FOTOT/ “Dilni jashtë, mbledhjen e drejtoj unë”: Arta Marku, sherr me prokurorët

11 Prill 2019, 11:59Kronika TEMA
FOTOT/ “Dilni jashtë, mbledhjen e drejtoj unë”: Arta

Asambleja e prokurorëve, e cila është mbledhur për të bërë zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, e cila u shkarkua nga procesi i vetting-ut, është shoqëruar me debate të forta.

Shkak është bërë kërkesa e prokurorit Sokol Malaj, i cili kërkoi ndryshimin e rregullores së votimit.

Ai dhe një grup prokurorës u përplasën me kryeprokuroren Arta Marku, dhe për pasoja mbledhja u ndërpre për disa minuta.

“Konstatohet se ka kërkesë për ndryshim tip të fletës së votimit. Kjo flete votimi nuk mund të ndryshohet.

Fleta e votimit ka vetëm një emër deri tani, gara ka qenë e hapur dhe mund te kishit kandiduar.

Propozimi është i ligjshëm, por ne kemi një praktikë te konsoliduar nga votimi i mëparshëm.

Mendoj qe mund të vazhdojmë me rendin e ditës, ankimi mund të behet brenda afateve. Nuk lejohen replikat”, tha kryeprokurorja Marku.

Por prokurori Sokol Malaj ka marrë sërish fjalën, duke kërkuar që propozimi i tij të hidhet në votë.

“Të nderuar kolegë ne e dime se zgjedhja duhet bërë mes disa kandidaturash. Ky është një parim kushtetues.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme thotë me frymën e ligjit.

Me kë fryme ligji? Ne duhet te hedhim propozimin në votë, dhe asambleja vendos”, tha ai.

“Kush nuk do të marrë pjesë në votim, të largohet. Pastaj ankimet bëhen në gjykatën e Apelit.

Dilni jashtë. Mbledhjen e drejtoj unë”, është shprehur Marku.

Kjo mbledhje është thirrur nga kryeprokurorja Arta Marku, ndërsa si kandidat për të zëvendësuar Antoneta Sevdarin është paraqitur vetëm emri i Vate Stakës.(TemA)

12 komente në “FOTOT/ “Dilni jashtë, mbledhjen e drejtoj unë”: Arta Marku, sherr me prokurorët”

  1. PJERI says:

    Cfar e e ka Pal Vaten kjo Vatja????Na myten malot qe jo vetem kane zaptuar tere Tironen por tani drejtojne si te zot shtepie,fale kinezeve qe bene nje top te madh dhe u larguan duke lene pas Makun,Vaten,Lleshin,Prengen,Lizen,Marten,Ndrecen,Hajdarin,Nuen ,Gjeçin etj!Shqiperia eshte ne vitet 1910-1913!Fatkeqesi.Edhe nje motiv ma shume pse nuk ka per tu ba kurr ky vend!

    1. Buda says:

      Pjeri, vetem shovinistet serbe dhe greke flasin me kete gjuhe. Ne vitet 1910-1913, Shqipetaret e Shqiperise se Veriut derdhen gjakun rreke per Pavaresine e Shqiperise dhe bijat e bijte me te mire te saj jane gati te mbrojne me jeten e tyre jeten e re demokratike qe po perforcohet ne vend.

    2. Kalec Dega says:

      Edhe pa pantallona dhe tamam burrneshe Pukjana, Kukulla e Ramutit.

      1. Tani says:

        Burrneshe e cfare burrneshe pa.Balle per balle e dhemb per per dhemb.Jo si ty brekdhjere qe ke frike te vendoresh emrin tend te vertete se per mbiemrin as qe behet fjale o spiun I mbetur rrugeve.

      2. am says:

        Burre ishte Llalla jo kjo!! Palo grua. Ka vesh edhe fustan palè. Ah more Berish kur do na sjellesh prap nje kryeprokuror si e do zoti!

  2. Nuk cahen shpellaret hajdute ne mbrojtje te krimineleve.
    Fara e keqe berishiane do 50 vjet qe pastrohet.

  3. edi says:

    Arta BRAVO HIQI PASTROJ MALOKET PROKURORE TE SALIUT TI KE MBESHTETJEN E BE-SHBA DHE TE POPULLIT NDERSHEM MOS U TERHIQ NGA MASKARENJTE

  4. ali peza says:

    Vae Staka eshte nje person me integritet te padiskutushem nga asnjeri.Vetem te frymezuarit politike dhe injorantet mund te fllasin kunder tije.Njiheni pastaj flisni.

  5. ali peza says:

    Vate Staka eshte nje person me integritet te padiskutushem nga asnjeri.Vetem te frymezuarit politike dhe injorantet mund te fllasin kunder tije.Njiheni pastaj flisni.

  6. Vladimir says:

    Sokol Malaj, nje bandit i sofistikuar, mendoja se qe larguar, por qenka ende aty. Ky nuk njeh ligj tjeter veç atij te banditeve. Nuk di ne i ka apo i ka shitura apartamentet qe merrte ne Vlore, duke ju bere presion ndertuesve. Ky mbyllte dosjen si donte i qejfi dhe si ja mbushnin xhepin. Cdo dite qe ky qendron ne organin e Prokurorise, prokuroria eshte e vdekur. Veting, te vrafte zoti, ku je? Merruni me keta bandite e jo me morrat!

    1. Palku Xhuxhumaku says:

      Ke te drejte shoku Vladimir. Nese verifikohet pasuria e tij rezulton me i pasuri ne sistemin e drejtesise, natyrisht pas Arturit Malajt. Nje vegel qirre e mafjes. Por ne bindjen time them se do kaloje veti gun meqenese eshte ortak me Beson dhe krahu i Fatmir Xhafes

  7. web says:

    Bravo prokuror po behuni burra dhe nxirreni jashte Markun sa nuk ju kane nxjerre te gjitheve nga sistemi, se plani ky eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje