Rama mesazh BE-së nga Kuvendi: Pavarësisht sherreve e debateve Shqipëria i ka plotësuar kushtet për negociatat

11 Prill 2019, 11:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për anëtarësimin në BE.

Shefi i qeverisë, deklaroi nga foltorja e parlamentit se pavarësisht problemeve mes forcave politike, Tirana Zyrtare ka bërë progres sa i përket kushteve të vendosura.

“Shqipëria ka ecur para dhe progres raporti në fund të majit do të rekomandojë pa kushte hapjen e negociatave.

Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte, është edhe rikonfirmim pa kushte i një të vërtete të thjeshtë: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim me BE.

Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çelja e negociatave është një vendim që merret nga KiE.

Nga Këshilli i përbërë prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtarë, bazuar në rekomandimin e komisionit por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare.

Që do të thotë që nëse raporti i komisionit është një raport i cili ndërtohet mbi kritere ekskluzivisht teknike duke verifikuar kryerjen e të gjithë detyrave të përcaktuara për çeljen e negociatave, vendimmarrja në KE është rezultat i debatit të brendshëm në KiE që i kalon kriteret teknike dhe subjektiviteti i vendeve ka rolin e vet.

Tek subjektiviteti, ndikimi jonë është relativ në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë të rreshtuara kundër….”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai tha se nuk ka asnjë justifikim për eksportimin e konflikteve të brendshme apo nxitjes së konflikteve të brendshme në funksion të pengimit të kësaj vendimmarrjeje ose të krijimit të aleancave që janë vendosur kundër zgjerimit e për rrjedhojë të çdo hapi të avancimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në këtë proces.

“Jemi sot në pikëpamjen e unitetit politik më mbrapa seç kemi qenë në të shkuarën ku sidoqoftë pavarësisht sherreve e debateve forcat politike kanë gjetur një pikë përputhshmërie e kanë qenë në funksion të këtij objektivi të palëvizshëm”, theksoi Rama.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje