Përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe grekë në Koridhalo

11 Prill 2019, 19:07Kronika TEMA

Dy të burgosur janë përleshur mes tyre në burgun famëkeq të Koridhalos.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një grek 33-vjeçar dhe një shqiptar 27-vjeçar.

Ata u përleshën ashpër mes tyre dhe kanë pësuar lëndime.

Ngjarja ndodhi në sektorin e 4-t të burgut.

Dy të burgosurit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por shtypi grek shkruan se shqiptari është dënuar për trafik droge, kurse 33-vjeçari grek për grabitje.

Konfrontimi i tyre është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa motivet janë të paqarta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje