Vlorë, shpërthim tritoli në orët e para të mëngjesit. Në Tepelenë shefit të Krimeve i digjet makina

11 Prill 2019, 09:00Kronika TEMA

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

“Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Po punohet intensivisht për idenifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, deklaron policia.

Ndërsa në Tepelenë një makinë është përfshirë nga flakët rreth orës 05:00 të mëngjesit, në lagjen “15 tetori”.  

Raportohet se makina i përket shefit të Krimeve, Gentian Shehu.

“Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qënë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.

Në vëndngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental(difekt elektrik).” – njofton policia.

1 komente në “Vlorë, shpërthim tritoli në orët e para të mëngjesit. Në Tepelenë shefit të Krimeve i digjet makina”

  1. gloria says:

    MALOKET E JUGUT PO GARONI ME ATA TE VERIUT….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje