon aktet antikombetare e kanibaleske te tij Perndryshe shume shpejt do te vije nje dite qe njerezit te thone; C”ERA UNA VOLTA UN PD!
Ashtu si futen hundet Jugosllavet ne formimin e PKSH,me zgjedhjen e E.Hoxhes ne krye te saje, perseri ishte nderhyrja e tyre, qe ne krye te ashtuquajtures PD, vendosen ish Sekretarin e Partise, agjentin e UDB-se ne krye. Dhe gjate gjithe ketyre viteve “Rrumpalle” jemi drejtuar nga agjenti serb nga Vicidoli qe, dhente zoti dhe Amerika e heqin qafe!
E çte presim nga nje parti demokratike kur vete brenda kesaj partie nuk ekziston demokracia, kush ka nje mendim ndryshe edhte tradhtar spiun e lloj lloj sharjesh