Miliona euro u grabitën një ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, në një ngjarje që mbeti i vrarë dhe një prej grabitësve, ndërsa ngjarja bëri xhiron e mediave botërore.
Por a ishte të siguruara paratë e grabitura? I ftuar në A2 Business Week, Avni Ponari, administratori i një prej kompanive të sigurimit në vendin tonë, u shpreh se paratë ishin të siguruara, por për të nuk është ky problemi.
“Paratë e Rinasit janë të siguruara. Por kjo nuk është fare e rëndësishme, e cila nuk është vetëm për vetëm për Shqipërinë, por edhe për opinionin botëror, si dhe për industrinë e sigurimeve sepse një ngjarje e tillë lë gjurmë në të gjitha tregjet financiare.
Kjo është një ngjarje e përsëritur. Vërtetë u paguan edhe paratë e mëparshme që u vodhën, por problemi nuk është ky, por çfarë garancie ka sistemi financiar bankar në Shqipëri.
Nëse tregjet financiari i ofrojnë besim të madh, deri më sot, tregut të sigurimeve, tashmë për tregun e sigurimeve do të jetë pak më e vështirë për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare të sigurimeve pas asaj që ndodhi.
Ajo ngjarje është një dritë e kuqe në të gjitha tregjet botërore të risigurimeve. Sot në mëngjes, i gjithë tregu ka pasur telefonata nga kompanitë e mëdha se çfarë ka ndodhur.
Kjo ishte një vjedhje e veçantë, pasi nuk ka ndodhur gjatë transportit, por në zemër të avionit dhe kjo është e rëndë dhe shumë negative.
Por ajo që është e rëndësishme është që tregu i sigurimeve në Shqipëri i ka të garantuara. Marrëveshjet tona janë të tilla që mbulojnë çdo kapacitet, deri në limite”, u shpreh Ponari në A2 Business Week.
Avni ju e keni shkerdhyer kete vend. Ju biznesmenet e leshit pa asnje vizion, ju qe qe s’keni lene vend pa futur hundet, skeni lene qelize te administrates pa korruptu si dhe keni kriju monopole duke ngushtuar hapesirat per njerezit e zakonshem. Me keq ka per te shku.
Ik mer mashtrues, 10 miljon nuk jane ALL. KUSHTE KA SIGURU UNIKA qe ka telashet e veta
Asistenca e familjeve në nevojë do vazhdoj.
Cfare ndryshimi ka kur i vjedh presidenti,guvernatori i bankes shteterore,”biznesi i gerdecit” apo
krimineli nga tropoja ? Asnje ndryshim.Vetem forma e vjedhjes.
Admir Nika tropojan, Ponari tropojan, Saliu tropojan…?!
Hajdutet veprojne pasi informacionet i kane marre ekzakte nga persona te veçante.Prokuroria te zbardh te verteten.
Shish,per mendimin tim,nuk punon fare.