Sipas ministrit Sandër Lleshaj Policia e Shtetit e ka bërë punën e saj në shoqërimin dhe sigurimin e transferimit të parave të grabitura në Rinas dy ditë më parë.
I ftuar në Real Story me Sokol Ballën, Lleshaj ka thënë se nuk ka funksionuar puna e bankave pasi ato nuk kanë vendosur GPS (sistem i sinjalizimit të vendndodhjes) dhe as shpërthyes boje në thasët me para.
‘Ka çeduar pjesa e bankave. Mesa kemi informaccion bankat nuk kanë vendosur GPS në thasët me para.
Gjithashtu nuk kemi dijeni të jenë përdorur dhe shpërthyes boje.
Pjesa e punës së Policisë së Shtetit është zbatuar nga ana e saj, pavarësisht se pjesërisht sepse pjesa tjetër ishte në dorën e bankave’, ka thënë ministri Sandër Lleshaj.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar se sa ka qenë shuma e vërtetë e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit dy ditë më parë.
Lleshaj ka treguar se në fakt nuk janë grabitur as 7 milion dhe as 10 milionë euro, por 5 milionë euro, pra një shifër rreth 5 milionë.
Ndërkohë më tej, Lleshaj ka shtuar gjithashtu se kur grabitësit kanë ndërruar furgonin për të kaluar në një mjet të dytë, e kanë vendosur atë kryq në rrugë duke bërë të pamundur ndjekjen e mëtejshme nga Policia.
‘Shifra që kam unë është afër 5 milion eurove. Nuk është as 7 as 10. Pra ka qenë diçka rreth 5 milion. Kur grabitësit kanë ndërruar mjetet kanë lënë furgonin kryq dhe kanë bllokuar rrugën.
Të gjitha parat i kanë kaluatr në mjetin e dytë. Kur po kalonin paratë është afruar policia dhe ka nisur shkëmbimi i zjarrit. Ka qenë vendosja e furgonit me shkrimin ‘Hetimin Tatimor’ kryq që ka penguar vazhdimin e ndjekjes nga Policia’, ka thënë ndër të tjera ministri Sandër Lleshaj.
Do përdorim satelitët ushtarak për të parë itinéraires të tyre.
Zoti minister! Megjithese jam mbeshtetes i PSse dhe Rames u ndjeva keq kur degjoj nga goja juaj kur thoni se keqberesit e vune makinen kryq ne rruge qe te pengonin ndjekjen nga policia. Deklarate shume naive nga nje miniset i brendshem. Atehere cfare policie pregatisni ju zoteri per nje situate te tille? Po helikopter a ka ky shtet te ndjek nje mut makine qe ecen ne nje cope toke shqiptare qe eshte e gjere dhe e gjate sa dy ishuj greke? Turp!!
Po helikopterit sa kohe i merr te vij nga Sauku ne Rinas, s’keni turp t’ju ikin neper kembe?!
1. Kur bankat nuk kishin vendosur pajisjet GPS neper thase per te bere te mundur detektimin e vendndogjes ne rast grabitje, perse nuk u bllokua transportimi nga Policia e Shtetit si pjesemarrese ne shoqerimin e transportit te ketyre shumave monetare? Perse nuk u alarmua Policia se dicka nuk shkonte dhe transporti dukej te ishte i dyshimte e me rrezikshmeri te larte duke patur parasysh grabitjet e ndodhura te meparshme?
2. Perse nuk u vune para pergjegjesise nga Policia e Shtetit personat pergjegjes neper banka per mosvendosjen e pajisjeve GPS dhe ngjyrosesve?
Po mire mer ju shpelafte panuklla, po nje helikopter ndjekje ne gjithe ate aeroport nuk e kishit mer shtet zgjebs..
Po mire mer ju shpelafte panuklla, po nje helikopter ndjekje ne gjithe ate aeroport nuk e kishit mer shtet zgjebs…
po mor Sander kjo pune vjen ere qe nga bankat e deri ke sigurimi i Rinasit dhe tani jua kerkojne juve ata qe nuk bene punen e tyre. Por policeve bravo ju qofte qe e vrane ate kriminel nje hale me pak prej tyre.
Po elikopter nuk kishte shteti ti ndiqte nga larte ?!