Tre deputetë të rinj të PD, janë betuar sot në Kuvend.
Bëhet fjalë për deputetët Korab Lita, i cili vjen nga Partia Demokratike, Qarku Tiranë.
Lita ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD për Tiranën dhe zëvendëson ish-deputetin Dashamir Shehi.
Deputeti i dytë, Arlind Çarçani, ka qenë në listën e kandidatëve për deputet në Qarkun Korçë.
Deputeti i tretë që u betua sot në Kuvend është Halil Jakini , që vjen nga radhët e PD-së, qarku Dibër.
Totali i deputetëve në Kuvend shkon në 102.