Një trup i pajetë është gjetur mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se dallgët e detit kanë nxjerrë trupin e pajetë në breg në zonën e Zvërnecit.
Për këtë ngjarje ka reaguar Policia e Vlorës, e cila ka identifikuar viktimën.
Trupi i pajetë i përket shtetasit me iniciale I.I, 56 vjeç, ndërsa dyshohet se ai ishte me sëmundje mendore.
“Rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, është gjetur një trup i pa jetë i cili i përket shtetasit I.I., 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak.Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave”, njofton policia. (TemA)