Vazhdojnë të shtohen rastet kur të burgosur shqiptar rrihen e vriten me të burgosur grek, dhe jo vetëm, në bugjet e shtetit grek.
Tash së fundi mediat fqinje raportojnë se kësaj rradhe se një i burgosur në burgun e Trikalas është vrarë nga një shqiptar. 55 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka lënë të vdekur grekun 66-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të burgosurve, ku shqiptari e ka goditur me thikë të dënuarin tjetër duke e rrëzuar në tokë. Për shkak të plagëve të marra në kokë, i burgosuri grek, nuk ka mundur të mbijetojë.
Autori dhe viktimat janë mbajtur për rreth një javë në të njëjtën zonë dhe ishin nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet e burgut.
Shqiptari ishte dënuar me tëtë muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi, dhe që shmë shpejt do të lirohej nga burgu, ndërsa viktima ishte duke vuajtur dënimin me 12 muaj për drogë.
Një inspektim nga Shtëpia e Inspektimit dhe hetimi disiplinor nga Prokurori i Trikalas ka nisur hetimin, ndërsa nuk dihen arsyet e ngjarjes tragjike.
Nga infomacionet qe kam grekut i pelqenin meshkujt dhe donte te kishte afere me arnautin ky duket nuk ka pranuar dhe e vrau