PROFIL/ Misteri i 10 milionëve që mori me vete Admir Murataj: Kush ishte tropojani me 13 identitete dhe shumë maska, që tmerroi Athinën dhe Tiranën

10 Prill 2019, 18:29Politika TEMA

Një hajdut virtuoz në nivelin e një personazhi që mund të ndeshet në prodhimin e Netflix, “Casa del Papel”.

Por, pavarësisht nga talenti i tij në vjedhjen e shumave të mëdha të bankave, Admir Muarataj nuk ishte një grabitës ideologjik si ata të serialit të njohur.

Ai ka reputacionin e një hajduti të talentuar dhe vrasësi gjakftohtë.

Gjithashtu, atë të një njeriu me shumë maska, shumë identitete dhe shumë mister. Ashtu sikurse pati jetën të padeshifrueshme, ashtu po ka edhe vdekjen, me plot të panjohura.

A ishte ai kreu i vjedhjes së dhjetë milionëve eurove në Rinas? Pse emri i tij si autor i grabitjes u prononcua më parë nga mediat greke dhe vetëm shumë më pas në Shqipëri?

Pse ai kishte zgjedhur të zbriste në pistën e aeroportit me maskën e një burri tullac dhe me pak mjekër, si për të lënë mesazhin e fundit në këtë jetë të të gjithë identiteteve dhe roleve që kishte pasur?

Pse plumbi kapi pikërisht atë? Mos qe një vrasje pas shpine prej partnerëve të tij hajdutë, ashtu sikurse do të dyshonte më pas i vëllai?

Pse edhe nëse u vra nga grabitësit e tjerë, brenda furgonit tashmë të djegur, ai duhej të hidhej në tokë për t’u zbuluar më lehtë nga policia?

A nuk e dinin të tjerët se kjo do të ngushtonte rrethin e hetimit, duke e shpënë policinë më afër tyre?

Apo ishin të ndërgjegjshëm për këtë dhe menduan se duke “zbuluar” identitetin e Muratajt, mund të fshiheshin më lehtë të tjerët?

Të gjitha këto enigma, që gëlojnë që prej pasdites të së martës, kur opinioni u shokua nga vjedhja spektakolare nën barkun e avionit të Austria Airlines, vetëm sa e shtojnë misterin rreth personazhit të parë të kësaj grabitjeje, që u zbulua i vrarë vetëm disa qindra metra larg vendit të krimit.

Publiku fillimisht e pa portretin e tij nën një maskë silikoni të fiksuar nga kamerat e sigurisë.

I veshur me pantallona ushtarake, me doreza të zeza dhe syze mbi një maskë që i jepte pamjen e një buri me mjekër, ai dukej sikur drejtonte operacionin e vjedhjes së parave.

Krahasimi me një tjetër foto, atë të bërë nga policia, kur ai gjendej i shtrirë me kafkën e shfiguruar nga marrja e një plumbi, do të bënte lidhjen mes dy imazheve.

Pranë trupit të pajetë të Admir Muratajt u gjet edhe maska e silikonit që ai kishte mbajtur mbi pistën e aeroportit.

“Ne nuk njohim asnjë nga shokët e tij, por do i shohim kush janë shokët, ata që e lanë në rrugë. Do i gjejmë, do na ndihmojë policia, ose pastaj do t’i gjejmë vetë.

U tha se Admiri ishte organizatori, por organizatori nuk vritet. Tani na intereson të shohim se çfarë do ndodhi, tani do e shohim sa organizator është…”, ka thënë i vëllai, Cen Murataj.

Po a ishte ai truri i kësaj vjedhje spektakolare, apo thjesht një kufomë që u hodh si dhjamë qeni për të shpëtuar të tjerët?

Biografia prej krimineli gjakftohtë e Admir Muratajt të bën të mendosh më shumë për versionin e parë.

Ai nuk u kap dot asnjëherë në Shqipëri, megjithëse që prej vitit 2013, ndodhej edhe në kërkim ndërkombëtar.

Në Greqi ai figuronte si një prej kriminelëve më të kërkuar, jo vetëm për grabitje bankash, por edhe për vrasje.

Në mars të 2013, ai u priu 11 të dënuarve që u arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu i Trikallës.

Ata prenë hekurat, hipën në çatinë e burgut dhe shtinë mbi rojat.

Operacioni ishte i rakorduar edhe me të tjerë që gjendeshin jashtë burgut dhe që qëllonin mbi policinë. Bilanci ishin dy policë të plagosur.

Mbi grupin e Admir Muratajt rëndon edhe një reshter i vdekur.

Pastaj edhe një vajzë 25 vjeçare, e cila humbi jetën në Isthmia, kur grupi, vetëm tetë ditë pasi kishte dalë nga burgu, vendosi të grabisë një tavernë të vjetër të Athinës.

Por, edhe kur u kthye në Shqipëri, Admiri, mbiemri i vërtetë i të cilit pa zbritur nga Tropoja në Prezë, ka qenë Nikaj, nuk hoqi dorë nga zanati i vetëm që dinte të ushtronte.

Mes 13 identiteteve që thuhet se ka mbajtur dhe shumë maskave që ka ndërruar, gjurmët e tij janë pothuajse të verifikuara në tre goditje të mëdha.

Më datë 13 shkurt 2015, rreth orës 12.30, dyshohet se ai ka qenë njëri mes tre personave që tek ish- “Stacioni i Trenit”, sulmuan punonjësit e sigurisë që po nxirnin nga tunelet e Union Bank një sërë thasësh me para që do drejtoheshin për në Rinas.

Bilanci i grabitjes 900.000 franga zviceriane, 800.000 Paund dhe 16.100 euro.

Në 3 dhjetor të vitit 2015, ai rezulton të ketë qenë pjesë e grabitjes në Qafë- Kashar pranë Rinasit, ku u morën me armë 1.800.000 paund, 800.000 USD , 200.000 AUD, 200.000 CAD.

Aty u vodh me armë një furgon i blinduar, i cili në atë moment po i transportonte këto të holla.

Grupi i Admirit qëlloi me armë dhe goditi makinën deri sa drejtuesi i saj u detyrua të hapë portat.

Një vit e pak muaj më pas, në datë 9 shkurt 2017, oreksi u rrit dhe target ishte sërisht aeroporti i Rinasit, të cilin Mahmutaj mund ta kontrollonte si në pëllëmbë të dorës me dylbi, direkt nga shtëpia e tij në Prezë.

Në këtë ngjarje u grabitën 2 mln e 400 mijë euro dhe 200 mijë dollarë. Pas zbulimit të bandës, policia arriti të gjejë edhe një sasi të parave, të cilat i kishin fshehur në tenxhere dhe në frigorifer.

Ajo e shpalli Muratajn në kërkim dhe arrestoi për një farë kohe të vëllain e tij.

Në të gjitha këto raste, njeriu me 13 identitete nuk arriti të kapet kurrë nga policia.

Uniformat blu arritën ta shohin vetëm të vdekur, aty ku ishte hedhur trupi i tij, me kafkën e çarë, disa qindra metra larg aeroportit.

Megjithëse bashkëshortja e tij do të çohej më pas në morg, për të bërë identifikimet, njohja nuk ishte e vështirë.

Me maskën e silikonit që tashmë e kishte hequr, ai dëshmonte se kishte qenë vetë në mes të pistës, si autor i një prej vjedhjeve më spektakolare të bëra në Shqipëri dhe në botë, me plot 10 milionë euro.

Vetëm pak çaste më pas, jeta e këtij krimineli aventurier do të ndërpritej pa pasur fundin e lumtur të personazheve të Casa del Papel.

Por, ndonëse i ndryshëm nga të singjashmit e tij idealistë spanjollë, që prodhonin para nën tingujt e “Bela Ciao”, Admir Murataj do të fitonte në një ditë famë më shumë sesa një film i Netfliksit.

Për grabitjen e tij në mes të ditës në të vetmin aeroport ndërkombëtar të Shqipërisë, do të shkruanin të gjitha mediat e botës.

Ndërsa në vendin e tij, për këtë tropojan me shumë maska dhe identitete, do të vijonin të gëlonin enigmat: A ishte ai truri i të gjithës? A e qëlloi policia që nuk e kapi dot kurrë të gjallë?

Apo mos vallë e eleminuan të tijët pas krahëve dhe e lëshuan me qëllim nga furgoni për ta identifikuar më lehtë?

Por ndoshta asnjë nga këto dilema nuk do të marrë kurrë përgjigje.

Ndoshta ato i mori me vete bashkë me portretin e fundit që shaqi në publik, Admir Murataj, njeriu i “padukshëm” për policitë greke dhe shqiptare.(Lapsi.al)

16 komente në “PROFIL/ Misteri i 10 milionëve që mori me vete Admir Murataj: Kush ishte tropojani me 13 identitete dhe shumë maska, që tmerroi Athinën dhe Tiranën”

  1. Rezorsi says:

    E MORE NË QAFË MALOKËT SHQIPERINE ME NE KRYE KRMINELIN SALI BERSHA BABAI DHE IDEATORI I GJETHE TE KQIJAVE.

    1. undefined sunitus says:

      Ky trim i shpellave meriton nje lapidar si Hajdari patritot.

  2. ky says:

    Ndoshta mund te jete vrare me perpara dhe e kane lene aty per te humbur gjurmet grupi qe kreu grabitjen per te hutuar policine dhe prokurorine gezhoja dhe exzaminimi i trupit mund te sqarojne pisten e pare te vrasjes.

  3. Maloku says:

    Maloket jane Shqiperia ore jeniçere truthare. Pa ne Juve do ishit duke thithur rrush Greku me kohe.

  4. Tamam sikur eshte kushuriri ose vllai sali birishes.
    Te njejta veprime si vrases kriminel hajdut i pa meshirshem
    Te gjithe ne jemi tropozhan

  5. mik says:

    Ju ja kaloni edhe Hollivudit me fantazi. Kerkoni te ndertoni nje karakter te tipit kriminel te famshem.
    Ka vetem 24 ore qe ka vdek dhe i bani analizen sikur sapo keni lexuar librin e jetes tij e ndoshta, emrin e tij e keni degjuar per here te pare ne jeten tuaj vetem para 24 oreve. Nga e nxoret perfundimin se kush e vrau ? Hetimet nuk kane mbaru akoma.
    Nga momenti qe ai asht vrare, deri ne momentin qe e kan hedhur nga makina, ka qene nje kohe kaq e shkurter dhe e tensionuar, sa qe nuk ka pase kohe te bahet ” mbledhja ” per te marre vendimin : Ta heddhim apo mos ta hedhim !! Kjo nuk asht logjike gazetari.
    Perqendroheni dhe i jepni randesi tek disa fjale qe ka thene vellai i tij, sikur ai i ka kontrolluar fjalet qe ka folur ne ate gjendje te rande psiqike qe ka qene, dhe asht ? A nuk ju duket non sens ?
    Admir Murataj ishte keshtu e ishte ashtu, sikur e keni njohur gjith jeten tuaj !! I faturoni te gjitha grabitjet qe jane bere ne Tirane, pa asnje fakt, vetem me supozim !! Per cdo gje ban pyetjen PSE !! Sikur kemi te bajme me ndonje teori konspirative. Pse ky e pse kjo !!
    Vetem hetuesia ka verdiktin.

  6. rroku says:

    MALOKET BAZA E KRIMIT NDERKOMBETAR…… RRAC E NDYRE…..

  7. xy says:

    malolet jan shembelltyra e urryer e Salì tropojanit.

  8. xy says:

    Maloket jan shembelltyra e urryer e Sali tropojanit.

  9. Shpellari says:

    Nuk mud te pastroe Rama gjithe qelbesirat ae krijoi Sala. Pa u zhdukur ai dhe shpellaria sks qetesi

  10. Vicidoli says:

    Prodhime te bollshme Tropoje.
    Saline e solli Enveri ne Tirane per te djegur Shqiperine .
    Saliu solli Admir Nikajn (me 13 emra………)
    C’mund te pritet tjeter nga kjo fare e pagdhendur?

  11. Peter says:

    Nga NIkaj Merturi. Eshte kushuri edhe me Azem Hajdarin.
    Nuk mjaftojne keto?

  12. Sadik Kastraveci says:

    HETIMI:-Duhet ditur me c’do kusht, grabitesit nga e muaren vesh qe bankat derguan parat tek avioni Austriaku kjo vjedhje me grabites profesionist me kallashnikove,me granata e te tjera e te tjera.Mendoj qe kjo vjedhje ti lihet krye Sulltanit te opozites per ta zbuluar vjedhjen nga shpellaret e veriut te shqiperise,sepse krye shpellari ta zbuloje dhe ti jepen 1 milion Euro.

  13. J says:

    Këta bisha jo njerëzorë, kuptonin vetëm gjuhën e e hoxhës. Këta janë fatkeqsia e pa korrigjueshme e kombit.

  14. alphade says:

    Ky eshte njeri nga 13-14 maloket tropojane te Saliut qe vodhen,grabiten,
    plackiten dhe vrane Shqiperine pergjate 28 vjeteve.
    Arrestoni Saliun, Meten dhe Bashen se ata i dine se ku jane parate ! Ndry-
    she Ai Shemsi Prenci mos haje m……t duke na bere aluzione ! Po qe tro-
    pojan dihet se cilet kapo jane prapa tyre. Edhe Cekaj, alias Kulicaj,trafi
    kanti i droges i burgosur ne Gjermani eshte tropoja dhe i sherbejne drejt-
    persedrejti “Baces” ,behen theror duke u bazuar te Kanuni qe vazhdimisht
    “Baca” e perserit kete se po shkele ligjet e Kanunit te gjithe keta hajdute e
    vrases pot te rrefehen e dine c’i pret. Kjo grabitje,me spektakolarja e te gji-
    tha kohrave ka patur si qellim pagesen e te fjithe protestuesve ne daten 13
    Prill dhe se dyti t’i jepnin nje “mesim te mire” nderkombetareve qe prakti-
    kisht u lane te kuptohet se keto dy te ashtuquajtura parti kane pushuar se
    qenuri si te tilla dhe jane shndrruar ne banda. Dhe keshtu del faktikisht ke-
    to banda mafioze tash jane kthyer edhe ne terroriste. Koha do ta tregoje se
    keto jane bandat e Saliut, Kulicit, Precit,etj.Hajdute tropojane duhen regjis-
    struar te gjithe ne Tirane e gjetke, te kontrollohen dhe te konfiskohen edhe
    breket ….

  15. Lani says:

    Admiri i ka shoket te ralle: ndersa shoket e tij rrine zyrave me kostum e kollare duke pritur ndonje viktime qe pastaj e rrjepin, ky ve deri dhe koken ne rrezik per te bere te njejten gje qe bejne dhe ata qe kane zene zyrat e shtetit e hiqen si te ndershem e te perkushtuar ndaj popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje